U.nr.172/2024

Gjykata Kushtetuese
e Republikës së Maqedonisë
U.nr.172/2024
Shkup, 11.06.2025

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të dr.Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës dhe gjykatësve mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr.Jadranka Daboviq-Anastasovska, dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska, dr.Ana Pavllovska-Daneva dhe mr.Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 alineja 2 dhe nenit 112 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 72 alineja 1 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, numër 115/2024), në seancën e mbajtur më 11 qershor 2025, miratoi

V E N D I M

  1. SHFUQIZOHET Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike, mënyrën e paraqitjes së kërkesës për punësim të ofruesve të shërbimeve – punonjësve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë, si dhe mënyrën e zbatimit të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës për të cilin është publikuar shpallja publike, renditjen, testimin dhe zhvillimin e intervistës nr.02-1186/2, të datës 13.10.2023, e miratuar nga Këshilli Drejtues i ISHP Spitali Klinik “Dr.Trifun Panovski” – Manastir.
  2. Ky vendim do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Arsyetim

I

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e iniciativës së parashtruar të Igor Radenkovit nga Manastiri, në seancën e mbajtur më 19 shkurt 2025, e miratoi Aktvendimin U.nr.172/2024, me të cilin u iniciua procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike, mënyrën e paraqitjes së kërkesës për punësim të ofruesve të shërbimeve – punonjësve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë, si dhe mënyrën e zbatimit të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës për të cilin është publikuar shpallja publike, renditjen, testimin dhe zhvillimin e intervistës nr.02-1186/2, të datës 13.10.2023, të miratuar nga Këshilli Drejtues i ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, për shkak se me justifikim të plotë është ngritur çështja e përputhshmërisë së këtij akti me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3, nenin 51 dhe nenin 110 alineja 2 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenin 55, nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonis”, nr.58/2000, 44/2002, 13/2006, 82/2008, 167/2010, 36/2011, 51/2011 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019, 110/2019, 154/2019 dhe 121/2024), si dhe nenin 100 paragrafët 1 dhe 5 dhe nenin 155-zh paragrafi 4 të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.43/2012, 145/2012, 10/2013, 38/2013, 65/2013, 87/2013, 164/2013, 39/2014, 43/2014, 101/2014, 132/2014, 188/2014, 10/2015, 61/2015, 154/2015, 192/2015, 17/2016, 37/2016, 93/2017 dhe 20/2019, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.101/2019, 153/2019, 180/2019, 275/2019, 76/2020, 77/2021, 122/2021, 178/2021, 150/2022, 236/2022, 199/2023, 236/2023, 263/2023, 30/2024, 74/2024 dhe 170/2024).

II

Në seancë, Gjykata konstatoi se Këshilli Drejtues i ISHP Spitalit Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir në bazë të neneve 6, 20-g dhe 20-d të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.27/2014, 199/2014, 27/2016, 35/2018 dhe 198/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.143/2019 dhe 14/2020) dhe nenet 159, 160 dhe 161 të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.43/2012, 145/2012, 87/2013, 164/2013, 39/2014, 43/2014, 132/2014, 188/2014, 10/2015, 61/2015, 154/2015, 192/2015, 17/2016, 37/2016, 20/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.101/2019, 153/2019, 180/2019, 275/2019, 77/2021, 122/2021, 178/2021, 150/2022, 236/2022 dhe 199/2023), si dhe në bazë të nenit 18 të Statutit të ISHP Spitali Klinik – Manastir, në mbledhjen e mbajtur më datë 13.10.2023, ka miratuar Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike, mënyrën e paraqitjes së kërkesës për punësim të ofruesve të shërbimeve – punonjësve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë, si dhe mënyrën e zbatimit të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës për të cilin është publikuar shpallja publike, renditjen, testimin dhe zhvillimin e intervistës nr.02-1186/2.

III

Sipas nenit 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sundimi i së drejtës është vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas nenit 51 të Kushtetutës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën ndërsa të gjitha rregullat e tjera me Kushtetutën dhe ligjin. Secili e ka për detyrë ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Sipas nenit 110 alineja 2 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për përputhshmërinë e rregullave të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet.

Neni 55 i Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore përcakton se ministri miraton rregullore, urdhëresa, udhëzime, plane, programe, aktvendime dhe lloje të tjera aktesh për zbatimin e ligjeve dhe rregullave të tjera, kur për këtë është i autorizuar me ligj. Drejtori i organit të pavarur të administratës shtetërore, përkatësisht i organizatës administrative, miraton rregullore, aktvendime, urdhëresa, udhëzime, plane, programe dhe lloje të tjera aktesh për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera, kur për këtë është i autorizuar me ligj.

Njëkohësisht, me nenin 56 paragrafi 1 të të njëjtit Ligj parashihet se me rregullore përcaktohen dhe përpunohen dispozita të caktuara të ligjeve dhe rregullave të tjera, me qëllim zbatimin e tyre.

Në nenin 100 paragrafi 1 të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore parashihet që institucioni shëndetësor publik menaxhohet nga këshilli drejtues, ndërsa paragrafi 5 i të njëjtit nen parasheh që këshilli drejtues e miraton statutin e institucionit, merr vendime për ndryshimin e veprimtarisë dhe për ndryshime të tjera statusore (ndarje, veçim, bashkim dhe bashkëngjitje), miraton raportin e punës, programin e punës dhe planin financiar, llogarinë përfundimtare, akte të përgjithshme dhe monitoron zbatimin e tyre, si dhe kryen detyra të tjera të përcaktuara me ligj, me aktin e themelimit dhe statutin e institucionit shëndetësor publik.

Sipas nenit 155-zh paragrafi 4 të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, procedura për punësimin e punonjësve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë në institucionet shëndetësore publike kryhet në përputhje me këtë Ligj.

Gjykata konstatoi se nenet 6, 20-g dhe 20-d të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik, nenet 159, 160 dhe 161 të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, të cilave iu referua Këshilli Drejtues i ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir gjatë miratimit të Rregullores, nuk parashikojnë miratimin e akteve nënligjore, siç është rregullorja në fjalë.

Rregulloret si akte me rregulla sipas natyrës së tyre juridike janë akte nënligjore që miratohen në funksion të operacionalizimit të normave ligjore, për të cilat duhet të ekzistojë autorizim ligjor për miratuesin e akteve të tilla, siç përcaktohet në nenin 55 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore dhe nenin 100 paragrafi 5 të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, i cili rregullon kompetencat e këshillit drejtues të institucioneve shëndetësore publike.

Në bazë të lartpërmendurës dhe gjendjes së konstatuar faktike, Gjykata vlerësoi se Këshilli Drejtues i ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir me miratimin e Rregullores i ka tejkaluar autorizimet e tij, duke e shkelur parimin e sundimit të së drejtës nga neni 8 paragrafi 1 alineja 3 dhe neni 51 i Kushtetutës, sipas të cilit në rendin kushtetues nuk mund të ekzistojnë rregulla për të cilat nuk ekziston bazë ligjore për miratimin e tyre, si dhe nga neni 55 i Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore dhe neni 100 paragrafi 5 i Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore.

IV


Në bazë të sa më sipër, Gjykata, me shumicë votash, vendosi si në dispozitivin e këtij vendimi.


V


Ky vendim ka efekt juridik nga dita e publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr.Darko Kostadinovski