U.nr.120/2024

Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.120/2024
Shkup, 16.04.2025

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Kryetarit të Gjykatës, dr.Darko Kostadinovski dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr.Jadranka Daboviq-Anastasovska, Elizabeta Dukovska, dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska, dr.Ana Pavllovska-Daneva dhe mr.Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nenit 39 alineja 1 dhe nenit 73 alineja 2 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.115/2024), në seancën e mbajtur më 16 prill 2025, miratoi


A K T V E N D I M


NDËRPRITET procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 93 paragrafi 2 të Ligjit për Planifikim Urbanistik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.32/20).


Arsyetim


I


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për iniciativën e parashtruar nga Toni Andevski nga Shkupi, me Aktvendimin U.nr.120/2024 të datës 26 shkurt 2025, inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitës së cekur në dispozitivin e këtij aktvendimi, pasi që me bazë para Gjykatës u ngrit çështja e përputhshmërisë së saj me Kushtetutën.


II


Gjatë procedurës, u konstatua se dispozita e kontestuar nuk është më pjesë e rendit juridik për shkak të faktit se më 16.08.2024, u botua Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Planifikim Urbanistik në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.171/2024, ku në nenin 17 parashikohet se në nenin 93, në paragrafin 1 të Ligjit për Planifikim Urbanistik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.32/20) fshihen fjalët: “dhe do të përfundojnë brenda katër viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, si dhe fshihet paragrafi 2 i nenit të njëjtë.
Duke i marrë parasysh të gjitha sa më sipër, Gjykata nuk gjen bazë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitës së kontestuar të Ligjit për Planifikim Urbanistik dhe konstaton se janë përmbushur kushtet e nenit 39 alineja 1 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e procedurës.

III

Bazuar në sa më sipër, Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.

KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr.Darko Kostadinovski