INTERVISTA DHE PRES KONFERENCA


10.06.2024

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr. Darko Kostadinovski, e mbajti sot takimin e tij të parë informues me gazetarët, në të cilin i njoftoi ata me prioritetet dhe aktivitetet në drejtimin e Gjykatës gjatë periudhës së ardhshme. Kostadinovski tregoi se prioriteti i parë në mandatin e tij si kryetar i Gjykatës është rikthimi i besimit në Gjykatën Kushtetuese dhe në sundimin e ligjit dhe tregoi se do të punojë për ta përmirësuar perceptimin e qytetarëve duke ndërmarrë hapa konkretë për t’i kapërcyer sfidat. Bashkëngjitur është video-deklarata e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, dr. Darko Kostadinovski:


29.05.2024

Fjalimi i plotë nga konferenca për shtyp e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska me rastin e përfundimit të mandatit trevjeçar.


30.05.2022

Konferencë për shtyp e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska pas takimit me kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Takimi u organizua në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të kryetares Kacarska, e cila e informoi kreun shtetëror për situatën alarmante në lidhje me mungesën e gjykatësve kushtetues.