(VIDEO) Ohër 2026: Dialogu Ndërkombëtar i Gjykatave Kushtetuese në fokus të Takimit të Katërt Vjetor të BCCF-së

Tri sesionet tematike, fjalimet e folësve vendas dhe të huaj, shkëmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar të gjykatave kushtetuese e karakterizuan Konferencën Ndërkombëtare: “Sfidat bashkëkohore të sundimit të së drejtës: Roli i gjykatave kushtetuese”, të mbajtur më 13 nëntor 2026 në Ohër.

Konferenca bashkoi kryetarë dhe gjykatës të gjykatave kushtetuese, përfaqësues të Komisionit të Venecias, të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare, si dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese nga Evropa dhe Afrika.

Kjo Konferencë kishte tri sesione tematike – 20 folës, prej të cilëve 8 vendas dhe 12 ndërkombëtarë, pesë fjalime përshëndetëse dhe një fjalim profesional hyrës dhe tre moderatorë me përvojë profesionale në institucionet ndërkombëtare.

Në fokus të diskutimeve ishin besimi i qytetarëve në gjykatat kushtetuese, pavarësia e gjyqësorit kushtetues, efektiviteti i vendimeve të gjykatave kushtetuese, si dhe sfidat që sjellin digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale.

Me mbajtjen e Takimit të Katërt Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut e përmbylli kryesimin e saj të kësaj iniciative rajonale.

Ju përcjellim disa nga momentet më të rëndësishme nga Konferenca Ndërkombëtare përmes kësaj video-përmbledhjeje: