Kostadinovski për Kanal 5: Synimi është që Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit të fitojë vendin e tij në rrjetin global të gjyqësorit kushtetues

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr.Darko Kostadinovski, në intervistën për televizionin Kanal 5, foli për rëndësinë e Takimit të Katërt Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit (BCCF), i cili fillon sot dhe do të zgjasë deri më 14 nëntor në Ohër, si dhe për synimet dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal ndërmjet gjykatave kushtetuese.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Dejan Trajkoski, Kryetari Kostadinovski theksoi synimin që ky Forum të afirmohet si grup rajonal në kuadër të Konferencës Botërore për Drejtësinë Kushtetuese, me çka do të përforcoheshin njohja dhe prania e tij ndërkombëtare, si dhe mundësitë për bashkëpunim me gjykatat kushtetuese të rajoneve të tjera.

Në intervistë, theks i veçantë iu kushtua Deklaratës së Ohrit, nënshkrimi i së cilës është paraparë në kuadër të Takimit Vjetor, si shprehje e angazhimit të përbashkët për rritjen e besimit në gjykatat kushtetuese.

Intervista u publikua në prag të mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare me temë: “Sfidat bashkëkohore të sundimit të së drejtës: Roli i gjykatave kushtetuese”, më 13 nëntor 2026.

Intervistën e plotë me Kryetarin Kostadinovski mund ta ndiqni në Kanal 5, në linkun në vijim:

https://kanal5.com.mk/kostadinovski-se-stremime-da-staneme-podgrupa-vo-svetskata-konferencija-na-ustavni-sudii/a773148