Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr.Darko Kostadinovski, më 18 korrik 2026, do të zhvillojë takim pune me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Kadir Ozkaja.
Takimi është vazhdim i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore të vendosura ndërmjet dy gjykatave kushtetuese, me theks të veçantë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e gjyqësorit kushtetues.
Fokusi i bisedimeve do të jetë përcaktimi i një kuadri lidhur me aktivitetet dhe takimet e përbashkëta në të ardhmen, si dhe konsultimet në lidhje me Forumin e Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit (BCCF), me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të rolit të tij dhe afirmimit ndërkombëtar në vigjilje të kongreseve të ardhshme evropiane dhe botërore të gjykatave kushtetuese.
Takimi i punës është pjesë e aktiviteteve që synojnë përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe përmirësimin e lidhjeve institucionale me institucionet homologe të gjykatave kushtetuese.