U.nr.19/2026

Nuk u gjet asnjë fjalë

Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.19/2026
Shkup, 17.06.2026

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Kryetarit të Gjykatës, dr.Darko Kostadinovski dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva,  dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska, dr.Goce Naumovski, dr. Ana Pavllovska-Daneva dhe mr.Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nenit 39 alineja 2 dhe nenit 73 alineja 2 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.115/2024), në seancën e mbajtur më 17 qershor 2026, miratoi

A K T V E N D I M

NDËRPRITET procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 40 paragrafi 9 të Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.263/2023, 170/2024, 220/2024 и 132/2025).

Arsyetim

I

Shoqëria për Prodhim, Tregti dhe Shërbime “INTER GUMA TREJD” SHPK Shkup, përmes udhëheqësit Zvonko Tërpkovski, parashtroi iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitës së Ligjit të shënuar në dispozitivin e këtij aktvendimi.

II

Gjatë procedurës, më 23 janar 2026, parashtruesi i iniciativës me anë të parashtresës e informoi Gjykatën se e tërheq iniciativën.

Duke marrë parasysh faktin se iniciativa e parashtruar është tërhequr, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ka gjetur baza për ta zhvilluar procedurën me vetiniciativë, kushtet e nenit 39 alineja 2 të Aktit të Gjykatës për ndërprerjen e procedurës janë plotësuar.

III

Bazuar në sa më sipër, Gjykata vendosi si në diapozitivin e këtij aktvendimi.

KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr.Darko Kostadinovski