Pas interesit të disa mediave, në lidhje me lëndët që janë në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, në të cilat kontestohen dispozitat që lidhen me reklamimin politik të paguar, të përfshirë në Kodin Zgjedhor, Gjykata informon si në vijim:
Lëndët U.nr.144/2025 dhe U.nr.145/2025 do të shqyrtohen në seancën e caktuar më 8 korrik 2026.
Lënda U.nr.144/2025 është formuar sipas iniciativës së parashtruar nga partia politike “Levica” (E Majta) më 02.10.2025, ndërsa lënda U.nr.145/2025 është formuar sipas iniciativës së parashtruar nga partia politike “Demokrati” (Demokratët), më 03.10.2025. Duke marrë parasysh faktin se në të dyja iniciativat kërkohet të vlerësohet kushtetutshmëria e të njëjtave dispozita të të njëjtit ligj, në përputhje me nenin 25 të Aktit të Gjykatës, po zhvillohet një procedurë e vetme dhe do të miratohet një vendim i vetëm. Konkretisht, kontestohen nenet 75-gj, 76-d, 78 dhe 78-a të Kodit Zgjedhor, të cilat i referohen reklamimit politik të paguar në media.
