Rendi i ditës i seancës së trembëdhjetë të caktuar për 13 maj 2026 në orën 9:30

Më 13 maj 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e saj të trembëdhjetë. Në Rendin e ditës do të përfshihen tetë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe do të diskutohet për:

I.INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1. Referatin U.nr.17/2025

Akti i kontestuar: Neni 177-g paragrafi 2 në pjesën: “të emëruar nga ministri” dhe paragrafi 10 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.23/2013, 12/2014, 44/2014, 144/2014, 10/2015, 25/2015, 150/2015, 192/2015, 27/2016, 163/2017, 21/2018, 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019, 146/2019, 275/2019, 311/2020, 294/2021, 150/2022, 236/2022, 17/2025 dhe 132/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi potencon se dispozitat janë të kontestueshme sepse nuk janë mjaftueshëm të qarta dhe precize, gjë që është në kundërshtim me sundimin e së drejtës.

2. Referatin U.nr.90/2025

Akti i kontestuar: Neni 47 paragrafët 5 dhe 6 të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.49/2010, 53/2011, 126/2012, 15/2013, 69/2013, 106/2013, 177/2014, 25/2015, 73/2015, 83/2015, 154/2015, 11/2016, 53/2016, 120/2016, 163/2016, 74/2017, 83/2018, 27/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.152/2019, 244/2019, 275/2019, 110/2021, 123/2022, 65/2023 dhe 218/2024) dhe neni 3 paragrafi 22 i Rregullores për Kriteret më të Hollësishme për Pagesat e Drejtpërdrejta, Shfrytëzuesit e Mjeteve, Vlerat Maksimale dhe Mënyrën e Pagesave të Drejtpërdrejta për Vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.26/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Kombinati Bujqësor PELAGONIA SHA Manastir, përmes drejtoreshës ekzekutive Vesna Belleshovska – Bunteska

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi potencon se dispozitat prodhojnë efekt juridik prapaveprues. Për më tepër, pretendohet se neni 3 paragrafi 22, kufizon vlerën e përgjithshme për shfrytëzues, pavarësisht nga prodhimi i përgjithshëm, përkatësisht prodhimi i mbetur që do të tejkalojë atë vlerë maksimale dhe do të mbetet i pasubvencionuar. Si rrjedhojë, parashtruesi thekson se siguria juridike vihet në pikëpyetje, pasi “kufizimi për shfrytëzuesit” e pagesave të drejtpërdrejta vendoset mbi standardin juridik tashmë të vendosur në krijimin e politikave të pagesave të drejtpërdrejta.

3. Referatin U.nr.90/2025

Akti i kontestuar: Neni 31-а në pjesën: „të punësuar në Byronë e Ekspertizave Gjyqësore” të Ligjit për Vlerësim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.115/2010, 158/2011, 185/2011, 51/2012, 64/2012, 188/2014, 104/2015, 153/2015, 192/2015 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.86/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë: 

Parashtruesi pretendon se dispozita është në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës, sepse sipas tij, krijohet pabarazi ndërmjet personave brenda Byrosë së Ekspertizës Gjyqësore, në të njëjtën kategori – vlerësuesit. Sipas të lartpërmendurës, nuk duhet të bëhet dallim ndërmjet një “vlerësuesi” të punësuar në Byronë e Vlerësimit dhe një “vlerësuesi” të punësuar në shoqëri tregtare ose tregtar individual.

4. Referatin U.nr.102/2025

Akti i kontestuar: Neni 105-a paragrafi 2 pika 4 në pjesën: „udhëheqësit“ të Ligjit për Banim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.99/2009, 57/2010, 36/2011, 54/2011, 13/2012, 55/2013, 163/2013, 42/2014, 146/2015, 31/2016, 64/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.302/2020, 150/2022, 224/2024 dhe 160/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë: 

Në iniciativë thuhet se pjesa e kontestuar e iniciativës tregon se ajo nuk është në përputhje me pjesën e nenit 32 të Kushtetutës, i cili përcakton se çdo vend pune është i disponueshëm për të gjithë, në kushte të barabarta. Pretendohet se dispozita e pjesës së kontestuar e kufizon mundësinë e çdo punonjësi tjetër që nuk ka pasur privilegjin të jetë në pozicionin e udhëheqësit, të mos ketë mundësi të aplikojë në shpalljen eventuale për pozicionin e kryetarit, përkatësisht anëtarit të Komisionit Rregullator të Banimit.

5. Referatin U.nr.197/2025

Akti i kontestuar: Neni 21-b paragrafi 2, paragrafi 3 i fjalisë së parë në pjesën: “Këshilli nga paragrafi 2 i këtij neni” dhe i fjalisë së dytë në pjesën: “Këshilli” të nenit të njëjtë, paragrafi 4 i të njëjtit nen në pjesën: “Këshilli”, paragrafi 5 i të njëjtit nen në pjesën: “Këshilli i Verifikimit nga paragrafi 2” dhe neni 21-k paragrafi 3 në pjesën: “Këshilli i Sportit” nga Ligji për Sportin (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.29/2002, 66/2004, 83/2005, 81/2008, 18/2011, 64/2012, 148/2013, 187/2013, 42/2014, 138/2014, 177/2014, 72/2015, 6/2016, 55/2016, 61/2016, 106/2016 dhe 190/2016, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.52/2019, 98/2019, 244/2019, 53/2024, 74/2024, 170/2024 dhe 59/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi potencon se dispozitat dhe nenet e kontestuara çojnë në konfuzion gjatë zbatimit dhe janë në kundërshtim me parimin e sundimit të së drejtës.

6. Referatin U.nr.3/2026

Akti i kontestuar: Neni 24 paragrafi 12 i Ligjit për Angazhimin e Personave në Punë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2025).

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pohon se udhëheqja e procedurës kundërvajtëse është funksion administrativ në kuadër të detyrave të rregullta të punës së organit, prandaj, sipas tij, është e pabazuar të parashikohet kompensimi i veçantë. Sipas iniciativës, kjo gjë shkel parimin e sundimit të së drejtës dhe dispozitat e Kushtetutës që kanë të bëjnë me ligjshmërinë, ndarjen e pushteteve dhe organizimin e administratës shtetërore.

7. Referatin UZ.nr.52/2025

Akti i kontestuar: Vendimi për anulimin e Projektit urbanistik të miratuar për fshat, me dedikim А4.7- shtëpi për nevojat e turizmit në fshat, në Planin urbanistik për fshat në PK1526/8 dhe PK1532/5 KK Sopishte – jashtë vendbanimit, Komuna e Sopishtes, nr.02-1509/1 të datës 29.05.2025, i miratuar nga Këshilli i Komunës së Sopishtes (“Fletorja Zyrtare e Këshillit të Komunës së Sopishtes”, nr.6/2025).

Parashtruesi i kërkesës: Inspektorati Shtetëror i Vetëqeverisjes Lokale, përmes drejtorit Haqim Ramadani

Pretendimet në iniciativë: 

Pretendohet se vendimi i miratuar nuk është në përputhje me nenin 36 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht Këshilli nuk ka kompetencë  ligjore për anulimin e ndonjë projekti urbanistik.

8. Referatin UZ.nr.84/2025

Akti i kontestuar: Aktgjykimi UPRZH nr.359/2023 i datës 27.11.2023 i Gjykatës së Lartë Administrative, Aktvendimi IVBPP1 nr.166/2021 i datës 21.03.2023 i Gjykatës Themelore Civile Shkup dhe Aktvendimi GZH-1793/23 i datës 11.02.2025 i Gjykatës së Apelit Shkup.

Parashtruesi i iniciativës: Marjan Zdravkovski

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi kërkon anulimin e Aktgjykimit, me arsyetimin se ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje të prishjes së rendit publik, për të cilën i është shqiptuar gjobë prej 100 eurove. Pretendohet se Aktgjykimi i Gjykatës Administrative është miratuar për çështje që tashmë ishte gjykuar dhe se afati absolut i parashkrimit kishte kaluar, por, megjithatë ai ishte shpallur fajtor.