Më 20 maj, Gjykata Kushtetuese e mbajti seancën e katërmbëdhjetë. Në Rendin e ditës diskutoi për tetë lëndë dhe vendosi si në vijim për:
- Referatin U.nr.75/2025, U.nr.84/2025, U.nr.104/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 9, 10 dhe 25 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërtim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.87/2025).
Vendimi u miratua me shumicë votash.
Parashtruesit e iniciativave: Despina Vllaqeska, Nimet Limani, avokatët Aleksandar Ognenovski dhe Ana Koliq Ognenovska
2. Referatin U.nr.131/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 4 pika 27, nenit 38 paragrafi 4 alineja 10 dhe paragrafët 7 dhe 8, nenit 63 paragrafët 1 dhe 4 në pjesët: “legjitimacioni i gjuetisë” dhe nenit 85 paragrafi 1 pika 13 në pjesën: “legjitimacioni i gjuetisë” dhe paragrafi 2 të Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë, (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.263/2023, 170/2024 dhe 132/2025).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruese e iniciativës: Shoqata e Gjuetisë dhe Mbarështimit të Gjahut “VOLF” SHPKNJP nga Resnja.
3. Referatin U.nr.184/2024
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 20 paragrafi 6 në pjesën: “dhe vlerën e kompensimit” të Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.216/21 dhe 3/25).
Vendimi u miratua njëzëri.
Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Aktvendimit për përbërjen, vlerën e kompensimit dhe mënyrën e punës së trupit punues për mbeturina, nr.11-1526/1 të 14 majit 2024, të miratuar nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 103 më 15 maj 2024.
Vendimi u miratua me shumicë votash.
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
4. Referatin UZ.nr.80/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 6 paragrafi 4 të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Autorizime dhe Mënyrën e Punës së Kontrollit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” , nr.226/2020) dhe nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 13 paragrafi 9 në pjesën: “Udhëzimet” dhe nenit 17 paragrafi 6 në pjesën: “ndërprerje e njëanshme” e Rregullores për Autorizime dhe Mënyrën e Punës së Kontrollit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.105/2010, 33/2011, 29/2012 dhe 47/2014, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.226/2020 dhe 247/2025).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
5. Referatin UZ.nr.41/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për përcaktimin e lejueshmërisë së ndërtimit ekskluzivisht brenda kufijve të përcaktuar me përfshirjen e planifikuar të Planit Urbanistik të Përgjithshëm të Qytetit të Shkupit 2012-2022, të miratuar nga Këshilli i Komunës Qendër me nr.08-3381/2 më datë 20.7.2023 (“Fletorja Zyrtare e Komunës Qendër-Shkup”, nr.11/2023) dhe e hodhi poshtë iniciativën për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Aktvendimit për publikimin e Vendimit për përcaktimin e lejueshmërisë së ndërtimit ekskluzivisht brenda kufijve të përcaktuar me përfshirjen e planifikuar të Planit Urbanistik të Përgjithshëm të Qytetit të Shkupit 2012-2022, të miratuar nga kryetari i Komunës Qendër, me nr.09-3381-3 më datë 20.7.2023 (“Fletorja Zyrtare e Komunës Qendër-Shkup”, nr.11/2023).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruesi i iniciativës: Filip Aleksoski
6. Referatin UZ.nr.76/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për vlerën e shpenzimeve për ekspertizë të aftësisë për punë në procedurën e ushtrimit të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.58/1994 dhe 103/2014).
Vendimi u miratua njëzëri.
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
7. Referatin UZ.nr.64/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e ligjshmërisë së Konkluzionit për dhënien e pëlqimit për formimin e paraleleve me numër më të vogël nxënësish në shkollat fillore komunale të Komunës së Koçanit për vitin shkollor 2025–2026, nr.09-1326/1 të datës 27.08.2025, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Koçanit.
Vendimi u miratua me shumicë votash.
Parashtruesi i iniciativës: Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Koçanit, Venko Kërstevski
II. INFORMACIONET MBI LËNDËT
Referatin U.nr.118/2025
Gjykata miratoi aktvendim për ndërprerjen e procedurës, në përputhje me nenin 39 të Aktit. Me parashtresën e pranuar në Gjykatë më 04.05.2026, parashtruesi e tërhoqi iniciativën në tërësi, së bashku me të gjitha kërkesat e përfshira në të. Lënda është shqyrtuar më parë në seancë të Gjykatës, por për një pjesë të dispozitave të kontestuara nuk është marrë vendim për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme.
Vendimi u miratua me shumicë votash.
III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
U.nr.113/2025
Gjykata e shfuqizoi nenin 176 paragrafi 2 të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.23/2013, 12/2014, 44/2014, 144/2014, 10/2015, 25/2015, 150/2015, 192/2015, 27/2016, 163/2017, 21/2018 dhe 198/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019, 146/2019, 275/2019, 311/2020, 294/2021, 150/2022, 236/2022, 17/2025 dhe 132/2025).
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk është në përputhje me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 dhe nenin 51 të Kushtetutës, neni 176 paragrafi 2, ku rregullohet se të punësuarit në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, të cilët janë anëtarë të Komisionit për Lëshimin e Licencave për Kryerjen e Veprimtarive lidhur me Përkujdesjen dhe Ruajtjen e Fëmijëve, përveç pagës të marrin edhe shpërblim shtesë në formën e kompensimit monetar mujor në vlerën e një të tretës së pagës mesatare neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin paraprak. Sipas Gjykatës, lëshimi i licencave për kryerjen e veprimtarive lidhur me përkujdesjen dhe ruajtjen e fëmijëve përbën kompetencë të rregullt të Ministrisë dhe pjesë të punës së saj. Prandaj, pjesëmarrja e të punësuarve në Komision nuk mund të konsiderohet angazhim shtesë, por detyrim pune që përfshihet në pagën e tyre.
Lidhur me anëtarët e jashtëm të Komisionit, Gjykata vlerësoi se kompensimi i tyre është i justifikuar, sepse ata nuk janë të punësuar në Ministri, por në institucione të tjera, prandaj pjesëmarrja e tyre në Komision përbën angazhim shtesë pune.
Për sqarim, Komisioni i Licencimit pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë përbëhet nga katër persona të punësuar në Ministri, nga një përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga Ministria e Financave, dy përfaqësues nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit dhe tre përfaqësues nga fakultetet dhe institutet nga fusha e shkencave shoqërore.
Vendimi u miratua njëzëri.