Gjykata Kushtetuese ka marrë mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Shkup për aktivitetet që janë në drejtim të rritjes së transparencës dhe hapjes së Gjykatës, përfshirë edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore. Për këtë mbështetje, Misioni e ka informuar opinionin publik përmes kanaleve të tij të komunikimit. Gjykata e përcjell kumtesën në vijim:
“Misioni i OSBE-së në Shkup e mbështet punën e Gjykatës Kushtetuese në drejtim të rritjes së hapjes dhe transparencës, përfshirë edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore.
Këto hapa u mundësojnë qytetarëve të kuptojnë më mirë mënyrën se si miratohen vendimet dhe kontribuojnë në rritjen e besimit në sistemin gjyqësor”. ![]()
“Hapja e Gjykatës ndaj opinionit publik përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve në drejtësi”, deklaroi ambasadori i OSBE-së në Shkup, Kilian Vall.
Përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, Misioni ndihmon që standardet të shndërrohen në mbrojtje reale për qytetarët, thuhet në kumtesën e Misionit.
