Vazhdon bashkëpunimi me Fakultetin “Justiniani i Parë”: vizitë e re e studentëve në Gjykatën Kushtetuese


Studentët e vitit të parë të drejtësisë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup vizituan Gjykatën Kushtetuese, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit, si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme me komunitetin akademik.


Gjatë vizitës, studentët u njohën me zhvillimin historik të Gjykatës, me theks të veçantë në kompetencat e saj – kontrollin kushtetues dhe gjyqësor të ligjeve, akteve të tjera dhe marrëveshjeve kolektive, si dhe procedurën lidhur me kërkesat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave.


Përmes shembujve praktikë, studentët u njohën me mënyrën e funksionimit të Gjykatës, si dhe u prezantuan me faqen e internetit me udhëzime për kërkimin e vendimeve dhe aktvendimeve, ndjekjen e seancave drejtpërdrejt dhe mundësitë për parashtrimin elektronik të iniciativave.


Bëhet fjalë për grupin e dytë të studentëve që vizitojnë Gjykatën brenda 10 ditëve, gjë që konfirmon interesin në rritje për gjyqësorin kushtetues.


Këshilltaret e Gjykatës, Magdalena Paunkova-Spasova, Majlinda Ismaili dhe Larisa Millevska, ua prezantuan atyre informacionet rreth Gjykatës Kushtetuese. Me këto aktivitete, Gjykata vazhdon të kontribuojë në avancimin e edukimit juridik, si dhe në promovimin e hapjes dhe transparencës.