Rendi i ditës i seancës së njëmbëdhjetë të Gjykatës të caktuar për 29 prill në orën 9:30

Më 29 prill 2026 (e mërkurë) në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e saj të njëmbëdhjetë. Në Rendin e ditës parashikohet të diskutohet për dy iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, të miratohen dy vendimeve përfundimtare të Gjykatës dhe të vendosë për:

I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1. Referatin U.nr.167/2025

Kontestohet: Neni 2 i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Veprim me Objektet e Ndërtuara Pa Leje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.217/2015).

Parashtruesi i iniciativës: Aleksandar Mihajlloski, avokat

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pretendon se me dispozitat e kontestuar mundësohet legalizimi i  ndërtesave të ndërtuara pa leje dhe tokës në pronësi ose në bashkëpronësi me personat e tjerë fizikë ose juridikë, pa pasur nevojë për pëlqimin e këtyre pronarëve, me kusht që parashtruesi për legalizim të vërtetojë se objekti është ndërtuar në një kohë kur toka ka qenë në pronësi të shtetit. Konkretisht, thuhet se nëse objekti është ndërtuar në tokë private në pronësi të një personi tjetër, mjafton që parashtruesi të paraqesë një certifikatë të fletëpronësisë dhe një deklaratë të noterizuar në noter që tregon vitin e ndërtimit të objektit – përkatësisht se është ndërtuar kur ka qenë në pronësi të shtetit, në mënyrë që të vazhdojë procedura për përcaktimin e statusit juridik të objektit, pa pëlqimin e pronarit aktual. Pretendohet se neni i kontestuar është në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alinetë 3 dhe 6, nenin 9 paragrafët 1 dhe 2, nenin 30 paragrafët 1, 2 dhe 3, nenin 51 paragrafi 1 dhe nenin 54 paragrafi 1 të Kushtetutës.

2. Referatin U.nr.18/2026

Kontestohet: Neni 67 paragrafi 1 alinetë 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të Ligjit për Punësim dhe Sigurim në Rast të Papunësisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.37/1997, 4/1998, 14/1999, 25/2000, 101/2000, 50/2001, 7/2002, 25/2003, 37/2004, 4/2005, 50/2006, 29/2007, 88/2007, 102/2008, 142/2008, 144/2008, 161/2008, 161/2008, 162/2008, 50/2010, 88/2010, 71/2010, 51/2011, 86/2011, 11/2012, 80/2012, 114/2012, 153/2012, 39/2014, 44/2014, 44/2014, 112/2014, 113/2014, 56/2015, 129/2015, 147/2015, 154/2015, 27/2016, 119/2016, 21/2018, 113/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.124/2019, 89/2020, 103/2021, 274/2022, 132/2025 dhe 269/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Oliver Davidovski

Përmbajtja e dispozitës së kontestuar:

Neni 67

E drejta për kompensim monetar nuk mund të ushtrohet nga një person i papunësuar, të cilit marrëdhënia e punës i është ndërprerë për shkak të:

  • dhënies së deklaratës me shkrim të punonjësit se ai/ajo dëshiron ta ndërpresë marrëdhënien e punës, përveç nëse një deklaratë e tillë jepet për shkak të ndryshimit të vendbanimit të bashkësortit/es ose lidhjes së martesës;
  • ndërprerjes së marrëdhënies së punës me marrëveshje;
  • ushtrimit të drejtës për marrëdhënie pune në kundërshtim me ligjin;
  • ndërprerjes së marrëdhënies së punës sipas fuqisë së ligjit, përveç në rast të ndërprerjes së funksionimit të personit juridik për shkak të falimentimit;
  • mungesës së pajustifikuar nga puna për tri ditë pune radhazi ose pesë ditë pune me ndërprerje gjatë një viti;
  • ndërprerjes së marrëdhënies së punës në bazë të pushimit nga puna nga ana e punëdhënësit për shkelje të disiplinës së punës ose mospërmbushje të detyrimeve të përcaktuara me ligj, marrëveshje kolektive dhe marrëveshje pune;

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi i iniciativës vlerëson se personat që kanë punuar dhe kanë paguar kontribute, pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, vendosen në të njëjtën pozitë ligjore me personat që nuk kanë qenë kurrë të siguruar, vetëm për shkak të mënyrës së ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Sipas pretendimeve, kjo është në kundërshtim me parimin kushtetues të barazisë.

Theksohet se mënyra e ndërprerjes së marrëdhënies së punës nuk e ndryshon gjendjen aktuale të papunësisë, as nuk e zvogëlon nevojën ekzistenciale, prandaj një kriter i tillë vlerësohet si i paarsyeshëm.

Për më tepër, pretendohet se dispozita e kontestuar krijon pabarazi ndërmjet personave të siguruar pa ndonjë bazë të arsyeshme dhe të justifikuar me kushtetutë, me çka masa ka edhe efekt ndëshkues.

II. KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE

1. BZSP.nr.1/2026

Lënda e kërkesës: Mbrojtja e lirisë së shprehjes publike të mendimit në përputhje me nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës

Parashtruesi i kërkesës: David Ilieski

Pretendimet në kërkesë: 

Kërkuesi pretendon se në cilësinë e gazetarit, ka parashtruar kërkesë në Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup për qasje në informata publike, duke kërkuar të dhëna mbi kompanitë dhe projektet e financuara nga Banka, të dhëna statistikore të agreguara, si dhe raporte të parashtruara nga bankat afariste në kuadër të linjave kreditore për periudhën nga 01.01.2020 deri në momentin e dërgimit të informatave të kërkuara. Banka për Zhvillim ka pranuar pjesërisht kërkesën, përkatësisht ka ndarë të dhëna të agreguara mbi numrin e kompanive të mbështetura, të ndara sipas sektorit, vitit dhe programit kreditor, por jo edhe listat e kompanive dhe projekteve që kanë marrë kredi nga Banka për Zhvillim, as kopjet e raporteve që bankat afariste i paraqesin Bankës për Zhvillim në kuadër të linjave kreditore. Për shkak të informatave të paplota, kërkuesi ka paraqitur ankesa në Agjencinë kompetente të Mbrojtjes së të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata Publike. Agjencia ka zhvilluar procedurë dhe ka vendosur dy herë në lidhje me lëndën, me aktvendimin e dytë e ka pranuar ankesën në tërësi, ka anuluar aktvendimet refuzuese dhe ka urdhëruar dërgimin e informatave të kërkuara brenda 15 ditëve. Pavarësisht kësaj, Banka për Zhvillim nuk ka vepruar sipas aktvendimit të plotfuqishëm dhe të ekzekutueshëm, e as nuk i ka dërguar të dhënat e kërkuara, me arsyetimin se bëhet fjalë për të dhëna të besueshme, përkatësisht për sekret bankar.

Parashtruesi konsideron se me moszbatimin e tillë të aktvendimit, pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike, është shkelur e drejta e tij për lirinë e shprehjes, konkretisht e drejta për të marrë informata me karakter publik. Thekson se informatat e kërkuara janë të interesit publik, sepse i referohen shfrytëzimit të mjeteve publike nga institucioni, përkatësisht nga banka në pronësi të shtetit.

IIl. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET

1. U.nr.201/2024

Më 22 tetor 2025, Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për përcaktimin e rregullave në planifikimin urbanistik dhe zbatimin e parametrave në kuadër të parcelës së përcaktuar të ndërtimit për realizimin dhe zbatimin e planit urbanistik, nr.08-7099/17 të datës 12.06.2024, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Tetovës”, nr.7/2024, e datës 13 qershor 2024).

 2. UZ.nr.31/2025

Më 4 shkurt 2026, Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Programit për festat dhe shënimin e evenimenteve jubilare dhe datave të rëndësishme në Komunën e Kërçovës për vitin 2025, numër 08-125/7 të datës 23.01.2025, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Kërçovës (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërçovës”, nr.1/25, e datës 23.01.2025).

Rendi i ditës u plotësua me Referatin.BZSP.nr.17/2025

Lënda e kërkesës:

Kërkesa është parashtruar në përputhje me nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës, në lidhje me ndalimin e diskriminimit ndaj qytetarëve në bazë të përkatësisë sociale.

Akti i kontestuar: Aktgjykimi i miratuar nga Gjykata Themelore Civile e Shkupit më 21.03.2024 dhe Aktgjykimi i miratuar nga Gjykata e Apelit e Shkupit më 02.07.2025.

Parashtruesi i kërkesës: Jugosllav Milenkoviq përmes së autorizuarës Zhaklina Karanikollova Pinzovska

Pretendimet në iniciativë: 

Parashtruesi kërkon nga Gjykata Kushtetuese të konstatojë shkelje të lirive dhe të drejtave të tij për shkak të diskriminimit në bazë të përkatësisë sociale, sepse dyshohet se është vendosur në pozicion më pak të favorshëm në krahasim me një grup personash (krahasues). Konkretisht, parashtruesi pretendon se katër nga ish-kolegët e tij në Gjykatën Kushtetuese, të cilët ai i quan “krahasues” për shkak të faktit se ata, ashtu si ai, kanë paditur dhe kanë kërkuar që t’u paguhen kontributet nga viti 2015 deri në vitin 2019 në bazë të së drejtës së fituar për shtesë në pagë për karrierë “V” dhe rritjen e pagës për 15% si shtesë e pagës për titullin si punonjës në Gjykatën Kushtetuese. Ai potencon se, ndryshe nga ai, krahasuesve, me anë të aktgjykimeve në gjykatat themelore dhe të apelit, ua kanë pranuar kërkesat e tyre për pagesën e kontributeve dhe rritjen për 15% të pagës që e kishin marrë gjatë asaj periudhe. Parashtruesi, pretendon se është diskriminuar edhe për shkak të faktit se Avokatura e Shtetit, si përfaqësuese ligjore e Gjykatës Kushtetuese, ka vepruar në mënyrë më pak të favorshme ndaj tij dhe nuk ka dhënë as përgjigje dhe as shpjegim për pretendimet e tij në lidhje me parimin e barazisë dhe ndalimin e diskriminimit, të paraqitura në dy seanca kryesore dëgjimore. Sipas parashtruesit, dëshmi se ai është diskriminuar në bazë të përkatësisë sociale është se krahasuesit kanë marrë pension të rritur përgjithmonë në bazë të moshës si dhe kontribute më të larta, ndryshe nga ai.

Shënim: Kjo lëndë u tërhoq nga Rendi i ditës së seancës së dhjetë më 22 prill 2026 me kërkesë të gjykatësit-referues, për shkak të përcaktimit të rrethanave shtesë.