Më 8 prill 2026, Gjykata Kushtetuese do ta mbajë seancën e saj të nëntë. Në Rendin e ditës është paraparë të diskutohet për gjashtë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, dy kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, do të votohet për një lëndë dhe do të diskutohet për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
1. Referatin U.nr.155/2025
Akti i kontestuar: Neni 43 paragrafi 1 në pjesën: “i shfrytëzuesit të vjetër të gjahut në vendin e gjuetisë ose” dhe neni 45 paragrafi 3 i Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.263/2023, 170/2024 dhe 132/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pretendon se dispozitat e kontestuara parashikojnë mundësinë që Ministria e Bujqësisë të japë për shfrytëzim vendin e gjuetisë derisa të zgjidhet një person juridik që do ta shfrytëzojë vendin e gjuetisë për gjueti të kafshëve të egra nëpërmjet thirrjes publike. Sipas tij, është e paqartë se cilat janë kushtet që duhet t’i plotësojë personi juridik që duhet të marrë pjesë në përzgjedhjen e shfrytëzimit të gjahut. Po ashtu, pretendon se nuk ka dispozita se sa zgjat ky shfrytëzim “i përkohshëm”, përkatësisht se cila është periudha kohore që përcakton ministri. Në iniciativë pretendohet se me dhënien në shfrytëzim të gjahut “shfrytëzuesit të vjetër”, anashkalohen dispozitat e Ligjit dhe kështu pa zhvilluar ndonjë procedurë, ai i jepet përkohësisht shfrytëzuesit të vjetër, pa marrë parasysh nëse i përmbush detyrimet e marrëveshjes.
2. Referatin U.nr.169/2025
Akti i kontestuar: Neni 21 paragrafi 24 i Ligjit për Sportin (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.29/2002, 66/2004, 81/2008, 18/2011, 51/2011, 174/2011-interpretimi autentik, 64/2012, 148/2013, 187/2013, 42/2014, 138/2014, 177/2014, 72/2015, 153/2015, 6/2016, 55/2016, 61/2016, 106/2016 dhe 190/2016, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.52/2019 – interpretimi autentik, 98/2019, 244/2019, 53/2024, 74/2024, 170/2024 dhe 59/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi pohon se dispozita e kontestuar mund të çojë në konfuzion gjatë zbatimit të saj në rendin juridik, sepse përcakton detyrimin për miratimin e aktit nënligjor dhe publikimin e tij në faqen e internetit të organit kompetent për çështjet sportive nga paragrafi 6. Gjithashtu, argumentohet se paragrafi 6 rregullon paraqitjen e mjetit juridik dhe për këtë arsye gjatë zbatimit të tij mund të krijohet konfuzion.
3. Referatin UZ.nr.51/2025
Akti i kontestuar: Marrëveshja kolektive e kulturës në tërësinë e saj dhe dispozitat e veçanta të nenit 53 paragrafët 5, 6, 7, 8 dhe 9, nenit 66, 127 dhe nenit 128 të Marrëveshjes kolektive të kulturës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.16/2020 dhe 2/2020).
Parashtruesi i iniciativës: Tomisllav Stefkov
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesi potencon se dispozitat e kontestuara të Marrëveshjes kolektive nuk janë në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik, nenet e Ligjit për Nëpunësit Administrativë, nenet e Ligjit për Kulturë, Ligjit për Marrëdhënie Pune, si dhe nenin 9, nenin 32 dhe nenin 51 të Kushtetutës. Pretendohet se Marrëveshja kolektive e kontestuar në mënyrë joproporcionale dhe pa një qëllim legjitim parashikon të drejta të caktuara në lidhje pushimin e paguar dhe koeficientet për përcaktimin e pagës së punonjësve në kulturë në rrethana kur parashikohen të drejta më të kufizuara, përkatësisht koeficiente të sakta të pagës, për të njëjtën punë ose të ngjashme me të njëjtat detyra pune. Për shembull, sipas disa prej pretendimeve, një punonjës në një organ kulturor ka të drejtë të marrë pushim për më shumë se tre vjet, i cili parashihet të paguhet, ndryshe nga Ligji, i cili parashikon që pushimi i papaguar për shkak të përsosjes profesionale që nuk financohet nga organi, mund të zgjasë maksimumi dy vjet. Përveç kësaj, parashtruesi pretendon se është kontestuese çështja që Marrëveshja kolektive parashikon që punonjësi ka të drejtë për pushim të paguar deri në tre muaj për përgatitjen e tezës së masterit ose gjashtë muaj për përgatitjen e disertacionit të doktoraturës. Gjithashtu, për studimet e doktoraturës dhe përgatitjen e disertacionit të doktoraturës në universitet jashtë Republikës së Maqedonisë, punonjësi ka të drejtë për pushim të paguar deri në tre vjet, ose pushim të paguar deri në gjashtë muaj për përsosje artistike ose profesionale, nëse kjo është në përputhje me nevojat e institucionit publik në fushën e kulturës. Thuhet se rregullimi i pagës së punonjësve në nenin 66 të Marrëveshjes kolektive është gjithashtu i kontestuar, sepse sipas parashtruesit, ekziston një qasje selektive gjatë llogaritjes së pagës së punonjësve tek institucionet publike, personat juridikë që kryejnë veprimtari në fushën e kulturës dhe organet shtetërore që kryejnë veprimtari në fushën e kulturës. Pretendohet se këto dispozita i vënë punonjësit e tjerë në sektorin publik në një pozicion më pak të favorshëm. Ndër të tjera, parashtruesi, gjithashtu thekson se është shkelur procedura gjatë miratimit, përkatësisht gjatë publikimit të Marrëveshjes kolektive në Gazetën Zyrtare. Në iniciativë, po ashtu thuhet se Marrëveshja kolektive nuk është dorëzuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale para se të publikohet në Gazetën Zyrtare, as nuk është dorëzuar në Ministrinë e Financave për mendim, prandaj theksohet se kjo gjë që është në kundërshtim me nenin 231 të Ligjit për Marrëdhënie Pune.
4. Referatin UZ.nr.45/2024
Akti i kontestuar: Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit nr.25-1145/5 i datës 24.02.2023, i Komunës së Velesit dhe nr.25-2818/4 i datës 15.06.2023 dhe Konkluzioni për publikimin e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit nr.08-1170/2026 i datës 27.02.2023, i Këshillit të Komunës së Velesit dhe nr.08-2840/3 i datës 16.06.2023.
Akti i kontestuar:
– Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit me numër 25-1145/5 i datës 24.02.2023, i Komunës së Velesit;
– Konkluzioni për publikimin e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit me numër rendor 08-1170/26 i datës 27.02.2026;
– Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit me numër 25-2818/4 i datës 15.06.2023, i Komunës së Velesit;
– Konkluzioni për publikimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit me numër rendor 08-2840/3;
Parashtruese e iniciativës: Shoqëria për Shpedicion, Transport, Qarkullim dhe Shërbime DAÇO-KOMERC 95 Zafirova Elena SHPKNJP Eksport-Import Veles dhe të tjerë përmes personit të autorizuar Grozdanço Sutinov
Pretendimet në iniciativë:
Në iniciativë thuhet se aktet e kontestuara janë në kundërshtim me vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pretendohet se përcaktimi i vlerës së çmimit për mbledhjen e mbeturinave komunale përcaktohet me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe me Metodologjinë për llogaritjen e çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave. Parashtruesit pretendojnë se aktet e kontestuara janë miratuar në bazë të gabuar, përkatësisht i referohen dispozitave të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, në vend të dispozitave të Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave, i cili sipas tyre është një “lex specialis” dhe e rregullon këtë fushë.
5. Referatin UZ.nr.50/2025
Akti i kontestuar: Neni 4 paragrafët 2 dhe 3 të Rregullores për Përcaktimin e Titujve Profesionalë dhe Shkencorë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.125/2023 dhe 194/2023).
Parashtruese e iniciativës: Shoqëria e Avokatëve Aleksov, Memishi dhe Partnerët Shkup
Pretendimet në iniciativë:
Pretendohet se dispozita e kontestuar e Rregullores, e cila përcakton titullin profesional dhe shkencor, “de jure” krijon pabarazi ndërmjet studentëve që kanë përfunduar tre vjet studime akademike dhe studentëve që kanë përfunduar tre vjet studime profesionale. Si shembull, thuhet se nëse një student përfundon një program universitar të studimeve profesionale në inxhinieri softuerike, është logjike të fitojë diplomën “inxhinier softuerik”, por sipas të lartpërmendurës, kjo nuk është e mundur sepse termi “inxhinier” është i rezervuar vetëm për studime akademike.
6. UZ.nr.38/2025
Akti i kontestuar: Neni 14 paragrafi 1 alineja 1 të Udhëzimit për rregullimin e procedurës për zgjidhjen e kërkesave për leje për prerje në pyll privat numër 02-958/1 të datës 23.10.2015, të miratuar nga drejtori i “Pyjeve Nacionale” Shkup.
Parashtruese e iniciativës: Shoqata e Qytetarëve “Pronarët e Tanguar të Pronave të Patundshme” Berovë, përmes kryetarit të saj Branko Skenderoski
Pretendimet në iniciativë:
Parashtruesja e iniciativës potencon se me miratimin e Udhëzimeve të kontestuara janë shkelur nenet 50, 51 dhe 52 të Kushtetutës, si dhe neni 43 i Ligjit për Pyjet, neni 27 i Ligjit për Peng, neni 4 i Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, etj. Potencohet se asnjë akt ligjor që përbën bazë për miratimin e Udhëzimeve nuk e rregullon hipotekën dhe nuk e përmend fare atë. Sipas parashtruesve, për shkak të ekzistencës së Udhëzimeve të kontestuara, kërkesat për marrjen e lejes për prerjen e drunjve në një pyll hipotekar u refuzuan, gjë që sipas tyre është absurde, duke bërë një krahasim me banesat, shtëpitë dhe ndërtesat e tjera që u janë hipotekuar pronarëve të tyre, por atyre nuk u ndalohet t’i përdorin ato.
II. KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE
- Referatin BZSP nr.21/2025
Lënda e kërkesës: Kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave në përputhje me nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës, mbi bazën e shprehjes së lirë të mendimit, bashkimit dhe veprimit politik dhe ndalimit të diskriminimit mbi bazë politike
Parashtruesi i kërkesës: Amar Mecinoviq
Pretendimet në kërkesë:
Parashtruesi potencon se dy ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2025, Këshilli i ASHMAA-së miratoi Udhëzim në të cilin pretendon se ai, si kandidat për kryetar komune dhe partia “Levica” (E Majta) e kishin të kufizuar të drejtën për trajtim të drejtë dhe reklamim politik të paguar në mënyrë proporcionale në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike, portalet e internetit dhe tabelat reklamuese. Pretendohet se partia e tij dhe ai si kandidat, janë lënë jashtë me vetëdije dhe qëllimisht nga lista e partive të listuara, duke i mohuar kështu të drejtën për të marrë dhe transmetuar informacione, me pikësynimin që të ndikohet në rezultatet e zgjedhjeve.
2.BZSP.nr.22/2025
Lënda e kërkesës: Ndalimi i diskriminimit mbi bazë të përkatësisë sociale, në përputhje me nenin 110 alineja 3 të Kushtetutës
Parashtruesi i kërkesës: Kuzman Cillkov
Pretendimet në kërkesë:
Parashtruesi potencon se me përmbarimin nga banka dhe përmbaruesi i merret plotësisht pensioni, me qëllim shlyerjen e borxheve nga kreditë, pa i marrë parasysh normat ligjore që përmbarimi nuk mund të kryhet mbi objekte ose të drejta që janë absolutisht të nevojshme për t’i përmbushur nevojat themelore të jetës. Ai beson se diskriminohet në bazë të përkatësisë sociale, pasi normat që i mbrojnë të drejtat e tij si debitor nuk janë marrë parasysh gjatë përmbarimit.
III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET
1. U.nr.21/2025 dhe U.nr.52/2025
