Rendi i ditës i seancës së dymbëdhjetë të caktuar për 6 maj 2026 në orën 9:30

Më 6 maj 2026, në orën 9:30, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e dymbëdhjetë. Në Rendin e ditës do të përfshihen gjashtë iniciativa, në të cilat kontestohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e akteve, parashikohet të votohet për dy Draft-vendime, si dhe të diskutohet për:

I.INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1. Referatin U.nr.75/2025, U.nr.84/2025, U.nr.104/2025

Akti i kontestuar: Nenet 9, 10 dhe 25 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërtim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.87/2025).

Parashtruese e iniciativës (75/2025): Despina Vllaqeska

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesja pretendon se me dispozitat e kontestuara vendosen investitorët në pozicion më të favorshëm në krahasim me fqinjët e parcelave të ndërtimit, sepse ata nuk kanë të drejtë për kontroll të dokumentacionit teknik, as nuk e kanë të drejtën e ankesës, të drejta të cilat kanë qenë pjesë e ligjit paraprak. Theksohet se dispozitat shkaktojnë edhe efekt retroaktiv gjatë zbatimit të tyre, gjë që sipas parashtrueses është në kundërshtim me nenin 52 paragrafi 4 të Kushtetutës.

Parashtruesi i iniciativës (84/2025): Aleksandar Ognenovski, avokat

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi i iniciativës thekson se me nenin e kontestuar shlyhet neni 62-a, me të cilin mundësohej inicimi i procedurës së veçantë, përkatësisht ekzistonte e drejta që fqinjët që kufizohen drejtpërdrejt me parcelën e ndërtimit të kenë kontroll të dokumentacionit teknik dhe ndërtimor, në bazë të cilit organi kompetent në procedurën paraprake ka lëshuar lejen e ndërtimi për ndonjë investitor konkret. Për më tepër, pretendohet se ligjvënësi ka bërë lëshime sa i përket çështjes që ky ligj duhej të parashikonte dispozita që do të rregullonin mënyrën e përfundimit të procedurave, të iniciuara në bazë të nenit 62-a, me ç’rast shkaktohet kështu pasiguri ligjore për personat që kanë iniciuar procedura dhe konteste administrative.

Parashtruesi i iniciativës (104/2025): Himet Limani

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi thekson se me nenin 9 është shlyer neni 62, ku rregullohet se organi kompetent që miraton lejen e ndërtimit është i detyruar, brenda 3 ditëve nga dita e miratimit të lejes për ndërtim, të njoftojë fqinjët që drejtpërdrejt kufizohen me parcelën ndërtimore se ata mund të bëjnë kontroll të dokumentacionit në afat prej 15 ditëve nga dita e lëshimit të lejes, me çka miratohet leja e ndërtimit. Pretendohet se dispozitat e kontestuara krijojnë pasoja të paparashikueshme për të gjithë ata që deri më tani kanë marrë pjesë në procedurën administrative dhe kontestet administrative, sepse me lejen e dhënë të ndërtimit, me matjen në vendndodhje, dimensionet e objektit të ri hyjnë në pronën e dikujt tjetër dhe kështu edhe pse të tanguar dhe të dëmtuar si fqinj që kufizohen drejtpërdrejt me ta, e humbin të drejtën e ankesës dhe kontestimit të ndërtimit.

2. Referatin U.nr.93/2025

Akti i kontestuar: Neni 1 dhe neni 3 i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.75/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Ilija Ivanovski nga Republika e Serbisë

Përmbajtja e dispozitave të kontestuara:

Neni 1 i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, plotëson përmbajtjen e nenit 37 paragrafi 1 të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.98/12, 166/12, 15/13, 170/13, 43/14, 44/14, 97/14, 113/14, 160/14, 188/14, 20/15, 61/15, 97/15, 129/15, 147/15, 154/15, 173/15, 217/15, 27/16, 120/16, 132/16, 27/18, 35/18, 220/18 dhe 245/18, si  dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.180/19, 275/19, 31/20, 267/20, 67/22, 79/23 dhe 193/24) në atë mënyrë që, pas fjalës “kryen” shtohen fjalët: “për shfrytëzuesit e pensionit të cilëve u paguhet pensioni në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Me nenin 3 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor kryhet plotësim i përmbajtjes së nenit 18 në paragrafin 3 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.193/24), në atë mënyrë që pas fjalëve  “28 shkurt 2025” shtohen fjalët: “dhe të cilëve u paguhen në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi thekson se dispozitat e kontestuara e vendosin atë në pozitë të pabarabartë dhe diskriminuese në raport me pensionistët e tjerë që kanë fituar të drejtën për pension sipas të njëjtit Ligj, por jetojnë dhe marrin pensionin e tyre në shtet. Pavarësisht faktit se ai ka fituar të drejtën për pension në përputhje me Ligjin në fuqi, me dispozitat e kontestuara kufizohet kjo e drejtë në bazë të vendbanimit të tij, gjë që përbën shkelje të të drejtave të garantuara kushtetuese, theksohet në iniciativë. Parashtruesi, konsideron se dispozitat janë në kundërshtim me nenin 110 paragrafi 3 të Kushtetutës, i cili garanton mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, përfshirë barazinë e të gjithëve para ligjeve.

3. Referatin U.nr.112/2025

Akti i kontestuar: Neni 37 paragrafi 1 në pjesën: “i lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.23/2013, 12/2014, 44/2014, 144/2014, 10/2015, 25/2015, 150/2015, 192/2015, 27/2016, 163/2017, 21/2018, 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019, 146/2019, 27/2019, 88/2020, 311/2020, 294/2021, 150/2022, 236/2022, 265/2024, 17/2025 и 132/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Kirill Mihajllovski

Përmbajtja e dispozitës së kontestuar:

Neni 37

1) E drejta për ndihmë financiare të njëhershme për të porsalindurin, i cili ka lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i takon njërit nga prindërit, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendbanim të përhershëm prej të paktën 12 muajve pa ndërprerje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në ditën e lindjes së fëmijës.

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pretendon se me vendosjen e kushtit: “i cili ka lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, fëmijët, prindërit e të cilëve janë shtetas së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që kanë lindur jashtë vendit, vendosen në pozitë të pafavorshme sa i përket marrjes së ndihmës financiare të njëhershme, në raport me fëmijët, prindërit e të cilëve janë gjithashtu shtetas së Republikës së Maqedonisë së Veriut, por që kanë lindur në shtet.

Parashtruesi thekson se vendi i lindjes nuk varet nga vullneti i fëmijës, as nuk mund të jetë një kriter përkatës për ushtrimin e të drejtave në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Në iniciativë i referohet edhe nenit 4 të Ligjit për Shtetësinë, sipas të cilit një fëmijë fiton shtetësi sipas origjinës nëse në kohën e lindjes të dy prindërit janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nga vendi i lindjes.

4. Referatin UZ.nr.81/2025

Akti i kontestuar: Neni 74 i Rregullores për Imunoprofilaksinë, Kemoprofilaksinë, Personat që i Nënshtrohen Këtyre Masave dhe Mënyrën e Kryerjes dhe Mbajtjes së Evidencave dhe Dokumentacionit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.177, e datës 14.10.2015).

Parashtruesi i iniciativës: Darko Janevski

Përmbajtja e dispozitës së kontestuar:

Si përjashtim, në rast të zbulimit aktiv të personave të pavaksinuar ose të vaksinuar në mënyrë jo të plotë, vaksinimi mund të kryhet edhe në terren, jashtë institucioneve shëndetësore, duke respektuar parimet e “zinxhirit të ftohtë” për transportin dhe ruajtjen e vaksinave, duke siguruar kështu disponimin e duhur të pajisjeve për mbetjet mjekësore, si dhe duke siguruar terapinë antishok (ampula adrenaline, preparat kortizoni me veprim të shpejtë dhe preparat antihistaminik).

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi thekson se dispozita është e paqartë dhe konfuze, krijon pasiguri juridike dhe është në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës, përkatësisht e cenon sundimin e së drejtës.

5. Referatin UZ.nr.78/2025

Akti i kontestuar: Neni 3 i Rregullores për Ndërprerjen e Vlefshmërisë, Përkatësisht Ndërprerjen e Zbatimit të Rregullave të Përfshira në Projektin e Rregullatores së Gijotinës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”,  nr.34/2008), për të cilin Gjykata do ta vlerësojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.

Parashtruesi i iniciativës: Nenad Gavrilloviq

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pretendon se Qeveria i tejkaloi kompetencat e saj dhe rregulloi një çështje që nuk është brenda kompetencave të saj, përkatësisht rregulloi një materie duke miratuar Rregullore, e cila duhej të ishte rregulluar me Ligjin për Marrëdhënie Detyrimore.

6. Referatin UZ.nr.62/2025

Akti i kontestuar: Neni 7 i Statutit të Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar nga Kuvendi i Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 02.11.2024 dhe më 03.11.2024 dhe të publikuar në faqen e internetit të Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Parashtruesi i iniciativës: Jovica Jovevski

Pretendimet në iniciativë:

Parashtruesi pretendon se me dispozitat e kontestuara të Rregullores kryhet plotësimi i nenit 46 paragrafi 1 të Ligjit për Kryerjen e Punëve të Kontabilitetit, që sipas tij, është në kundërshtim me nenin 51 paragrafët 1 dhe 2 të Kushtetutës. Theksohet se me nenin e kontestuar përcaktohen autorizime për kontrollorët e cilësisë, të punësuar në Institut, që nuk rrjedhin nga Ligji për Kryerjen e Punëve të Kontabilitetit. Njëkohësisht, pretendohet se në mënyrë të paligjshme Instituti u jep autorizime kontrollorëve të tij të cilësisë për të vlerësuar ekzistencën e kushteve minimale teknike për kryerjen e punëve të kontabilitetit, në aspektin e pajisjeve të zyrës dhe pajisjeve teknike që janë të nevojshme për kryerjen e pandërprerë të punës, si dhe sigurimin e besueshmërisë dhe sigurisë së dokumentacionit të klientëve. Pretendohet se ISOS, në mënyrë të tërthortë po i promovon kontrollorët e tij të cilësisë si inspektorë pune, sepse, sipas pretendimeve, ekzistenca e kushteve minimale teknike për kryerjen e veprimtarisë nuk i nënshtrohet kontrollit të cilësisë në përputhje me Ligjin për Kryerjen e Punëve të Kontabilitetit. 

II. DRAFT-VENDIMET DHE DRAFT-AKTVENDIMET PËR LËNDËT

1.BZSP.nr.1/2026

Gjykata konstatoi shkelje të lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të gazetarit David Ilieski dhe e detyroi Bankën për Zhvillim t’ia ofrojë informatat e kërkuara me karakter publik

Linku: https://ustavensud.mk/2026/04/gjykata-konstatoi-shkelje-te-lirise-se-mendimit-dhe-shprehjes-publike-te-mendimit-te-gazetarit-david-ilieski

2.U.nr.167/2025

Linku: https://ustavensud.mk/2026/04/u-nr-167-2025/

3.U.nr.18/2026

Kumtesë pas mbajtjes së seancës së njëmbëdhjetë të Gjykatës Kushtetuese

Linku: https://ustavensud.mk/2026/04/kumtese-pas-mbajtjes-se-seances-se-njembedhjete-te-gjykates-kushtetuese/