Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pas njoftimeve për protestë nga punonjësit e kulturës më 28 prill 2026


Pas interesit të medieve për qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me protestën e sotme (28.04.2026) të paralajmëruar para Gjykatës, informojmë se është iniciuar procedurë për këtë rast specifik, bazuar në dyshimet e shprehura në lidhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Marrëveshjes kolektive të kulturës dhe nenit 76-l të Ligjit për Kulturën.


Kjo është faza e dytë, në të cilën vlerësohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, ndërkaq, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për aktet e kontestuara.


Reagimet në publik dhe shqetësimet e shprehura nga përfaqësuesit e komunitetit kulturor po ndiqen me vëmendje të veçantë. Gjykata Kushtetuese e respekton dhe mbron të drejtën e shprehjes publike dhe protestës, si vlerë themelore demokratike.


Për këtë arsye, Gjykata apelon opinionin publik që t’i ndjekin me kujdes dhe objektivitet informacionet që lidhen me këtë çështje, duke e marrë parasysh faktin se në cilën fazë është procedura. Informimi i saktë është veçanërisht i rëndësishëm në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se Gjykata ka marrë tashmë një vendim ose se lënda ka të bëjë me vlerësimin e punës, rëndësisë ose të ardhurave të artistëve dhe punonjësve të kulturës.


Gjykata vepron ekskluzivisht brenda kornizës së kompetencave të saj, të përcaktuara me kushtetutë dhe vendos për çështje kushtetuese-juridike, përkatësisht e vlerëson përputhshmërinë e akteve me Kushtetutën. Në këtë kuptim, lëndë shqyrtimi nuk është puna, rëndësia ose kontributi i artistëve dhe punonjësve të kulturës, as statusi ose të ardhurat e tyre.


Është e rëndësishme të bëhet një dallim i qartë: kontrolli kushtetues-gjyqësor zbatohet për aktin dhe jo për punonjësit e kulturës. Respekti për rolin e tyre në shoqëri është i pakontestueshëm.


Linku me argumentet nga procedura e iniciuar në seancën e 9-të të Gjykatës Kushtetuese: https://ustavensud.mk/archives/38466