Sot, Gjykata Kushtetuese e mbajti seancën e saj të nëntë, në të cilën vendosi si në vijim për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
1.Referatin U.nr.155/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 43 paragrafi 1 në pjesën: “i shfrytëzuesit të vjetër të gjahut në vendin e gjuetisë ose” dhe nenit 45 paragrafi 3 të Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.263/2023, 170/2024 dhe 132/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
2. Referatin U.nr.169/2025
Gjykata e ndërpreu procedurën për këtë lëndë pas tërheqjes së iniciativës nga parashtruesi.
Akti i kontestuar: Neni 21 paragrafi 24 i Ligjit për Sportin (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.29/2002, 66/2004, 81/2008, 18/2011, 51/2011, 174/2011-interpretimi autentik, 64/2012, 148/2013, 187/2013, 42/2014, 138/2014, 177/2014, 72/2015, 153/2015, 6/2016, 55/2016, 61/2016, 106/2016 dhe 190/2016, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.52/2019 – interpretimi autentik, 98/2019, 244/2019, 53/2024, 74/2024, 170/2024 dhe 59/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
3. Referatin UZ.nr.51/2025
Gjykata me vetiniciaticë inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 78-l të Ligjit për Kulturë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.31/1998, 49/2003, 82/2005, 24/2007, 15/2008, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.265/24 dhe 132/2025).
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Marrëveshjes kolektive të kulturës, në tërësi (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.16/2020 dhe 21/2020) e lidhur më 30.12.2019.
Parashtruesi i iniciativës: Tomisllav Stefkov, avokat
4. Referatin UZ.nr.45/2024
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit nr.25-1145/5 të datës 24.02.2023, të Komunës së Velesit, të publikuar në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Velesit”, nr.10/2023, të datës 16.06.2023).
Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së:
– Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit nr.25-1145/5 të datës 24.02.2023, të Komunës së Velesit (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Velesit” nr.3, e datës 27.02.2023);
– Konkluzionit për publikimin e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit nr.08-1170/26 të datës 27.02.2023, të Këshillit të Komunës së Velesit (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Velesit”, nr.3 e datës 27.02.2023) dhe
– Konkluzionit për publikimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të parrezikshme komunale dhe industriale në territorin e Komunës së Velesit nr.08-2840/3 të datës 16.06.2023 të Këshillit të Komunës së Velesit (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Velesit”, nr.10/2023).
Parashtruese e iniciativës: Shoqëria për Shpedicion, Transport, Qarkullim dhe Shërbime DAÇO-KOMERC 95 Zafirova Elena SHPKNJP Eksport-Import Veles dhe të tjerë përmes personit të autorizuar Grozdanço Sutinov
5. Referatin UZ.nr.50/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 4 paragrafët 2 dhe 4 të Rregullores për Përcaktimin e Titujve Profesionalë dhe Shkencorë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.125/2023 dhe 194/2023).
Parashtruese e iniciativës: Shoqëria e Avokatëve Aleksov, Memishi dhe Partnerët Shkup
6. UZ.nr.38/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Udhëzimit për rregullimin e procedurës për zgjidhjen e kërkesave për leje për prerje në pyll privat numër 02-958/1 të datës 23.10.2015, të miratuar nga drejtori i “Pyjeve Nacionale” Shkup.
Parashtruese e iniciativës: Shoqata e Qytetarëve “Pronarët e Tanguar të Pronave të Patundshme” Berovë, përmes kryetarit të saj Branko Skenderoski
II. KËRKESAT PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE
Referatin BZSP.nr.21/2025
Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Amar Mecinoviq për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave në kuptimin e nenit 110 alineja 3 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas kërkesës së parashtruar në Gjykatë, parashtruesi potencon se është diskriminuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale, sepse i është mohuar e drejta për trajtim të drejtë gjatë fushatës zgjedhore. Sipas pretendimeve të tij, atij nuk i është ofruar trajtim i barabartë, gjë që manifestohet përmes qasjes së pabarabartë në media dhe shkeljes së të drejtës kushtetuese për të marrë dhe transmetuar informacione. Kështu, sipas parashtruesit, është kryer diskriminim i drejtpërdrejtë, shkelje e parimeve të barazisë, si dhe është shkaktuar dëm material për kandidatin.
Megjithatë, në pretendimet e tij, parashtruesi nuk ka paraqitur asnjë informacion ose provë ku mund të përcaktohet se ai i kishte shteruar të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme, në përputhje me nenin 53 paragrafi 3 të Aktit të Gjykatës.
Në procedurën paraprake, Gjykata iu drejtua Gjykatës Themelore Civile të Shkupit me kërkesë të paraqesin të dhëna nëse personi Amar Mecinoviq ka ngritur padi për të vërtetuar diskriminimin. Nga informacionet e marra, Gjykata Kushtetuese u njoftua se nuk ishte ngritur asnjë padi kundër ndonjë personi konkret e as nuk po zhvillohej ndonjë procedurë mbi bazat e cekura.
Në bazë të lartpërmendurës, Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet e nenit 38 alineja 3 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të kërkesës.
2. BZSP.nr.22/2025
Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Kuzman Cillkov nga Shkupi, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave sipas nenit 110 alineja 3 të Kushtetutës, të cilat i referohen ndalimit të diskriminimit mbi bazë të përkatësisë sociale.
Një kërkesë e tillë i tejkalon kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, e cila vepron sipas kërkesës për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave në bazë të nenit 110 alineja 3 të Kushtetutës dhe sipas kërkesës për mbrojtjen nga diskriminimi, por në bazë të parakushteve procedurale të plotësuara paraprakisht për këtë qëllim, të cilat sipas nesh, në rastin konkret nuk janë plotësuar. Duhet të merret parasysh se parashtrimi i kërkesës për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave dhe mbrojtjen nga diskriminimi, drejtpërdrejt para Gjykatës Kushtetuese, pa veprim paraprak në organet kompetente, i referohet vetëm rasteve kur për shkeljet e kryera me ndonjë akt ose veprim të veçantë, në organet shtetërore, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale ose subjektet e tjera që ushtrojnë autorizime publike, nuk parashihen ose nuk ka mjete të tjera efektive juridike për mbrojtjen e tyre.
Kur bëhet fjalë për ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi parashikon një mjet efektiv juridik, siç është padia për mbrojtje nga diskriminimi para gjykatës kompetente, para së cilës kushdo mund të kërkojë mbrojtje në procedurën e bazuar në parimet e përparësisë dhe urgjencës.
Bazuar në të lartpërmendurën, ne konsiderojmë se në këtë rast konkret janë plotësuar kushtet e nenit 38 alineja 1 dhe 3 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të kërkesës.
III. PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFF-VENDIMET
U.nr.21/2025 dhe U.nr.52/2025
Gjykata e anuloi Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Pagat e Gjykatësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.39/2026).