Gjykata Kushtetuese, sot e mbajti seancën e saj të tetë. Në Rendin e ditës u diskutuan pesë lëndë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe u vendos si në vijim për:
I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË
1. Referatin U.nr.241/2024
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 1, 2, 4 dhe 5 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.208/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Toni Jakimovski
2. Referatin U.nr.83/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 4-а, 4-b, 5, 5-а, 6, 6-а, 7 dhe 8 të Ligjit për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.14/2007, 103/2008, 130/2008, 139/2009, 156/2010, 127/2012, 41/2014, 41/2014, 160/2014, 72/2015, 129/2015, 173/2015, 192/2015, 217/2015, 30/2016, 83/2018 dhe 83/18, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.13/2023, 59/2025 dhe 154/2025).
Parashtruese e iniciativës: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, e përfaqësuar nga Mendi Qyra
3. Referatin U.nr.118/2025
Për shkak të shqyrtimit të rrethanave shtesë, lënda u tërhoq nga Rendi i ditës për njërën nga seancat pasuese.
Dispozita të kontestuara: Neni 34 paragrafi 1 alineja 1 të Ligjit për Gjykatat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.58/2006, 35/2008, 150/2010, 83/2018, 198/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019) dhe neni 3 paragrafi 1 pika 5, neni 24 paragrafi 2 alineja 3, si dhe neni 69 pika 4 për pjesën: “Nuk lejohet ankimi kundër aktgjykimit, me të cilin akti administrativ i veçantë anulohet ose shpallet i pavlefshëm dhe lënda kthehet për rigjykim nga organi publik” të Ligjit për Kontestet Administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.96/2019).
Parashtruesi i iniciativës: Branko Radojçiq, avokat
4. Referatin U.nr.156/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 18 paragrafi 5 në pjesën: “në përputhje me ligjin” të Ligjit për Ekspertizë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2023).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
5. Referatin U.nr.107/2025
Për shkak të shqyrtimit të rrethanave shtesë, lënda u tërhoq nga Rendi i ditës për njërën nga seancat pasuese.
Dispozita të kontestuara: Neni 64 paragrafi 7, neni 96 paragrafi 2 alineja 1, neni 97 paragrafi 1 dhe neni 120 paragrafi 1 i Ligjit për të Punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.53/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Nikollçe Musharevski
6. Referatin U.nr.138/2025
Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 17 paragrafët 1 dhe 2, në pjesën: “të një gjykatësi” të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.129/2023 dhe 53/2024).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
7. Referatin U.nr.159/2025
Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së pjesës “mund të inkorporojë edhe instrumente të tjera financiare nëse ato bashkëngjiten me akte nënligjore” nga neni 28 paragrafi 2 të Ligjit për Veprimtari Inovative, Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Sipërmarrje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2025 dhe 192/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
8. Referatin U.nr.162/2025
Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 39 paragrafi 3 në pjesën “nuk ka” të Ligjit për Gjahun dhe Gjuetinë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.263/2023, 170/2024 dhe 132/2025).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev
