Kumtesë pas mbajtjes së seancës së tretë të Gjykatës Kushtetuese


Gjykata Kushtetuese e mbajti sot (04.02.2026) seancën e tretë, në të cilën u diskutua për dhjetë lëndë, në të cilat u kontestua kushtetutshmëria dhe ligjshmëria,u votua një Draft-vendim, si dhe u miratuan vendimet dhe aktvendimet për:

  1. Referatin U.nr.232/2024

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 16, nenit 13 paragrafi 1 dhe nenit 15 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Themelimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën për Marrëdhënie Pune në Shkallën e Dytë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.194/2024).

Parashtruesit e iniciativës: Daniella Boçvarska, Kristian Çushkov, Vesna Ilieva Luburiq, Fidan Jusufi, Jetmir Lika, Viktor Bubevski

2. Referatin U.nr.16/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Shoqëritë Financiare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.158/2010, 169/2010, 53/2011, 112/2023, 153/2015, 23/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.173/2022 dhe 154/2023) dhe Rregullores për Mënyrën e Kryerjes së Mbikëqyrjes së Punës së Shoqërive Financiare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.107/2024).

Parashtruese e iniciativës: Aleksandra Ilieva-Millçova, avokate

3. Referatin U.nr.32/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së pjesës: “gjendja faktike përcaktohet në bazë të konstatimit, vlerësimit dhe mendimit të Komisionit për Vlerësimin e Aftësisë për Punë” të nenit 130 paragrafi 1 të Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.98/2012, 166/2012, 15/2013, 170/2013, 43/2014, 44/2014, 97/2014, 113/2014, 160/2014, 188/2014, 20/2015, 61/2015, 97/2015, 129/2015, 147/2015, 154/2015, 173/2015, 217/2015, 27/2016, 120/2016, 132/2016, 35/2018, 220/2018, 245/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.180/2019, 275/2019, 31/2020, 267/2020, 67/2022, 79/2023, 193/2024, 75/2025 dhe 154/2025).

 – Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së pjesës: “kontratë në vepër” nga neni 5 paragrafi 1 i Rregullores për Organizimin, Përbërjen dhe Mënyrën e Punës së Komisionit për Vlerësimin e Aftësisë për Punë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.142/2021 dhe 278/2023);

– Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së “ndihmës minimale të garantuar” nga neni 2 paragrafi 3, neni 3 paragrafi 2, neni 12 paragrafi 4, neni 20 paragrafi 1, neni 28 paragrafi 1, neni 34 paragrafi 3 dhe neni 39 i Rregullores për Organizimin, Përbërjen dhe Mënyrën e Punës së Komisionit për Vlerësimin e Aftësisë për Punë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.142/2021 dhe 278/2023).

– Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së “ndihmës së garantuar minimale” nga titulli para nenit 20 paragrafi 1, neni 22 dhe neni 28 të Rregullores për Organizimin, Përbërjen dhe Mënyrën e Punës së Komisionit për Vlerësimin e Aftësisë për Punë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.142/2021 dhe 278/2023).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

4. Referatin U.nr.53/2025

Për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme për votim, kjo lëndë mbetet e hapur për njërën nga seancat e pasuese.

Përmbajtja e dispozitës së kontestuar:

Në regjistrin e avokatëve mund të regjistrohet person i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për krijimin e marrëdhënies së punës në organet e administratës shtetërore, që gëzon reputacion dhe është i denjë për të ushtruar profesionin e avokatit dhe plotëson kushtet në vijim:

– të mos i ketë përfunduar funksioni si gjykatës, prokuror publik, avokat i shtetit  ose zëvendës i tij, avokat i popullit ose zëvendës i tij, funksionar i zgjedhur ose i emëruar, përkatësisht të mos i ketë pushuar marrëdhënia e punës si nëpunës shtetëror, noter, zëvendës ose ndihmës i tij, përmbarues ose zëvendës i tij me vendim përfundimtar në procedurë gjyqësore, disiplinore ose procedurë tjetër, me të cilin përcaktohet përgjegjësia lidhur me ushtrimin e funksionit ose të shërbimit, derisa të kalojnë pesë vjet nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Parashtruesi i iniciativës: Atanasov Tasko

5. Referatin U.nr.56/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e nenit 71 paragrafi 1 pika b të Ligjit për Përmbarim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.72/2016, 142/2016, 233/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.14/2020 dhe 154/2023).

Parashtruese e iniciativës: Sllavica Kërstevska

6. Referatin U.nr.60/2025, U.nr.61/2025 dhe U.nr.62/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 paragrafi 2 për pjesën: “kryen pranimin dhe përsosjen profesionale të kandidatëve”, nenit 50 paragrafi 1 për pjesën: “deri në zgjedhjen si gjykatës ose prokuror publik”, paragrafi 3 për pjesën: “të drejtat dhe detyrimet” dhe paragrafi 4 për pjesën: “sistematizohen në punë”, si dhe nenit 60 paragrafi 2 të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.129/2023 dhe 53/2024).

Parashtruesi i të gjitha iniciativave: Igorço Toçev

7. Referatin U.nr.22/2026

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 për pjesën: “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë dhe” dhe nenit 15 për pjesën: “gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë” të Ligjit për Pagat dhe Shpërblimet e Tjera të Personave të Zgjedhur dhe të Emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës Socialiste të Maqedonisë”, nr.36/1990 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.44/1990, 11/1991, 38/1991, 23/1997, 37/2005, 84/2005, 121/2007, 161/2008, 92/2009, 42/2010, 97/2010, 162/2010, 11/2012, 145/2012, 170/2013, 139/2014, 45/2013 dhe 233/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.51/2023, 65/2023, 51/2024 dhe 272/2024”).

Gjykata vendosi t’i dërgojë njoftim Kuvendit dhe caktoi afat prej 60 ditësh për kryerjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të kontestuara, në përputhje me qëndrimet juridike në Aktvendimin për inicimin e procedurës.

Parashtruese e iniciativës: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut

8. Referatin UZ.nr.29/2025

Gjykata hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për miratimin e kërkesës së parashtruar nga SHPTTSH “NIKO-EM kompani 2002”, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Nagoriçanit të Vjetër nr.08-9/89 të datës 25.03.2025 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Nagoriçanit të Vjetër”, nr.5/2025).

Parashtruese e iniciativës: Shoqëria për Komunikacion, Turizëm dhe Shërbime JOCO-TURS MS SHPK Eksport-Import Kumanovë, e përfaqësuar nga drejtuesja Sllavica Jançiq

9.Referatin UZ.nr.31/2025

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e Programit për festat dhe shënimin e evenimenteve jubilare dhe datave të rëndësishme në Komunën e Kërçovës për vitin 2025, numër 08-125/7 të datës 23.01.2025, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Kërçovës.

10.Referatin UZ.nr.14/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e nenit 15 për pjesën: “ose akt i veçantë i punëdhënësit” të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/2023).
Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

PROPOZIME PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIM

11.U.nr.160/2024

Gjykata е shfuqizoi nenin 9 për pjesën: “interpretim dhe” të Tarifës për shpërblimin dhe kompensimin e shpenzimeve për punën e avokatëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.23/1993, 20/2005, 22/2008, 153/2008, 147/2009, 164/2010, 35/2011, 122/2016, 126/2016 dhe 13/2017, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.189/2019, 262/2019, 27/2020, 75/2020 dhe 41/2023).