Kumtesë pas mbajtjes së seancës së pestë të Gjykatës Kushtetuese

Më 25 shkurt 2025, Gjykata Kushtetuese e mbajti seancën e saj të pestë me Rend dite, në të cilën u diskutuan shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe u miratuan katër vendime për të cilat paraprakisht ishte iniciuar procedurë dhe njëherazi, vendosi si në vijim për:

I. INICIATIVAT PËR VLERËSIMIN E KUSHTETUTSHMËRISË DHE LIGJSHMËRISË

1. Referatin U.nr.65/2025, U.nr.88/2025, 95/2025, U.nr.111/2025, 151/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e neneve 1 dhe 3 të Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, në tërësi dhe në veçanti për nenin 1 në pjesën: “në nenin 37 paragrafi 1 pas fjalës “kryen” shtohen fjalët: për shfrytëzuesit e pensionit të cilëve u paguhet pensioni në Republikën e Maqedonisë së Veriut” dhe nenin 3 në pjesën: “në nenin 18 në paragrafin 3 pas fjalëve “28 shkurt 2025” shtohen fjalët: “dhe të cilëve u paguhen në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.75/2025).

Parashtruesit e iniciativave: Igorço Toçev, Lubomir Sandevski, Temellko Risteski, Kire Batev

2. Referatin U.nr.66/2025

Gjykata e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së fjalëve: “dhe elektronike” të nenit 14 paragrafi 1 alineja 1 të Ligjit për Publikimin e Ligjeve, Rregullave dhe Akteve të Tjera në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.56/1999 dhe 43/2002 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.21/202).

Parashtruesi i iniciativës: Andrea Kullakov

3. Referatin U.nr.67/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 10 paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.40/2006, 136/2008, 155/2008, 163/2008, 44/2011, 51/2011, 54/2011, 142/2012, 31/2013, 34/2013, 14/2014, 30/2014, 32/2014, 31/2015, 196/2015, 35/2016, 97/2016, 99/2016, 136/2016, 142/2016, 57/2017, 67/2017, 125/2017, 35/2018, 99/2018, 140/2018, 208/2018, 27/2019, 98/2019, 146/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.42/2020, 72/2020, 160/2020, 74/2021, 215/2021, 58/2024 dhe 76/2024).

Parashtruesi i iniciativës: Mirosllav Tërlin

4. Referatin U.nr.77/2025

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 84 paragrafi 3 alineja 4 të Ligjit për të Punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.53/2024).

Parashtruesi i iniciativës: Nikollçe Musharevski

5. Referatin U.nr.78/2025 

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 4 paragrafi 1 pika 5, nenit 10 paragrafi 1 alinetë 1 dhe 2, si dhe nenit 10 paragrafi 2 të Ligjit për Siguri Sociale për Personat e Moshuar (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.104/2019 dhe 192/2025).

Parashtruese e iniciativës: Suzana Cvetkova

6. Referatin U.nr.113/2025

Gjykata inicioi procedurë për vlerësimin e nenit 176 paragrafi 2 të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.23/13, 12/2014, 44/2014, 144/2014, 10/2015, 25/2015, 150/2015, 192/2015, 26/2016, 163/2017, 21/2018 dhe 198/2018, si dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, numër 104/2019, 146/2019, 275/2019, 311/2020, 294/2021, 150/2022, 236,2022, 17/2025 dhe 132/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

7. Referatin UZ.nr.24/2025

Gjykata nuk inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Rregullores për Masat Teknike dhe Organizative për Siguri dhe Mbrojtje të Përpunimit të të Dhënave Personale nr.02-5200/1, të datës 28 tetor 2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.248 e datë 5 nëntor 2021).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

II.     PROPOZIMET PËR VENDIMMARRJE PËR DRAFT-VENDIMET

  1. U.nr.162/2023 dhe U.nr.163/2023

Gjykata e ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Penal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.188/2023). 

Parashtruesit e iniciativës: Pavle Trajanov, si kryetar i Lidhjes Demokratike dhe Kërste Veleski

2. UZ.nr.60/2025 dhe UZ.nr.61/2025

Gjykata e anuloi:

– Vendimin për miratimin e Propozim–planit urbanistik të detajuar përfundimtar për bllokun 25, njësia urbane VI, VII dhe VIII, KK Gostivar 1 – Komuna e Gostivarit, me sipërfaqe të përfshirë prej 15.176 ha, për periudhën e planifikimit 2019-2029 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Gostivarit”, nr.9 e datës 22.08.2025) dhe

– Vendimin për miratimin e Planit urbanistik të detajuar përfundimtar për bllokun 24, KK Gostivar 1 – Komuna e Gostivarit, me sipërfaqe të përfshirë prej 26.088 ha, për periudhën e planifikimit 2023-2028 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Gostivarit”, nr.9 2 datës 22.08.2025).

Parashtruesе e iniciativës: Ministria e Transportit

3. UZ.nr.68/2025

Gjykata e anuloi nenin 24 pika 113 të Rregullores për Shenjtat e Komunikacionit, Pajisjet dhe Sinjalizimin në Rrugë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.174/2020).

Parashtruesit e iniciativës: Ivan Mirçevski dhe Aleksandar Vidinovski

4. U.nr.103/2025

Gjykata e anuloi nenin 29 paragrafi 1 pika 4 të Ligjit për Peshkatari dhe Akuakulturë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.64/2024 dhe 160/2025).

Parashtruesi i iniciativës: Igorço Toçev

5. U.nr.5/2025

Për shkak të konstatimit të rrethanave shtesë, Gjykata e tërhoqi vendimin për këtë lëndë nga Rendi i ditës dhe do të vendoset përsëri në njërën nga seancat pasuese.

Parashtruese e iniciativës: Aleksandra Ilieva – Millçova

*Pas përfundimit të seancës, Kryetari dr.Darko Kostadinovski dhe prof.dr.Osman Kadriu mbajtën konferencë shtypi për disa lëndë me interes të madh publik. Linku: https://ustavensud.mk/2026/02/konference-per-shtyp-e-kryetarit