Уставен суд на
Република Северна Македонија
У.бр.167/2024
Скопје, 20.06.2024 година
Уставниот суд на Република Северна Македонија, во состав д-р Дарко Костадиновски, претседател на Судот и судиите Насер Ајдари, м-р Татјана Васиќ-Бозаџиева, д-р Јадранка Дабовиќ-Анастасовска, Елизабета Дуковска, д-р Осман Кадриу, Добрила Кацарска, д-р Ана Павловска-Данева и м-р Фатмир Скендер врз основа на член 110 од Уставот на Република Северна Македонија и член 28 алинеја 1 и член 71 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија („Службен весник на Република Македонија” бр.70/1992 и „Службен весник на Република Северна Македонија” бр.202/2019, 256/2020 и 65/2021), на седницата одржана на 20 јуни 2024 година, донесе
Р Е Ш Е Н И Е
СЕ ОТФРЛА иницијативата за поведување постапка за оценување на уставноста на член 38 став 2 во делот „Законот за податоците во електронски облик и електронски потпис“ од Законот за општата управна постапка („Службен весник на Република Македонија“ бр.124/2015 и 65/2018).
Образложение
I
Игорчо Точев од Скопје, до Уставниот суд на Република Северна Македонија поднесе иницијатива за поведување постапка за оценување на уставноста на членот од Законот означен во точката 1 од ова решение.
Според наводите во иницијативата со оспорениот дел на членот 38 од Законот за општата управна постапка се упатува на примена на одредби од пропис кој сметано од 22.08.2020 година не е во правниот поредок, што е во спротивност со начелото на владеењето на правото предвидено во член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот.
Имено, Законот за податоците во електронски облик и електронски потпис престанал да важи со член 77 и 78 од Законот за електронски документи, електронска идентификација и доверливи услуги („Службен весник на Република Северна Македонија“ бр.101/2019 и 275/2019). Оттука, според наводите во иницијативата оспорениот дел на член 38 став 2 од Законот за општата управна постапка е во спротивност со член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот од причина што упатува на примена на Закон кој е надвор од правниот поредок и како таква истата е нејасна и неприменлива со што се доведува во прашање правната сигурност на граѓаните.
Поради наведеното се предлага Судот да поведе постапка за оценување на уставноста на оспорениот дел од член 38 став 2 од Законот за општата управна постапка.
II
На седницата Судот утврди дека во член 38 став 1 од Законот за општата управна постапка е предвидено дека во случаите кога законот наложува потпис, актите во хартиена форма се потпишуваат своерачно. Според став 2 на член 38 од Законот електронските исправи се комплетираат со отпечатено име на потписникот и се поврзуваат со општо прифатен електронски потпис во согласност со Законот за податоците во електронски облик и електронски потпис.
III
Според член 110 алинеите 1 и 2 од Уставот, Уставниот суд одлучува за согласноста на законите со Уставот и за согласноста на другите прописи и на колективните договори со Уставот и со законите.
Според член 28 алинеја 1 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија, Судот ќе ја отфрли иницијативата ако не е надлежен да одлучува за барањето.
Подносителот на иницијативата го оспорува член 38 став 2 во делот „Законот за податоците во електронски облик и електронски потпис“ од Законот за општата управна постапка, бидејќи упатувал на примена на Закон кој бил отстранет од правниот поредок.
Имено, со оспорениот дел на член 38 став 2 од Законот за општата управна постапка се упатува на примена на Законот за податоците во електронски облик и електронски потпис кој со Законот за електронски документи, електронска идентификација и доверливи услуги („Службен весник на Република Северна Македонија“ бр.101/2019) е отстранет од правниот поредок.
Така, во член 77 од наведениот закон се предвидува дека со денот на започнувањето на примената на овој закон престанува да важи Законот за податоците во електронски облик и електронски потпис („Службен весник на Република Македонија“ број 34/2001, 6/2002, 98/2008 и 33/15).
Во член 78 од истиот закон се предвидува дека овој закон влегува во сила со денот на објавувањето во „Службен весник на Република Северна Македонија“, а ќе започне да се применува од 1 септември 2020 година, освен одредбите од глава II. Електронски документ кои ќе започнат да се применуваат од 20 декември 2019 година.
Подносителот со иницијативата бара, Уставниот суд, преку уставните механизми, да изврши корекција на цитираниот закон, со укинување на оспорениот дел „Законот за податоците во електронски облик и електронски потпис” содржан во оспорениот член во иницијативата од Законот за општата управна постапка. Меѓутоа, според Судот, тоа е во надлежност на законодавецот кој ги креира прописите, ги менува и дополнува, а воедно преку своите механизми, врши и технички исправки и корекции на прописите кои ги донесува.
Имајќи ги предвид утврдените надлежности на Уставниот суд од член 110 на Уставот, Судот оцени дека во конкретниот случај исполнети се условите од член 28 алинеја 1 од Деловникот на Уставниот суд, за отфрлање на иницијативата, со оглед дека наводите се сведуваат на барање за постапување кое е во надлежност на законодавецот, а не на Уставниот суд.
IV
Врз основа на наведеното, Судот одлучи како во диспозитивот на ова решение.
ПРЕТСЕДАТЕЛ
на Уставниот суд на Република Северна Македонија,
д-р Дарко Костадиновски
* * *
Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.167/2024
Shkup, 20.06.2024
Gjykata Kushtetue e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të kryetarit të Gjykatës, dr. Darko Kostadinovski dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr. Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr. Jadranka Daboviq-Anastasovska, Eliazabeta Dukovska, dr. Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska, dr. Ana Pavllovska-Daneva dhe mr. Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 28 alineja 1 dhe nenit 71 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.70/1992 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/2019, 256/2020 dhe 65/2021), në seancën e mbajtur më 20.06.2024, miratoi
A K T V E N D I M
REFUZOHET iniciativa për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 38 paragrafi 2 në pjesën “Ligji për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik” të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.124/2015 dhe 65/2018).
Arsyetim
I
Igorço Toçev nga Shkupi në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka parashtruar iniciativë për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit të Ligjit të përcaktuar në pikën 1 të këtij aktvendimi.
Sipas pretendimeve në iniciativë, pjesa kontestuese e nenit 38 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative i referohet zbatimit të dispozitave të një rregulloreje e cila nga data 22 gusht 2020 nuk është në rendin juridik, gjë që bie ndesh me parimin e sundimit të së drejtës të parashikuar në nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës.
Konkretisht, Ligji për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik ka pushuar së vlejturi me nenin 77 dhe 78 të Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/2019 dhe 275/2019). Prandaj, sipas pretendimeve në iniciativë, pjesa kontestuese e nenit 38 paragrafi 2 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative është në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës sepse i referohet zbatimit të një ligji që është jashtë rendit juridik dhe si i tillë është i paqartë dhe i pazbatueshëm, gjë që vë në pikëpyetje sigurinë juridike të qytetarëve.
Për sa më sipër, propozohet që Gjykata të inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së pjesës kontestuese të nenit 38, paragrafi 2, të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative.
II
Gjykata në seancë konstatoi se në nenin 38 paragrafi 1 të Ligjit për procedure të përgjithshme administrative parashikohet që në rastet kur ligji kërkon nënshkrim, aktet në letër nënshkruhen me dorë. Sipas paragrafit 2 të nenit 38 të Ligjit, dokumentet elektronike plotësohen me emrin e shtypur të nënshkruesit dhe lidhen me nënshkrimin elektronik të pranuar përgjithësisht në pajtim me Ligjin për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrimin elektronik.
III
Sipas nenit 110, alinetë 1 dhe 2 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese vendos për pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe për pajtueshmërinë e rregullave të tjera dhe të marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet.
Sipas nenit 28 paragrafi 1 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata do ta refuzojë iniciativën nëse nuk është kompetente për të vendosur për kërkesën.
Parashtruesi në iniciativë konteston nenin 38 paragrafin 2 në pjesën “Ligji për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik” të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, sepse i referohej zbatimit të një ligji që ishte hequr nga rendi juridik.
Përkatësisht, pjesa kontestuese e nenit 38 paragrafi 2 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative i referohet zbatimit të Ligjit për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik, i cili me Ligjin për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet të besueshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “nr. 101/2019) është hequr nga rendi juridik.
Kështu, në nenin 77 të ligjit të theksuar, parashikohet se me ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji pushon së vlejturi Ligji për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 34/2001, 6/2002, 98/2008 dhe 33/15).
Në nenin 78 të të njëjtit ligj është përcaktuar se ky ligj hyn në fuqi me ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, dhe do të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori 2020, përveç dispozitave të Kapitullit II. Dokument elektronik që do të fillojnë të zbatohen nga data 20 dhjetor 2019.
Parashtruesi me iniciativën kërkon që, Gjykata Kushtetuese nëpërmjet mekanizmave kushtetues të korrigjojë ligjin e cituar, duke shfuqizuar pjesën e kontestuar “Ligji për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik” që gjendet në nenin kontestues të iniciativës së Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative. Megjithatë, sipas Gjykatës, kjo është në kompetencë të ligjvënësit që i krijon rregullat, i ndryshon dhe i plotëson ato dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet mekanizmave të tij, bën korrigjime teknike dhe korrigjime të rregullave që miraton.
Duke marrë parasysh kompetencat e përcaktuara të Gjykatës Kushtetuese nga neni 110 i Kushtetutës, Gjykata vlerësoi se në rastin konkret janë plotësuar kushtet e nenit 28 paragrafi 1 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese, për refuzimin e iniciativës, duke pasur parasyshë se pretendimet reduktohen në një kërkesë për veprim e cila është në kompetencë të ligjvënësit dhe jo të Gjykatës Kushtetuese.
IV
Nisur nga sa më sipër, Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.
KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr. Darko Kostadinovski