У.бр.149/2023


Уставен суд на
Република Северна Македонија
У.бр.149/2023
Скопје, 07.02.2024 година

Уставниот суд на Република Северна Македонија, во состав Добрила Кацарска, претседател на Судот и судиите Насер Ајдари, м-р Татјана Васиќ-Бозаџиева, д-р Јадранка Дабовиќ-Анастасовска, Елизабета Дуковска, д-р Осман Кадриу, д-р Дарко Костадиновски и м-р Фатмир Скендер, врз основа на член 110 и член 112 од Уставот на Република Северна Македонија и член 70 став 1 алинеја 1 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија („Службен весник на Република Македонија” број 70/1992 и „Службен весник на Република Северна Македонија” број 202/2019, 256/2020 и 65/2021), на седницата одржана на 7 февруари 2024 година, донесе

О Д Л У К А

1. СЕ УКИНУВА Правилникот за видот на штетни материи, како и начинот и методите на земање примероци за утврдување на штетните материи и други загадувачи/контаминенти (физички, хемиски и биолошки) во обработениот тутун и производи од тутун, донесен од министерот за земјоделство, шумарство и водостопанство, („Службен весник на Република Северна Македонија” број 84/2023).

2. Оваа одлука ќе се објави во „Службен весник на Република Северна Македонија”.

Образложение

I

Уставниот суд на Република Северна Македонија, по повод поднесената иницијатива од Кренар Лога од с. Ливади, Струга, со Решението У.бр.149/2023 од 5 декември 2023 година, поведе постапка за оценување на уставноста на актот, означен во точката 1 од Одлуката, затоа што пред Судот со основ се постави прашањето за неговата согласност со Уставот на Република Северна Македонија.

II

На седницата Судот утврди дека министерот за земјоделство, шумарство и водостопанство донел Правилник за видот на штетни материи, како и начинот и методите на земање примероци за утврдување на штетните материи и други загадувачи/контаминенти (физички, хемиски и биолошки) во обработениот тутун и производи од тутун, кој е заведен со архивски број 29-1713/2 од 28.03.2023 година, објавен на 20.04.2023 година во „Службен весник на Република Северна Македонија” број 84/2023.

Правилникот се состои од 11 члена и составен дел на истиот се прилози.

III

Владеењето на правото, според член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот на Република Северна Македонија, е темелна вредност на уставниот поредок на Република Северна Македонија.

Член 51 од Уставот уредува дека во Република Северна Македонија законите мораат да бидат во согласност со Уставот, а сите други прописи со Уставот и со закон. Секој е должен да ги почитува Уставот и законите.

Според член 52 став 1 од Уставот, законите и другите прописи се објавуваат пред да влезат во сила, а според став 2 на наведениот член од Уставот, законите и другите прописи се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” најдоцна во рок од седум дена од денот на нивното донесување.

Член 52 од Уставот е содржан во главата за основните слободи и права на човекот и граѓанинот, конкретно во делот за гаранциите на основните слободи и права, што укажува дека Уставот во однос на објавувањето на законите и другите прописи, не приоѓа како на техничко прашање, туку како на суштинско прашање од значење и во функција на обезбедување на принципот на владеење на правото и правната сигурност на граѓаните во остварувањето на слободите и правата, гарантирани со Уставот.

Во конкретниот случај Судот утврди дека Правилникот за видот на штетни материи, како и начинот и методите на земање примероци за утврдување на штетните материи и други загадувачи/контаминенти (физички, хемиски и биолошки) во обработениот тутун и производи од тутун, е заведен под архивскиот број 29-1713/2 од 28.03.2023 година, што како дејствие секогаш следи и е условено со претходно донесување на прописот.

Судот утврди и дека оспорениот правилник е објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија” со број 84/2023 на 20 април 2023 година, од што произлегува дека од донесувањето на Правилникот, до денот на неговото објавување во „Службен весник на Република Северна Македонија” се изминати повеќе од седум дена, односно надвор од предвидениот рок од член 52 став 2 од Уставот со кој е утврден временскиот период во кој законите и другите прописи треба да бидат објавени по нивното донесување, со што се повредува уставниот принцип на владеење на правото од член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот и правната сигурност на граѓаните како негов составен дел.

Од изнесените причини Судот оцени дека Правилникот за видот на штетни материи, како и начинот и методите на земање примероци за утврдување на штетните материи и други загадувачи/контаминенти (физички, хемиски и биолошки) во обработениот тутун и производи од тутун, донесен од министерот за земјоделство, шумарство и водостопанство („Службен весник на Република Северна Македонија” број 84/2023), не е во согласност со член 8 став 1 алинеја 3, член 51 и член 52 став 2 од Уставот.

IV

Врз основа на наведеното, Судот, со мнозинство гласови, одлучи како во диспозитивот на оваа одлука.

V

Оваа одлука произведува правно дејство од денот на објавувањето во „Службен весник на Република Северна Македонија“.

ПРЕТСЕДАТЕЛ
на Уставниот суд на Република Северна Македонија,
Добрила Кацарска

* * *


Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.149/2023
Shkup, 07.02.2024

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr. Tatjana Vasiq – Bozaxhieva, dr. Jadranka Daboviq – Anastasovska, Elizabeta Dukovska, dr. Osman Kadriu, dr. Darko Kostadinovski dhe mr. Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 dhe nenit 112 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 70 paragrafit 1 alinesë 1 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 70/1992 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 202/2019, 256/2020 dhe 65/2021), në seancën e mbajtur më 7 shkurt 2024, miratoi

V E N DI M

1. SHFUQIZOHET Rregullorja për llojin e materieve të dëmshme, si dhe mënyra dhe metodat e marrjes së mostrave për përcaktimin e materieve të dëmshme dhe ndotësve/kontaminentëve të tjerë (fizikë, kimikë dhe biologjikë) në duhanin dhe produktet e përpunuara të duhanit, e miratuar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.84/2023).

2. Ky vendim do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Arsyetim

I

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e iniciativës së parashtruar nga Krenar Lloga nga f. Livadhi, Strugë, me Aktvendimin U.nr. 149/2023 të 5 dhjetorit 2023, inicioi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit, të dhënë në pikën 1 të Vendimit, pasi para Gjykatës me bazë u shtrua çështja e tij me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

II

Në seancë, Gjykata konstatoi se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka miratuar Rregulloren për llojin e materieve të dëmshme, si dhe mënyrën dhe metodat e marrjes së mostrave për përcaktimin e materieve të dëmshme dhe ndotësve/kontaminentëve të tjerë (fizikë, kimikë dhe biologjikë) në duhanin e përpunuar dhe produktet e duhanit, që është regjistruar me numër arkivorë 29-1713/2 nga 28.03.2023, botuar më 20.04.2023 në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” me numër 84/2023.

Rregullorja përbëhet nga 11 nene dhe shtojcat janë pjesë përbërëse e Rregullores.

III

Në nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 e Kushtetutës, sundimi i së drejtës është përcaktuar si një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas nenit 51 të Kushtetutës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ligjet me doemos duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën, ndërsa të gjitha rregullat e tjera me Kushtetutë dhe me ligj. Të gjithë janë të detyruar ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet.

Në pajtim me nenin 52 paragrafin 1 të Kushtetutës, ligjet dhe rregullat e tjera nënligjore botohen para hyrjes në fuqi, kurse sipas paragrafit 2 të nenit në fjalë të Kushtetutës, ligjet dhe rregullat e tjera botohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonia e Veriut” më së voni në afat prej shtatë ditësh nga dita e miratimit të tyre.

Neni 52 i Kushtetutës gjendet në kapitullin për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, konkretisht në pjesën për garancitë e lirive dhe të drejtave themelore, që tregon se Kushtetuta nuk i qaset publikimit të ligjeve dhe rregulloreve të tjera si çështje teknike, por si çështje thelbësore me rëndësi dhe në funksion të garantimit të parimit të sundimit të së drejtës dhe sigurisë juridike të qytetarëve në realizimin e lirive dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Në rastin konkret Gjykata përcaktoi se Rregullorja për llojin e materieve të dëmshme, si dhe mënyra dhe metodat e marrjes së mostrave për përcaktimin e materieve të dëmshme dhe ndotësve/kontaminentëve të tjerë (fizikë, kimikë dhe biologjikë) në duhanin e përpunuar dhe produktet e duhanit është regjistruar me numër arkivi 29-1713/2 nga 28.03.2023 që si veprim gjithmonë pason dhe është kushtëzuar me miratimin paraprak të rregullit.

Gjykata po ashtu ka konstatuar se rregullorja e kontestuar është botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” me numër 84/2023 më 20 prill 2023, nga ku rrjedh se nga miratimi i Rregullores deri në ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” kanë kaluar më shumë se shtatë ditë, gjegjësisht përtej afatit të paraparë në nenin 52 paragrafin 2 të Kushtetutës, i cili përcakton periudhën kohore gjatë së cilës ligjet dhe aktet nënligjore duhet të publikohen pas miratimit të tyre, me çka cenohet parimi kushtetues i sundimit të së drejtës nga neni 8 paragrafi 1 alineja 3 e Kushtetutës dhe siguria juridike e qytetarëve si pjesë përbërëse e saj.

Për arsyet e cekura, Gjykata konsideroi se Rregullorja për llojin e materieve të dëmshme, si dhe mënyra dhe metodat e marrjes së mostrave për përcaktimin e materieve të dëmshme dhe ndotësve/kontaminentëve të tjerë (fizikë, kimikë dhe biologjikë) në duhanin e përpunuar dhe produktet e duhanit, e miratuar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 84/2023), nuk është në pajtim me nenin 8 paragrafin 1 alinenë 3, nenin 51 dhe nenin 52 paragrafin 2 të Kushtetutës.

IV

Në bazë të lartpërmendurës, Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij vendimi.

V

Ky vendim ka fuqi juridike nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

KRYETARE
e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Dobrilla Kacarska