Уставен суд на
Република Северна Македонија
У.бр.105/2023
Скопје, 17 јануари 2024 година
Уставниот суд на Република Северна Македонија, во состав Добрила Кацарска, претседател на Судот и судиите м-р Татјана Васиќ-Бозаџиева, д-р Јадранка Дабовиќ-Анастасовска, Елизабета Дуковска, д-р Осман Кадриу, д-р Дарко Костадиновски и м-р Фатмир Скендер врз основа на член 110 од Уставот на Република Северна Македонија и член 71 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија („Службен весник на Република Македонија” бр.70/1992 и „Службен весник на Република Северна Македонија” бр.202/2019, 256/2020 и 65/2021), на седницата одржана на 17 јануари 2024 година, донесе
Р Е Ш Е Н И Е
СЕ ПОВЕДУВА постапка за оценување на уставноста на Правилникот за формата и содржината на барањето за остварување на ослободувањето од данок на додадена вредност, увозни давачки и акциза на енергенти и данок на моторни возила за патнички автомобили и потребната документација која треба да се достави кон барањето, заведен под бр. 20-5359/7 од 30 декември 2022 година објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија“ број 5/2023 од 11.01.2023 година.
Образложение
I
Министерот за правда на Република Северна Македонија, до Уставниот суд на Република Северна Македонија, поднесе иницијатива за поведување постапка за оценување на уставноста на актот означен во диспозитивот на Решението.
Според подносителот на иницијативата, оспорениот акт не е во согласност со член 52 од Уставот на Република Северна Македонија.
Несогласноста на оспорениот акт со член 52 од Уставот на Република Северна Македонија, подносителот ја интерпретира врз основа на тоа дека прописот бил донесен и заведен под број 20-5359/7 на 30 декември 2022 година, а истиот бил објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија“ број 5 од 11 јануари 2023 година, во кој период биле поминати повеќе од седум дена, односно не бил запазен уставно пропишаниот рок за објавување на прописите во службеното гласило, поради што се бара Уставниот суд да поведе постапка за оценување на уставноста на оспорениот акт како спротивен на член 52 од Уставот на Република Северна Македонија.
II
Судот на седницата утврди дека со оспорениот правилник се нормира формата и содржината на барањето за остварување на ослободувањето од данок на додадена вредност, увозни давачки и акциза на енергенти и данок на моторни возила за патнички автомобили, како и потребната документација која треба да се достави кон барањето.
Правилникот се состои од четири члена со прилог Барање кое е составен дел од истиот.
III
Согласно член 110 алинеја 2 од Уставот, Уставниот суд на Република Северна Македонија одлучува за согласноста на другите прописи и на колективните договори со Уставот и со законите.
Според член 52 став 1 од Уставот на Република Северна Македонија, законите и другите прописи се објавуваат пред да влезат во сила, а според став 2 од истиот член, законите и другите прописи се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” најдоцна во рок од седум дена од денот на нивното донесување.
Објавувањето на законите и другите прописи е во функција на обезбедување на владеење на правото и остварување на слободите и правата на човекот и граѓанинот, како претпоставка за правната сигурност на граѓаните и другите правни субјекти.
Самото објавување на законите и другите прописи претставува чин на обнародување на тие акти и нивно ставање на увид на јавноста. Имено, законот, а во конкретниот случај прописот, со негово донесување, промулгирање и објавување во службено гласило од јавен интерес, станува применлив акт.
Имајќи го предвид карактерот и значењето на објавувањето на законите и другите прописи, Уставот на Република Северна Македонија утврдил обврска, но и рок, тие да се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” како службено гласило на Републиката.
Одредбата за објавувањето на законите и другите прописи во Уставот е предвидена во главата за основните слободи и права на човекот и граѓанинот и тоа во делот за гаранциите на основните слободи и права. Овој факт укажува дека Уставот, на објавувањето на законите и другите прописи не приоѓа како на техничко прашање, туку на прашање кое длабоко навлегува во уставните гаранции на основните слободи и права на човекот и граѓанинот.
Уставната гаранција за објавувањето на законите и другите прописи се афирмира токму преку одредување на временска рамка заради интензивирање на самата постапка на објавувањето.
Правилникот кој е предмет на уставно-судска оцена е заведен под архивски број 20-5359/7 и истиот е донесен на 30 декември 2022 година, а согласно Законот за објавување на законите и другите прописи и акти („Службен весник на Република Македонија” број 56/1999, 43/2002 и „Службен весник на Република Северна Македонија” број 21/2021) оспорениот акт е објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија“ број 5 од 11 јануари 2023 година.
Имајќи го предвид наведеното, Судот утврди дека во конкретниот случај е пречекорен уставниот рок за објавување на оспорениот акт, односно поминати се повеќе од седум дена за објавување во „Службен весник на Република Северна Македонија“, поради што основано може да се постави прашањето за согласноста на оспорениот правилник со член 52 од Уставот на Република Северна Македонија.
IV
Врз основа на наведеното, Судот, со мнозинство гласови, одлучи како во диспозитивот на ова решение.
ПРЕТСЕДАТЕЛ
на Уставниот суд нa Република Северна Македонија,
Добрила Кацарска
* * *
Gjykata Kushtetuese
e Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.105/2023
Shkup, 17 janar 2024
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës dhe gjykatësve mr. Tatjana Vasiq – Bozaxhieva, dr. Jadranka Daboviq – Anastasovska, Elizabeta Dukovska, dr. Osman Kadriu, dr. Darko Kostadinovski dhe mr. Fatmir Skender, në bazë të neneve 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 71 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 70/1992 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 202/2019, 256/2020 dhe 65/2021), në seancën e mbajtur më 17 janar 2024, miratoi
A K T V E N D I M
INICIOHET procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për realizimin e lirimit nga tatimi i vlerës së shtuar, taksave importuese dhe akcizës së energjensave dhe tatimi i automjeteve motorike për veturat e pasagjerëve dhe dokumentacioni i nevojshëm i cili duhet të dorëzohet me kërkesën, e regjistruar nën nr. 20-5359/7 të 30 dhjetorit 2022 të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 5/2023 të 11.01.2023.
Arsyetim
I
Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i parashtroi iniciativë për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të shënuar në dispozitivin e Aktvendimit.
Sipas parashtruesit të iniciativës, akti i kontestuar nuk është në përputhje me nenin 52 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mospërputhjen e aktit kontestues me nenin 52 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, parashtruesi i kërkesës e interpreton në bazë të asaj se rregullorja është miratuar dhe regjistruar me numrin 20-5359/7 më 30 dhjetor 2022 dhe është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 5 të datës 11 janar 2023, në të cilën periudhë kanë kaluar më shumë se shtatë ditë, gjegjësisht nuk është respektuar afati i përcaktuar me Kushtetutë për publikimin e rregulloreve në fletoren zyrtare, për këtë arsye kërkohet Gjykata Kushtetuese të inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit kontestues në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
II
Gjykata në seancë konstatoi se rregullorja e kontestuar rregullon formën dhe përmbajtjen e kërkesës për përjashtim nga tatimi mbi vlerën e shtuar, taksat e importit dhe akciza e energjensave dhe tatimi i mjeteve motorike për veturat e pasagjerëve, si dhe dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqitet me kërkesën.
Rregullorja përbëhet nga katër nene me bashkëngjitje Kërkesë e cila është pjesë përbërëse e saj.
III
Sipas nenit 110 alineja 2 e Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për përputhshmërinë e rregullave të tjera dhe të marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet.
Sipas nenit 52 paragrafi 1 i Kushtetutës, ligjet dhe dispozitat e tjera botohen para hyrjes në fuqi, ndërsa sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, ligjet dhe dispozitat e tjera botohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, më së voni brenda shtatë ditëve nga dita e miratimit të tyre.
Publikimi i ligjeve dhe rregulloreve të tjera është në funksion të garantimit të sundimit të së drejtës dhe realizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, si supozim për sigurinë juridike të qytetarëve dhe subjekteve të tjera juridike.
Akti i publikimit të ligjeve dhe rregulloreve të tjera është akt i shpalljes së atyre akteve dhe i vënies në dispozicion të publikut për inspektim. Përkatësisht ligji, ndërsa në rastin konkret rregullorja me miratimin, nënshkrimin, publikimin në fletoren zyrtare me interes publik bëhet akt i zbatueshëm.
Duke e marrë parasysh natyrën dhe rëndësinë e publikimit të ligjeve dhe rregulloreve të tjera, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka përcaktuar obligim, por edhe afat që ato të publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” si fletore zyrtare e Republikës.
Dispozita për botimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera në Kushtetutë është paraparë në kapitullin për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarit dhe në pjesën për garancitë e lirive dhe të drejtave themelore. Ky fakt tregon se Kushtetuta nuk i qaset botimit të ligjeve dhe rregulloreve të tjera si çështje teknike, por një çështje që depërton thellë në garancitë kushtetuese të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit.
Garancia kushtetuese për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera afirmohet pikërisht duke përcaktuar një afat kohor për intensifikimin e vetë procedurës së publikimit.
Rregullorja, e cila i nënshtrohet kontrollit kushtetueso-gjyqësor, është regjistruar me numrin e arkivit 20-5359/7 dhe është miratuar më 30 dhjetor 2022, në përputhje me Ligjin për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera (“Gazeta Zyrtare” e Republikës së Maqedonisë” numër 56/1999, 43/2002 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 21/2021) akti i kontestuar është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 5 të 11 janarit 2023.
Duke marrë parasysh sa më sipër, Gjykata konstatoi se në rastin konkret është tejkaluar afati kushtetues për publikimin e aktit kontestues, gjegjësisht kanë kaluar më shumë se shtatë ditë për publikim në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, për këtë arsye çështja e përputhshmërisë e rregullores së kontestuar me nenin 52 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është shtruar me bazë.
IV
Në bazë të lartpërmendurës, Gjykata, me shumicë votash vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.
KRYETARE
e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Dobrilla Kacarska