Уставен суд на
Република Северна Македонија
У.бр.101/2023
Скопје, 02.11.2023 година
Уставниот суд на Република Северна Македонија, во состав Добрила Кацарска, претседател на Судот и судиите Насер Ајдари, м-р Татјана Васиќ-Бозаџиева, Елизабета Дуковска, д-р Осман Кадриу, д-р Дарко Костадиновски и м-р Фатмир Скендер, врз основа на член 110 од Уставот на Република Северна Македонија и член 71 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија („Службен весник на Република Македонија” број 70/1992 и „Службен весник на Република Северна Македонија” број 202/2019, 256/2020 и 65/2021), на седницата одржана на 2 ноември 2023 година, донесе
Р Е Ш Е Н И Е
СЕ ПОВЕДУВА постапка за оценување на уставноста на Правилникот за формата и содржината на прекршочниот платен налог („Службен весник на Република Северна Македонија” број 128/2023).
Образложение
I
Министерот за правда, до Уставниот суд на Република Северна Македонија, поднесе иницијатива за поведување постапка за оценување на уставноста на актот означен во диспозитивот на Решението, со наводи дека не е донесен согласно со член 52 од Уставот со кој е утврден рокот за објавување на прописите во „Службен весник на Република Северна Македонија”, бидејќи од денот на неговото донесување, до дeнoт на неговото објавување, се изминати повеќе од седум дена.
Oд тие причини подносителот предлага Уставниот суд да поведе постапка за оценување на уставноста на оспорениот акт.
II
На седницата Судот утврди дека министерот за животна средина и просторно планирање донел Правилник за формата и содржината на прекршочниот платен налог, со архивски број 13-3728/1 од 9 јуни 2023 година, објавен на 20.06.2023 година во „Службен весник на Република Северна Македонија” број 128/2023.
Правилникот содржи 5 члена.
Во прилог и составен дел на правилникот се:
– Прилог број 1 за формата и содржината на прекршочниот платен налог за правно лице;
– Прилог број 2 за формата и содржината на прекршочниот платен налог за одговорно лице во правно лице;
– Прилог број 3 за формата и содржината на прекршочниот платен налог за физичко лице.
III
Во член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот, владеењето на правото е определено како една од темелните вредности на уставниот поредок на Република Северна Македонија.
Според член 51 од Уставот, во Република Северна Македонија законите мораат да бидат во согласност со Уставот, а сите други прописи со Уставот и со закон. Секој е должен да ги почитува Уставот и законите.
Согласно член 52 став 1 од Уставот, законите и другите прописи се објавуваат пред да влезат во сила, а според став 2 на наведениот член од Уставот, законите и другите прописи се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” најдоцна во рок од седум дена од денот на нивното донесување.
Член 52 од Уставот е содржан во главата за основните слободи и права на човекот и граѓанинот, конкретно во делот за гаранциите на основните слободи и права, што укажува дека Уставот во однос на објавувањето на законите и другите прописи, не приоѓа како на техничко прашање, туку како на суштинско прашање од значење и во функција на обезбедување на принципот на владеење на правото и правната сигурност на граѓаните во остварувањето на слободите и правата, гарантирани со Уставот.
Со иницијативата се оспорува уставноста на Правилникот за формата и содржината на прекршочниот платен налог, со наводи дека не е донесен согласно одредбата од член 52 став 2 од Уставот, со која е утврден временскиот период во кој законите и другите прописи треба да бидат објавени по нивното донесување.
Судот, постапувајќи по иницијативата со која се оспорува уставноста на Правилникот, утврди дека истиот е заведен под архивскиот број 13-3728/1 од 9 јуни 2023 година што како дејствие секогаш следи и е условено со претходно донесување на прописот.
Судот утврди и дека оспорениот правилник е објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија” број 128/2023 на 20 јуни 2023 година.
Тргнувајќи од член 52 став 2 на Уставот според кој законите и другите прописи се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” најдоцна во рок од седум дена од денот на нивното донесување, а во конкретниот случај од донесувањето на оспорениот правилник, до денот на неговото објавување во „Службен весник на Република Северна Македонија” се изминати повеќе од седум дена, Судот утврди дека оспорениот правилник, не е објавен согласно наведениот член од Уставот, со што е доведен во прашање уставниот принцип на владеење на правото од член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот и правната сигурност на граѓаните како негов составен дел.
Од наведените причини, Судот оцени дека оспорениот правилник не е во согласност со одредбите на Уставот на кои се повикува подносителот во иницијативата.
IV
Врз основа на наведеното, Судот, со мнозинство гласови, одлучи како во диспозитивот на ова решение.
ПРЕТСЕДАТЕЛ
на Уставниот суд на Република Северна Македонија,
Добрила Кацарска
* * *
Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.101/2023
Shkup, 02.11.2023
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr. Tatjana Vasiq – Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, dr. Osman Kadriu, dr. Darko Kostadinovski dhe mr. Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 71 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 70/1992 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 202/2019, 256/2020 dhe 65/2021), në seancën e mbajtur më 2 nëntor 2023, miratoi
A K T V E N D I M
INICIOHET procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 128/2023).
Arsyetim
I
Ministri i Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ka parashtruar iniciativë për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të përcaktuar në dispozitivin e Aktvendimit, me pretendimin se nuk është miratuar në përputhje me nenin 52 të Kushtetutës, me të cilin është përcaktuar afati për publikimin e rregulloreve në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, pasi nga dita e miratimit deri në ditën e botimit kanë kaluar më shumë se shtatë ditë.
Për këto arsye parashtruesi propozon që Gjykata Kushtetuese të iniciojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar.
II
Gjykata në seancë konstatoi se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka miratuar Rregullore për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje, me numër arkivi 13-3728/1 të datës 9 qershor 2023, të publikuar më 20.06.2023 në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 128/2023
Rregullorja i përmban 5 nene.
Në shtojcë dhe pjesë përbërëse e rregullores janë:
– Shtojca numër 1 për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje për personin juridik;
– Shtojca numër 2 për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje për personin përgjegjës në një person juridik;
– Shtojca numër 3 për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje për person fizik.
III
Në nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 e Kushtetutës, sundimi i së drejtës është përcaktuar si një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas nenit 51 të Kushtetutës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa të gjitha rregullat e tjera me Kushtetutë dhe me ligjin. Secili e ka për detyrë ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet.
Në bazë të nenit 52 paragrafi 1 i Kushtetutës, ligjet dhe aktet nënligjore botohen para se të hyjnë në fuqi, kurse sipas paragrafit 2 të nenit në fjalë të Kushtetutës, ligjet dhe dispozitat e tjera botohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonia e Veriut” më së voni brenda shtatë ditëve nga dita e miratimit të tyre.
Neni 52 i Kushtetutës ndodhet në kapitullin për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, konkretisht në pjesën për garancitë e lirive dhe të drejtave themelore, i cili tregon se Kushtetuta nuk i qaset publikimit të ligjeve dhe rregulloreve të tjera si çështje teknike, por si çështje thelbësore me rëndësi dhe në funksion të garantimit të parimit të sundimit të së drejtës dhe sigurisë juridike të qytetarëve në realizimin e lirive dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë.
Me iniciativën kontestohet kushtetutshmëria e Rregullores për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës për kundërvajtje, me pretendimin se nuk është miratuar në përputhje me dispozitën e nenit 52 paragrafit 2 të Kushtetutës, i cili e përcakton afatin në të cilin ligjet dhe rregulloret e tjera duhet të publikohen pas miratimit të tyre.
Gjykata, duke vepruar mbi iniciativën me të cilën kontestohet kushtetutshmëria e Rregullores, ka konstatuar se ajo është regjistruar nën numër arkivi 13-3728/1 të 9 qershorit 2023 që si veprim pason dhe kushtëzohet me miratimin paraprak të rregullores.
Gjykata gjithashtu ka konstatuar se rregullorja e kontestuar është botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” me numër 128/2023 më 20 qershor 2023.
Duke u nisur nga neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, sipas të cilit ligjet dhe dispozitat e tjera botohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” më së voni në afat prej shtatë ditësh nga dita e miratimit të tyre, e në rastin konkret nga miratimi i rregullores së kontestuar, deri në ditën e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kanë kaluar më shumë se shtatë ditë, Gjykata konstatoi se rregullorja e kontestuar nuk është publikuar në pajtim me nenin e potencuar të Kushtetutës, duke e vënë në pikëpyetje parimin kushtetues të sundimit të së drejtës nga neni 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës dhe sigurinë juridike të qytetarëve si pjesë përbërëse e saj.
Për arsyet e cekura, Gjykata vlerësoi se rregullorja e kontestuar nuk është në përputhje me dispozitat e Kushtetutës të cilave iu referohet parashtruesi në iniciativë.
IV
Në bazë të lartpërmendurës, Gjykata, me shumicë votash, vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.
KRYETARE
e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Dobrilla Kacarska