У.бр.150/2023


Уставен суд на
Република Северна Македонија
У.бр.150/2023
Скопје, 12.10.2023 година

 

Уставниот суд на Република Северна Македонија, во состав Добрила Кацарска, претседател на Судот и судиите Насер Ајдари, м-р Татјана Васиќ-Бозаџиева, Елизабета Дуковска, д-р Осман Кадриу, д-р Дарко Костадиновски и м-р Фатмир Скендер, врз основа на член 110 од Уставот на Република Северна Македонија и член 71 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија („Службен весник на Република Македонија” број 70/1992 и „Службен весник на Република Северна Македонија” број 202/2019, 256/2020 и 65/2021), на седницата одржана на 12 октомври 2023 година, донесе

Р Е Ш Е Н И Е

СЕ ПОВЕДУВА постапка за оценување на уставноста на Правилникот за количини на семенски и саден материјал од сорти на земјоделски растенија кои не ги исполнуваат условите за трговија, а се наменети за научни цели, селекција, официјално испитување или за инспекциски надзор заведен под бр.110-46/3 од 11 април 2023 година објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија” бр.84 од 20.04.2023 година.

Образложение

I

Кренар Лога од с. Ливади, Струга, до Уставниот суд на Република Северна Македонија, поднесе иницијатива за поведување постапка за оценување на уставноста на актот означен во диспозитивот на решението.

II

На седницата Судот утврди дека министерот за земјоделство, шумарство и водостопанство донел Правилник за количини на семенски и саден материјал од сорти на земјоделски растенија кои не ги исполнуваат условите за трговија, а се наменети за научни цели, селекција, официјално испитување или за инспекциски надзор заведен под бр.110-46/3 од 11 април 2023 година, објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија” бр.84 од 20.04.2023 година.

Правилникот се состои од 3 члена и составен дел на Правилникот се прилози.

III

Една од основните цели на Уставот на Република Северна Македонија е воспоставувањето на владеењето на правото во системот на власта. Овој уставен принцип со член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот е определен како темелна вредност на уставниот поредок на Република Северна Македонија.

Во Република Северна Македонија законите мораат да бидат во согласност со Уставот, а сите други прописи со Уставот и со закон, секој е должен да ги почитува Уставот и законите, согласно член 51 од Уставот.

Според член 52 став 1 од Уставот, законите и другите прописи се објавуваат пред да влезат во сила, а според став 2 од истиот член, законите и другите прописи се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” најдоцна во рок од седум дена од денот на нивното донесување.

Објавувањето на законите и другите прописи е во функција на обезбедување на владеење на правото и остварување на слободите и правата на човекот и граѓанинот, како претпоставка за правната сигурност на граѓаните и другите правни субјекти.

Самото објавување на законите и другите прописи претставува чин на обнародување на тие акти и нивно ставање на увид на јавноста, пред да влезат во сила.

Имајќи го предвид карактерот и значењето на објавувањето на законите и другите прописи, Уставот на Република Северна Македонија утврдил обврска, но и рок тие да се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” како службено гласило на Републиката.

Одредбата за објавувањето на законите и другите прописи во Уставот е предвидена во главата за основните слободи и права на човекот и граѓанинот и тоа во делот за гаранциите на основните слободи и права. Овој факт укажува дека Уставот, на објавувањето на законите и другите прописи не приоѓа како на техничко прашање, туку на прашање кое длабоко навлегува во уставните гаранции на основните слободи и права на човекот и граѓанинот.

Уставната гаранција за објавувањето на законите и другите прописи се афирмира токму преку одредување на временска рамка заради интензивирање на самата постапка на објавувањето.

Неспорно е дека во Правилникот кој е предмет на уставно- судска оцена, не е наведен денот на неговото донесување. Меѓутоа, истиот е заведен под архивски број 110-46/3 од 11 април 2023 година, што како дејствие секогаш следи и е условено со претходно донесување на прописот. Од друга страна, актот е објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија” бр.84 од 20.04.2023 година.

Врз основа на изнесеното и утврдената фактичка состојба, Судот оцени дека е пречекорен уставно пропишаниот рок од седум дена за објавување на оспорениот акт, Правилникот за количини на семенски и саден материјал од сорти на земјоделски растенија кои не ги исполнуваат условите за трговија, а се наменети за научни цели, селекција, официјално испитување или за инспекциски надзор („Службен весник на Република Северна Македонија” бр бр.84 од 20.04.2023 година), односно основано се постави прашањето за согласноста на оспорениот пропис со член 8 став 1 алинеја 3, член 51 и член 52 став 2 од Уставот на Република Северна Македонија.

IV

Врз основа на наведеното, Судот, со мнозинство гласови, одлучи како во диспозитивот на ова решение.

 

ПРЕТСЕДАТЕЛ
на Уставниот суд на Република Северна Македонија,
Добрила Кацарска

* * *


Gjykata Kushtetuese
e Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.150/2023
Shkup, 12.10.2023

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr. Tatjana Vasiq – Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, dr. Osman Kadriu, dr. Darko Kostadinovski dhe mr. Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 71 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 70/1992 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 202/2019, 256/2020 dhe 65/2021), në seancën e mbajtur më 12 tetor 2023, miratoi

A K T V E N D I M

INICOHET procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores për sasitë e materialit faror dhe për mbëltim të llojeve të bimëve bujqësore që nuk i plotësojnë kushtet për tregti, ndërsa dedikohen për qëllime shkencore, përzgjedhëse, ekzaminim zyrtar ose për inspektim, regjistruar nën nr.110-46/3 të 11 prillit 2023 publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.84 më 20.04.2023.

Arsyetim

I

Krenar Lloga nga fshati Livadhi, Strugë, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut i parashtroi iniciativë për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të përcaktuar në dispozitivin e këtij aktvendimi.

II

Në seancë, Gjykata konstatoi se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka miratuar Rregullore për sasitë e materialit faror dhe për mbëltim të llojeve të bimëve bujqësore që nuk i plotësojnë kushtet për tregtim, dhe janë të dedikuara për qëllime shkencore, përzgjedhëse, ekzaminim zyrtar ose për inspektim me nr. 110-46/3 të datës 11 prill 2023, botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 84, më 20.04.2023.

Rregullorja përbëhet nga 3 nene dhe shtojcat janë pjesë përbërëse e Rregullores.

III

Një nga qëllimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është vendosja e sundimit të së drejtës në sistemin e qeverisjes. Ky parim kushtetues është përcaktuar me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 e Kushtetutës si vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ligjet duhet medoemos të jenë në përputhje me Kushtetutën, dhe të gjitha rregullat e tjera me Kushtetutën dhe ligjin, secili është i obliguar ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet, sipas nenit 51 të Kushtetutës.

Sipas nenit 52 paragrafi 1 i Kushtetutës, ligjet dhe dispozitat e tjera botohen para hyrjes në fuqi, ndërsa sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, ligjet dhe dispozitat e tjera botohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, më së voni brenda shtatë ditëve nga dita e miratimit të tyre.

Publikimi i ligjeve dhe rregulloreve të tjera është në funksion të garantimit të sundimit të së drejtës dhe realizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, si supozim për sigurinë juridike të qytetarëve dhe personave të tjerë juridikë.

Vetë publikimi i ligjeve dhe rregulloreve të tjera është akt i shpalljes së atyre akteve dhe i vënies në dispozicion të publikut për inspektim, para se të hyjnë në fuqi.

Duke e marrë parasysh natyrën dhe rëndësinë e publikimit të ligjeve dhe rregulloreve të tjera, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka përcaktuar obligim, por edhe afat, që ato të publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” si lajmëtar zyrtar i Republikës.

Dispozita për botimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera në Kushtetutë është paraparë në kapitullin për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, si dhe në pjesën për garancitë e lirive dhe të drejtave themelore. Ky fakt tregon se Kushtetuta nuk i qaset botimit të ligjeve dhe rregulloreve të tjera si një çështje teknike, por një çështje që depërton thellë në garancitë kushtetuese të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit.

Garancia kushtetuese për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera afirmohet pikërisht duke përcaktuar një afat kohor për të intensifikuar vetë procedurën e publikimit.

Është e padiskutueshme se Rregullorja, e cila i nënshtrohet vlerësimit kushtetueso-gjyqësore, nuk e përcakton datën e miratimit të saj. Mirëpo, është regjistruar me numrin e arkivit 110-46/3 nga data 11 prill 2023, që si veprim vijon gjithmonë dhe kushtëzohet me miratimin e mëparshëm të rregullit. Nga ana tjetër, akti është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 84, më datë 20.04.2023.

Në bazë të gjendjes faktike të paraqitur dhe të përcaktuar, Gjykata vlerësoi se afati i përcaktuar me Kushtetutë prej shtatë ditësh për publikimin e aktit kontestues, Rregullores për sasitë e materialit faror dhe për mbëltim të llojeve të bimëve bujqësore që nuk i plotësojnë kushtet për tregti, ndërsa dedikohen për qëllime shkencore, përzgjedhëse, ekzaminim zyrtar ose për inspektim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 84, më datë 20.04.2023), përkatësisht, çështja e përputhshmërisë së rregullores kontestuese me nenin 8 paragrafin 1 alinenë 3, nenin 51 dhe nenin 52 paragrafin 2 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është ngritur në mënyrë të bazuar.

IV

Në bazë të lartpërmendurës, Gjykata, me shumicë votash vendosi si në dispozitivin e këtij vendimi.

KRYETARE
e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Dobrilla Kacarska