У.бр.31/2024-1


Уставен суд на
Република Северна Македонија
У.бр.31/2024
Скопје, 20.06.2024 година

Уставниот суд на Република Северна Македонија, во состав д-р Дарко Костадиновски, претседател на Судот и судиите Насер Ајдари, м-р Татјана Васиќ-Бозаџиева, д-р Јадранка Дабовиќ-Анастасовска, Елизабета Дуковска, д-р Осман Кадриу, Добрила Кацарска, д-р Ана Павловска-Данева и м-р Фатмир Скендер, врз основа на член 110 од Уставот на Република Северна Македонија, член 47 алинеја 1 и член 71 алинеја 2 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија („Службен весник на Република Македонија” бр.70/1992 и „Службен весник на Република Северна Македонија” бр.202/2019, 256/2020 и 65/2021), на седницата одржана на 20.06.2024 година, донесе

Р Е Ш Е Н И Е

1. СЕ ЗАПИРА постапката за оценување на уставноста на член 15 алинеја 3 од Деловникот на Советот на Општина Гостивар број 07-7/1 од 25.01.2006 година („Службен гласник на Општина Гостивар” број 1/2006).

2. СЕ СТАВА ВОН СИЛА Решението за запирање на извршувањето на поединечните акти и дејствија што се преземени врз основа на член 15 алинеја 3 од Деловникот на Советот на Општина Гостивар број 07-7/1 од 25.01.2006 година („Службен гласник на Општина Гостивар” број 1/2006).

3. Оваа одлука ќе се објави во „Службен весник на Република Северна Македонија”.

Образложение

I

Уставниот суд на Република Северна Македонија, врз основа на член 14 став 1 од Деловникот на Уставниот суд, по сопствена иницијатива со Решението У.бр.31/2024 од 27 март 2024 година, поведе постапка за оценување на уставноста и законитоста на одредбата од актот, означен во точката 1 од Одлуката, затоа што пред Судот со основ се постави прашањето за нејзината согласност со Уставот.

На седницата одржана на 27.03.2024 година, Судот донесе решение да поведе постапка за оценување на уставноста на член 15 алинеја 3 од Деловникот на Советот на Општина Гостивар број 07-7/1 од 25.01.2006 година („Службен гласник на Општина Гостивар” број 1/2006) бидејќи оцени дека оспорениот член е незаконит, а со тоа и спротивен на темелната вредност на уставниот поредок – начелото на владеење на правото од член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот и го запре извршувањето на поединечните акти и дејствија што се преземени врз основа на член 15 алинеја 3 од Деловникот.

II

Во текот на постапката, доносителот на оспорениот акт, до Уставниот суд достави допис број 09-833/2 од 15 мај 2024 година, со кој го известува Судот дека Советот на Општина Гостивар на седница одржана на 23 април 2024 година, донел Одлука за измени на Деловникот на Општина Гостивар бр.07-7/1 од 25.01.2006 година. Одлуката за измени на Деловникот на Општина Гостивар со број 08-890/1 е објавена во „Службен гласник на Општина Гостивар“ број 4/24 од 23.04.2024 година.

Од увидот во одлуката за измена на Деловникот на Советот на Општина Гостивар бр.08-890/1 („Службен гласник на Општина Гостивар“ број 4/24), Судот утврди дека во член 4 од истата е наведено дека Советот на Општина Гостивар го брише член 15 алинеја 3 од Деловникот на Советот на Општина Гостивар бр.07-7/1 од 25.01.2006 („Службен гласник на Општина Гостивар“ број 1/2006), како незаконит и спротивен на темелните вредности на уставниот поредок. Оваа одлука стапила на сила со денот на донесувањето, согласно со член 5 од истата.

Имајќи предвид дека во текот на постапката, Советот на Општина Гостивар го избришал оспорениот член 15 алинеја 3 од Деловникот со што истиот престанал да важи и не е повеќе во правниот поредок, Судот утврди дека се настапени условите од член 47 алинеја 1 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија за запирање на постапката.

III

Врз основа на наведеното, Судот одлучи како во диспозитивот на ова решение.

ПРЕТСЕДАТЕЛ
на Уставниот суд на Република Северна Македонија,
д-р Дарко Костадиновски

* * *


Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.31 /2024
Shkup, 27.03.2024

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr. Tatjana Vasiq – Bozaxhieva, dr. Jadranka Daboviq – Anastasovska, Elizabeta Dukovska, dr. Osman Kadriu, dr. Darko Kostadinovski, dr. Ana Pavllovska – Daneva dhe mr. Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nenit 14 paragrafi 1, nenit 27 dhe nenit 71 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 70/1992 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 202/2019, 256/2020 dhe 65/2021), në seancën e mbajtur më 27 mars 2024, miratoi

A K T V E N D I M

1. INICIOHET procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 15 alineja 3 e Rregullores së Këshillit të Komunës së Gostivarit, numër 07-7/1 të datës 25.01.2006 (“Gazeta Zyrtare e Komunës së Gostivarit” numër 1/2006).

2. NDËRPRITET zbatimi i akteve individuale dhe veprimeve të kryera në bazë të nenit 15 alineja 3 e Rregullores së Këshillit të Komunës së Gostivarit, numër 07-7/1 të datës 25.01.2006 (“Gazeta Zyrtare e Komunës së Gostivarit” numër 1/2006).

3. Ky aktvendim do të botohet në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Arsyetim

I

Në mbledhjen e punës të mbajtur më 25 dhjetor 2023, Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 14 paragrafin1 të Rregullores së Gjykatës, vendosi me iniciativë të vetën që të formojë lëndë për vlerësimin e përputhshmërisë së aktit të kontestuar, me dispozitat e Kushtetutës.

II

Në seancë Gjykata përcaktoi se Rregullorja e Këshillit të Komunës së Gostivarit në bazë të nenit 36 paragrafi 1 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 5/2002), në seancën e mbajtur më 25.01.2006, ka miratuar Rregullore të Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Rregullorja i përmban 18 kapituj. Në kapitullin 3, pika 3 me titull “Inicimi i nismave dhe paraqitja e propozimeve” në nenin 15 alineja 3, parashikohet se anëtari i Këshillit ka të drejtë të paraqesë kërkesë për interpretim autentik të rregullave në seancat e Këshillit.

III

Sipas nenit 8 paragrafi 1 alineja 3 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sundimi i së drejtës është vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me nenin 51 të Kushtetutës është përcaktuar se në Republikën e Maqedonisë së Veriut ligjet medoemos duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, kurse të gjitha rregullat e tjera me Kushtetutën dhe ligjin. Secili e ka për detyrë ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Sipas dispozitës kushtetuese të paraparë në nenin 68 paragrafi 1 alineja 2, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kompetencë kushtetuese për të botuar ligje dhe për të dhënë interpretim autentik të ligjeve.

Sipas nenit 110 alinesë 2 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për përputhshmërinë e rregullave të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet.

Në bazë të nenit 14 paragrafit 1 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese mund të iniciojë vetë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një ligji, përkatësisht kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një rregulli ose akti tjetër të përgjithshëm.

Sipas nenit 27 paragrafit 1 të Rregullores së Gjykatës, Gjykata Kushtetuese gjatë procedurës, deri në miratimin e vendimit të plotfuqishëm, mund të miratojë aktvendim për ndalimin e ekzekutimit të akteve individuale ose veprimeve që janë ndërmarrë në bazë të një ligji, një rregulli tjetër ose një akti të përgjithshëm, i cili vlerëson kushtetutshmërinë, përkatësisht ligjshmërinë e tij, nëse zbatimi i tij mund të sjellë pasoja të vështira për t’u mënjanuar.

Duke u nisur nga dispozitat e përmendura kushtetuese, del se ligjet miratohen në përputhje me Kushtetutën ndërsa të gjitha rregullat e tjera në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, se vetëm Kuvendi ka kompetencë kushtetuese për miratimin e ligjeve dhe interpretimin autentik të tyre ndërsa e gjithë kjo në funksion të garantimit të sundimit të ligjit dhe realizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, si supozim për sigurinë juridike të qytetarëve dhe subjekteve të tjera juridike.

Nga përmbajtja e aktit të kontestuar, del se Rregullorja e Këshillit të Komunës së Gostivarit në bazë të nenit 36 paragrafi 1 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 5/2002), në seancën e mbajtur më 25.01.2006, ka miratuar Rregullore të Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Në nenin e kontestuar 15 të Rregullores janë të rregulluara të drejtat e anëtarit të Këshillit në seancat e Këshillit. Ndër të drejtat e tjera, alineja 3 e të njëjtit nen përmban të drejtën e anëtarit të këshillit që gjatë një seance të ketë të drejtën të paraqesë kërkesë për interpretim autentik dhe rrjedhimisht edhe mundësinë e kontestuar që Këshilli të japë interpretim autentik të rregulloreve.

Interpretim autentik të ligjeve jep ligjvënësi si organ i pushtetit legjislativ. Kuvendi në pajtim me nenin 68 paragrafin 1 alinenë 2 të Kushtetutës i miraton ligjet dhe jep interpretim autentik të ligjeve, kurse procedura për interpretimin autentik të ligjeve rregullohet me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës të Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 91/2008, 119/2010, 23/2013, 152/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.152/19 dhe 248/23).

Sipas teorisë juridike, interpretimi autentik i ligjeve nënkupton përcaktimin e përmbajtjes dhe kuptimit të vërtetë të një ligji tashmë të miratuar, i cili në zbatimin e tij tregon paqartësi, dymendësi ose përmban zbrazëtira. Interpretimi autentik është pjesë përbërëse e ligjit të publikuar.

Në rastin konkret, Këshilli i Komunës së Gostivarit, si organ i pushtetit lokal, ka miratuar Rregullore të Këshillit të Komunës së Gostivarit, në të cilën neni 15 alineja 3 përmban interpretimin autentik të kontestuar të rregullave.

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale nuk përmban një dispozitë të shprehur se këshillat e komunave mund të japin një interpretim autentik të rregullave që i miratojnë.

Me nenin 36 paragrafi 1 pika 1 e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Këshilli i Komunës është kompetent ta miratojë statutin e komunës dhe rregullat e tjera, ndërsa sipas nenit 62 paragrafit 1 të Ligjit, këshilli në kryerjen e detyrave me kompetencë të tij miraton rregulla, përkatësisht: statutin, programet, planet, vendimet dhe rregulla të tjera të përcaktuara me ligj, që do të thotë se Ligji nuk e përmban një dispozitë se këshillat komunal mund të japin interpretim autentik të rregullave të cilat i miratojnë.

Në një situatë të tillë faktike, pa mëdyshje del se Këshilli i Komunës së Gostivarit i ka tejkaluar kompetencat e veta ligjore me miratimin e Rregullores së Këshillit të Komunës së Gostivarit, në të cilën e drejta për interpretim autentik gjendet në nenin 15 paragrafin 3.

Duke e marrë parasysh se kjo është një çështje që duhet të parashikohet me ligj në mënyrë që organet e pushtetit lokal të mund ta zbatojnë atë, siç parashikohet që ligjvënësi si organ i pushtetit shtetëror, shprehimisht në Kushtetutë me nenin 68 paragrafin 1 alinenë 2, sipas të cilit Kuvendi miraton ligje dhe jep interpretim autentik të ligjeve dhe procedura për interpretim autentik të ligjeve është e rregulluar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 91/2008, 119/2010, 23/2013, 152/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 152/19 dhe 248/23). Duke qenë se organet e pushtetit lokal nuk kanë bazë ligjore për të dhënë interpretim autentik, ky institut dhe procedura e tij nuk mund të rregullohen fillimisht në rregullore apo statut.

Për arsyet e përmendura, Gjykata vlerëson se alineja 3 e nenit 15 të Rregullores është e paligjshme dhe rrjedhimisht në kundërshtim me vlerën themelore të rendit kushtetues – parimin e sundimit të së drejtës nga neni 8 paragrafi 1 alineja 3 e Kushtetutës, sipas së cilës në rendin juridik duhet të ekzistojnë rregulla juridikisht të harmonizuara me Kushtetutën dhe ligjet.

Bazuar në analizën e lartpërmendur kushtetuese-gjyqësore, Gjykata konstatoi se janë plotësuar kushtet nga neni 27 paragrafi 1 i Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për miratimin e aktvendimit për ndërprerjen e ekzekutimit të akteve individuale apo veprimeve të ndërmarra në bazë të aktit të kontestuar, për shkak të shfaqjes së mundshme të pasojave të vështira për t’u menjanuar dhe të pariparueshme për qytetarët, përkatësisht veprimet e ndërmarra në bazë të së drejtës për interpretim autentik.

IV

Në bazë të lartpërmendurës Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.

V

Ky aktvendim ka fuqi juridike nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“.

KRYETARE
e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Dobrilla Kacarska