У.бр.128/2023


Уставен суд на
Република Северна Македонија
У.бр.128/2023
Скопје, 14 ноември 2023 година

Уставниот суд на Република Северна Македонија, во состав Добрила Кацарска, претседател на Судот и судиите Насер Ајдари, м-р Татјана Васиќ-Бозаџиева, Елизабета Дуковска, д-р Осман Кадриу, д-р Дарко Костадиновски и м-р Фатмир Скендер, врз основа на член 110 од Уставот на Република Северна Македонија, член 28 алинеја 1 и член 71 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија („Службен весник на Република Македонија” бр.70/1992 и „Службен весник на Република Северна Македонија” бр.202/2019, 256/2020 и 65/2021), на седницата одржана на 14 ноември 2023 година, донесе

Р Е Ш Е Н И Е

СЕ ОТФРЛА барањето за преиспитување на Решението У.бр.12/2023 од 25.07.2023 година на Уставниот суд на Република Северна Македонија.

Образложение

I

Санде Пејоски од Охрид, поднесе барање за преиспитување на Решението У.бр.12/2023 од 25.07.2023 година на Уставниот суд на Република Северна Македонија.

Според наводите подносителот предлага повторно разгледување на Решението У.бр.12/2023 и донесување нова одлука.

Во барањето подносителот укажува дека со примената на член 128 став 4 од Законот за парнична постапка, на нотарите и извршителите им се дава право да носат извршни одлуки, односно ја преземаат улогата на паралелно судство, кое согласно Уставот е забрането, а целта на донесување на Законот за нотаријатот и Законот за извршување била да се растерети судството од административни неспорни предмети, како и поефикасно постапување на судовите при спроведување на оставинската постапка.

Поради тоа, подносителот смета дека член 128 став 4 од Законот за парнична постапка е спротивен на член 30 и Амандманот XXV од Уставот на Република Северна Македонија.

II

На седницата Судот утврди дека по барање од истиот подносител со Решението У.бр.12/2023 од 25.07.2023 година, Уставниот суд на Република Северна Македонија ја отфрлил иницијативата врз основа на член 28 алинеја 2 од Деловникот, од причина што повторно се оспорувала уставноста на член 128 став 4 од Законот за вонпарнична постапка, за кој Судот веќе се произнел и зазел став со Решението У.бр.211/2010 од 12.10.2011 година.

III

Согласно член 112 став 3 од Уставот на Република Северна Македонија, одлуките на Уставниот суд се конечни и извршни.

Според член 28 алинеја 1 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија, Уставниот суд ќе ја отфрли иницијативата ако не е надлежен да одлучува за барањето.

Согласно горенаведената цитирана уставна одредба, одлуките на Уставниот суд на Република Северна Македонија се конечни и извршни, што значи дека ниту Уставниот суд ниту кој било друг орган има уставна надлежност или овластување да ги преиспитуваат одлуките на Судот.

Имајќи го предвид горенаведеното, Судот оцени дека се исполнети условите од член 28 алинеја 1 од Деловникот на Судот за отфрлање на барањето.

IV

Врз основа на наведеното, Судот одлучи како во диспозитивот на ова решение.

ПРЕТСЕДАТЕЛ
на Уставниот суд на Република Северна Македонија,
Добрила Кацарска

* * *


Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr. 128/2023
Shkup, 14 nëntor 2023

Gjykata Kushtetue e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës, dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr. Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, dr. Osman Kadriu, dr. Darko Kostadinovski dhe mr. Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nenit 28 alineja 1 dhe nenit 71 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 70/1992 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 202/2019, 256/2020 dhe 65/2021), në seancën e mbajtur më 14 nëntor 2023, miratoi

A K T V E N D I M

REFUZOHET Kërkesa për rishqyrtimin e Aktvendimit U. nr.12/2023 të datës 25.07.2023 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Arsyetim

I

Sande Pejoski nga Ohri ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim të Aktvendimit U.nr.12/2023 të datës 25.07.2023 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas pretendimeve, parashtruesi propozon që të rishqyrtohet Aktvendimi U. nr.12/2023 dhe të merret vendim i ri.

Në kërkesë, parashtruesi thekson se me zbatimin e nenit 128 paragrafi 4 të Ligjit për procedurën kontestimore, noterëve dhe përmbaruesve u jepet e drejta të marrin vendime përmbarimore, përkatësisht të marrin rolin e një gjyqësie paralele, që në pajtim me Kushtetutën është e ndaluar, dhe qëllimi i miratimit të Ligjit për noterinë dhe ligji për përmbarim ishte lirimi i gjyqësisë nga lëndët administrative jokontestuese, si dhe veprimi më efikas i gjykatave gjatë zbatimit të procedurës së trashigimisë.

Prandaj, parashtruesi konsideron se neni 128 paragrafi 4 i Ligjit për procedurë kontestimore është në kundërshtim me nenin 30 dhe amendamentin XXV të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

II

Gjykata në seancë përcaktoi se pas kërkesës së të njëjtit parashtrues me Vendimin U.nr. 12/2023 nga 25.07.2023, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka refuzuar iniciativën në bazë të nenit 28 alineja 2 të Rregullores, për arsye se është kontestuar sërish kushtetutshmëria e nenit 128 paragrafi 4 të Ligjit për procedurën jashtë kontestimore, për të cilën Gjykata tashmë ka vendosur dhe ka marrë qëndrim me Aktvendimin U. nr.211/2010 të datës 12.10.2011.

III

Në pajtim me nenin 112 paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të ekzekutueshme.

Sipas nenit 28 alineja 1 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë iniciativën nëse nuk është kompetente për të vendosur për kërkesën.

Në pajtim me dispozitën e lartpërmendur kushtetuese, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të formës së prerë dhe të ekzekutueshme, që do të thotë se as Gjykata Kushtetuese dhe as ndonjë organ tjetër nuk ka kompetencë kushtetuese apo autoritet për të shqyrtuar vendimet e Gjykatës.

Duke marrë parasysh sa më sipër, Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet e nenit 28 paragrafi 1 të Rregullores së Gjykatës për refuzimin e kërkesës.

IV

Në bazë të lartëpërmendurës, Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.

KRYETARE
e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Dobrilla Kacarska