Уставен суд на
Република Северна Македонија
У.бр.149/2023
Скопје, 05.12.2023 година
Уставниот суд на Република Северна Македонија, во состав Добрила Кацарска, претседател на Судот и судиите Насер Ајдари, м-р Татјана Васиќ-Бозаџиева, Елизабета Дуковска, д-р Осман Кадриу, д-р Дарко Костадиновски и м-р Фатмир Скендер, врз основа на член 110 од Уставот на Република Северна Македонија и член 71 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија („Службен весник на Република Македонија” број 70/1992 и „Службен весник на Република Северна Македонија” број 202/2019, 256/2020 и 65/2021), на седницата одржана на 5 декември 2023 година, донесе
Р Е Ш Е Н И Е
СЕ ПОВЕДУВА постапка за оценување на уставноста на Правилникот за видот на штетни материи, како и начинот и методите на земање примероци за утврдување на штетните материи и други загадувачи/контаминенти (физички, хемиски и биолошки) во обработениот тутун и производи од тутун („Службен весник на Република Северна Македонија” бр.84/2023).
Образложение
I
Кренар Лога с. Ливади, Струга, до Уставниот суд на Република Северна Македонија, поднесе иницијатива за поведување постапка за оценување на уставноста на актот означен во диспозитивот на Решението, со наводи дека не е донесен согласно со член 52 од Уставот со кој е утврден рокот за објавување на прописите во „Службен весник на Република Северна Македонија”, бидејќи од денот на неговото донесување до дeнoт на неговото објавување, се изминати повеќе од седум дена.
Oд тие причини подносителот предлага Уставниот суд да поведе постапка за оценување на уставноста на оспорениот акт.
II
На седницата Судот утврди дека министерот за земјоделство, шумарство и водостопанство донел Правилник за видот на штетни материи, како и начинот и методите на земање примероци за утврдување на штетните материи и други загадувачи/контаминенти (физички, хемиски и биолошки) во обработениот тутун и производи од тутун, кој е заведен со архивски број 29-1713/2 од 28.03.2023 година, објавен на 20.04.2023 година во „Службен весник на Република Северна Македонија” број 84/2023.
Правилникот се состои од 11 члена и составен дел на Правилникот се прилози.
III
Во член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот, владеењето на правото е определено како една од темелните вредности на уставниот поредок на Република Северна Македонија.
Според член 51 од Уставот, во Република Северна Македонија законите мораат да бидат во согласност со Уставот, а сите други прописи со Уставот и со закон. Секој е должен да ги почитува Уставот и законите.
Согласно член 52 став 1 од Уставот, законите и другите прописи се објавуваат пред да влезат во сила, а според став 2 на наведениот член од Уставот, законите и другите прописи се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” најдоцна во рок од седум дена од денот на нивното донесување.
Член 52 од Уставот е содржан во главата за основните слободи и права на човекот и граѓанинот, конкретно во делот за гаранциите на основните слободи и права, што укажува дека Уставот во однос на објавувањето на законите и другите прописи, не приоѓа како на техничко прашање, туку како на суштинско прашање од значење и во функција на обезбедување на принципот на владеење на правото и правната сигурност на граѓаните во остварувањето на слободите и правата, гарантирани со Уставот.
Со иницијативата се оспорува уставноста на Правилникот за видот на штетни материи, како и начинот и методите на земање примероци за утврдување на штетните материи и други загадувачи/контаминенти (физички, хемиски и биолошки) во обработениот тутун и производи од тутун, со наводи дека не е донесен согласно одредбата од член 52 став 2 од Уставот, со која е утврден временскиот период во кој законите и другите прописи треба да бидат објавени по нивното донесување.
Судот, постапувајќи по иницијативата со која се оспорува уставноста на Правилникот, утврди дека истиот е заведен под архивскиот број 29-1713/2 од 28.03.2023 година што како дејствие секогаш следи и е условено со претходно донесување на прописот. Судот утврди и дека оспорениот правилник е објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија” број 84/2023 на 20 април 2023 година.
Тргнувајќи од член 52 став 2 на Уставот според кој законите и другите прописи се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” најдоцна во рок од седум дена од денот на нивното донесување, а во конкретниот случај од донесувањето на оспорениот правилник до денот на неговото објавување во „Службен весник на Република Северна Македонија” се изминати повеќе од седум дена, Судот утврди дека оспорениот правилник не е објавен согласно наведениот член од Уставот, со што е доведен во прашање уставниот принцип на владеење на правото од член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот и правната сигурност на граѓаните како негов составен дел.
Од наведените причини, пред Судот основано се постави прашањето за согласноста на оспорениот правилник со одредбите на Уставот на кои се повикува подносителот во иницијативата.
IV
Врз основа на изнесеното, Судот, со мнозинство гласови, одлучи како во диспозитивот на ова решение.
ПРЕТСЕДАТЕЛ
на Уставниот суд на Република Северна Македонија,
Добрила Кацарска
* * *
Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.149/2023
Shkup, 05.12.2023
Gjykata Kushtetue e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës, dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr. Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, dr. Osman Kadriu, dr. Darko Kostadinovski dhe mr. Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 71 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 70/1992 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 202/2019, 256/2020 dhe 65/2021), në seancën e mbajtur më 5 dhjetor 2023, miratoi
A K T V E N D I M
INICOHET procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores për llojin e materieve të dëmshme, si dhe mënyrën dhe metodat e marrjes së mostrave për përcaktimin e materieve të dëmshme dhe ndotësve/kontaminentëve të tjerë (fizikë, kimikë dhe biologjikë) në duhanin dhe produktet e përpunuara të duhanit (“Gazeta Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.84/2023).
Arsyetim
I
Krenar Loga fsh. Livadhi, Strugë, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar iniciativë për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të shënuar në dispozitivin e Aktvendimit, me pretendimet se nuk është miratuar në pajtim me nenin 52 të Kushtetutës, me të cilin është përcaktuar afati për publikimin e rregullave në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sepse nga dita e miratimit deri në ditën e publikimit kanë kaluar më shumë se shtatë ditë.
Për këto arsye, parashtruesi propozon që Gjykatës Kushtetuese të fillojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar.
II
Në seancë, Gjykata konstatoi se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka miratuar Rregulloren për llojin e materieve të dëmshme, si dhe mënyrën dhe metodat e marrjes së mostrave për përcaktimin e materieve të dëmshme dhe ndotësve/kontaminentëve të tjerë (fizikë, kimikë dhe biologjikë) në duhanin e përpunuar dhe produktet e duhanit, që është regjistruar me numër arkivorë 29-1713/2 nga 28.03.2023, botuar më 20.04.2023 në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” me numër 84/2023.
Rregullorja përbëhet nga 11 nene dhe shtojcat janë pjesë përbërëse e Rregullores.
III
Në nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës, sundimi i së drejtës është përcaktuar si një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas nenit 51 të Kushtetutës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa të gjitha rregullat tjera me Kushtetutë dhe me ligj. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet.
Në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 të Kushtetutës, ligjet dhe rregullat tjera nënligjore botohen para hyrjes në fuqi, kurse sipas paragrafit 2 të nenit në fjalë të Kushtetutës, ligjet dhe rregullat tjera botohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonia e Veriut” më së voni në afat prej shtatë ditësh nga dita e miratimit të tyre.
Neni 52 i Kushtetutës gjendet në kapitullin për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, konkretisht në pjesën për garancitë e lirive dhe të drejtave themelore, që tregon se Kushtetuta nuk i qaset publikimit të ligjeve dhe rregulloreve të tjera si çështje teknike, por si çështje thelbësore me rëndësi dhe në funksion të garantimit të parimit të sundimit të së drejtës dhe sigurisë juridike të qytetarëve në realizimin e lirive dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë.
Me Iniciativë kontestohet kushtetutshmëria e Rregullores për llojin e materieve të dëmshme, si dhe mënyra dhe metodat e marrjes së mostrave për përcaktimin e materieve të dëmshme dhe ndotësve/kontaminentëve tjerë (fizikë, kimikë dhe biologjikë) në duhanin e përpunuar dhe produktet e duhanit, me pretendime se nuk është miratuar në përputhje me dispozitën e nenit 52 paragrafi 2 të Kushtetutës, që përcakton periudhën kohore në të cilën ligjet dhe aktet e tjera duhet të publikohen pas miratimit të tyre.
Gjykata, duke vepruar me iniciativën për kontestimin e kushtetutshmërisë së Rregullores, ka konstatuar se e njëjta është regjistruar me numër arkivor nr. 29-1713/2 të datës 28.03.2023, që si veprim gjithmonë vijon dhe kushtëzohet me miratimin e mëparshëm të rregullit. Gjykata gjithashtu ka konstatuar se rregullorja e kontestuar është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” me numër 84/2023 më 20 prill 2023.
Duke u nisur nga neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, sipas të cilit ligjet dhe dispozitat tjera botohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” më së voni në afat prej shtatë ditësh nga dita e miratimit të tyre, e në rastin konkret nga miratimi i rregullores së kontestuar deri në ditën e publikimit të sajë në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” kanë kaluar më shumë se shtatë ditë, Gjykata ka konstatuar se rregullorja e kontestuar nuk është publikuar në përputhje me nenin e përcaktuar të Kushtetutës, duke vënë në pikëpyetje parimin kushtetues të sundimit të së drejtës nga neni 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës dhe siguria juridike e qytetarëve si pjesë përbërëse e saj.
Për arsyet e cekura, me të drejtë para Gjykatës u ngrit çështja e përputhshmërisë së rregulloreve të kontestuara me dispozitat e Kushtetutës, të cilave parashtruesi u referohet në iniciativë.
IV
Në bazë të lartëpërmendurës, Gjykata me shumicë votash vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.
KRYETARE
e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Dobrilla Kacarska