У.бр.108/2023


Уставен суд
на Република Северна Македонија
У.бр.108/2023
Скопје, 02.11.2023 година

Уставниот суд на Република Северна Македонија, во состав Добрила Кацарска, претседател на Судот и судиите Насер Ајдари, м-р Татјана Васиќ-Бозаџиева, Елизабета Дуковска, д-р Осман Кадриу, д-р Дарко Костадиновски и м-р Фатмир Скендер, врз основа на членовите 110 и 112 од Уставот на Република Северна Македонија и членовите 70 и 73 од Деловникот на Уставниот суд на Република Северна Македонија („Службен весник на Република Македонија” бр.70/1992 и „Службен весник на Република Северна Македонија“ бр.202/2019, 256/2020 и 65/2021) на седницата одржана на 02.11.2023 година, донесе

О Д Л У К А

1. СЕ УКИНУВА Правилникот за содржината на студиските програми („Службен весник на Република Северна Македонија” бр.79/2023).

2. Оваa одлука ќе се објави во „Службен весник на Република Северна Македонија“.

Образложение

I

Уставниот суд на Република Северна Македонија, во врска со иницијативата поднесена од министерот за правда, со Решението У.бр.108/2023 од 13 септември 2023 година поведе постапка за оценување на уставноста на актот означен во диспозитивот од оваа одлука, бидејќи основано се постави прашањето за неговата согласност со Уставот на Република Северна Македонија.

II

На седницата Судот утврди дека Правилникот за содржината на студиските програми е донесен врз основа на член 43 став 2 точка 4 од Законот за високото образование („Службен весник на Република Македонија“ бр. 82/2018 и „Службен весник на Република Северна Македонија“ бр. 178/2021), од страна на Националниот совет за високо образование и научно-истражувачка дејност на седницата одржана на 30.03.2023 година.

Правилникот содржи 10 члена.

Во прилог и составен дел на правилникот се:

-Прилог 1
1. Карта на високообразовна установа;
-Прилог 2.1 – Податоци за студиската програма на прв/втор циклус;
-Прилог 2.2 – Податоци за студиската програма на трет циклус;
-Прилог 3 – Содржина на предметните програми;
-Прилог 4 – Податоци за лицата што ќе изведуваат настава и за ментори на докторски студии.

III

Во член 8 став 1 алинеја 3 од Уставот, владеењето на правото е определено како една од темелните вредности на уставниот поредок на Република Северна Македонија.

Согласно член 51 од Уставот во Република Северна Македонија, законите мораат да бидат во согласност со Уставот, а сите други прописи со Уставот и со закон и дека секој е должен да ги почитува Уставот и законите.

Според член 52 став 1 од Уставот, законите и другите прописи се објавуваат пред да влезат во сила, а според став 2 од истиот член, законите и другите прописи се објавуваат во „Службен весник на Република Северна Македонија” најдоцна во рок од седум дена од денот на нивното донесување.

Во член 110 алинеја 2 од Уставот на Република Северна Македонија е предвидено дека Уставниот суд на Република Северна Македонија одлучува за согласноста на другите прописи и на колективните договори со Уставот и законите.

Врз основа на наведените уставни одредби произлегува дека објавувањето на законите и другите прописи е во функција на обезбедување на владеење на правото и остварување на слободите и правата на човекот и граѓанинот, како претпоставка за правната сигурност на граѓаните и другите правни субјекти.

Актот на објавување на законите и другите прописи претставува чин на запознавање со тие акти преку нивно ставање на увид на јавноста. Имено законот, а во конкретниот случај прописот со негово донесување, потпишување и објавување во службен весник станува применлив акт.

Фактот дека одредбата за објавувањето на законите и другите прописи во Уставот е предвидена во главата за основните слободи и права на човекот и граѓанинот и тоа во делот за гаранциите на основните слободи и права, укажува на тоа дека објавувањето на законите и другите прописи не е техничко прашање, туку прашање од големо значење кое длабоко навлегува во уставните гаранции на основните слободи и права на човекот и граѓанинот.

Од содржината на оспорениот правилник произлегува дека истиот е донесен на 30 март 2023 година и согласно Законот за објавување на законите и другите прописи и акти („Службен весник на Република Македонија” бр.56/1999, 43/2002 и „Службен весник на Република Северна Македонија” бр.21/2021) е објавен во „Службен весник на Република Северна Македонија” бр. 79 од 12 април 2023 година.

При ваква фактичка состојба, недвосмислено произлегува дека е пречекорен уставниот рок за објавување предвиден во член 52 од Уставот, поради што основано се поставува прашањето за уставноста на оспорениот правилник, односно неговата согласност со член 8 став 1 алинеја 3, член 51 и член 52 став 2 од Уставот.

Имајќи го предвид горенаведеното, Судот оцени дека оспорениот Правилник за содржината на студиските програми („Службен весник на Република Северна Македонија” бр.79/2023) не е во согласност со член 8 став 1 алинеја 3, член 51 и член 52 став 2 од Уставот.

IV

Врз основа на наведеното, Судот, со мнозинство гласови, одлучи како во диспозитивот на оваа одлука.

V

Оваа одлука произведува правно дејство од денот на објавувањето во „Службен весник на Република Северна Македонија“.

ПРЕТСЕДАТЕЛ
на Уставниот суд на Република Северна Македонија,
Добрила Кацарска

* * *


Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.108/2023
Shkup, 02.11.2023

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr. Tatjana Vasiq – Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, dr. Osman Kadriu, dr. Darko Kostadinovski dhe mr. Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 dhe 112 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe neneve 70 dhe 73 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 70/1992 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 202/2019, 256/2020 dhe 65/2021), në seancën e mbajtur më 02.11.2023, miratoi

V E N D I M

1. SHFUQIZOHET Rregullorja për përmbajtjen e programeve studimore („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.79/2023).

2. Ky vendim do të botohet në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Arsyetim

I

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me iniciativën e parashtruar nga ministri i Drejtësisë, me Aktvendimin U.nr. 108/2023 të 13 shtatorit 2023 ngriti iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të përcaktuar në dispozitivin e këtij vendimi, pasi në mënyrë të bazuar u shtrua çështja e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

II

Në seancë Gjykata konstatoi se Rregullorja për përmbajtjen e programeve studimore është miratuar në bazë të nenit 43 paragrafi 2 pika 4 e Ligjit për arsim të lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021), nga Këshilli nacional për arsim të lartë dhe veprimtari shkencoro-hulumtuese në seancën e mbajtur më 30.03.2023.

Rregullorja i përmban 10 nene.

Në shtojcë dhe pjesë përbërëse e rregullores janë:

– Shtojca1
1. Harta e një institucioni të arsimit të lartë;
– Shtojca 2.1 – Të dhëna për programin studimor të ciklit të parë/të dytë;
– Shtojca 2.2 – Të dhëna për programin studimor të ciklit të tretë;
– Shtojca 3 – Përmbajtja e programeve të lëndëve;
– Shtojca4 – Të dhëna për personat që do ta zhvillojnë mësimin dhe për mentorët e studimeve të doktoratës.

III

Në nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 e Kushtetutës, sundimi i së drejtës është përcaktuar si një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të nenit 51 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjet medoemos duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa të gjitha rregullat e tjera me Kushtetutën dhe me ligjin dhe se secili e ka për detyrë t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Në bazë të nenit 52 paragrafi 1 i Kushtetutës, ligjet dhe rregullat e tjera publikohen para se të hyjnë në fuqi, ndërsa sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, ligjet dhe rregullat e tjera botohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” më së voni brenda afatit prej shtatë ditësh nga dita e nxjerrjes së tyre.

Në nenin 110 alineja 2 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është paraparë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për përputhshmërinë e rregullave të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet.

Nga dispozitat e përmendura kushtetuese, rezulton se publikimi i ligjeve dhe rregulloreve të tjera është në funksion të garantimit të sundimit të së drejtës dhe realizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, si supozim për sigurinë juridike të qytetarëve dhe subjekteve të tjera juridike.

Akti i publikimit të ligjeve dhe rregulloreve të tjera paraqet një akt njohjeje me ato akte duke i vënë ato në dispozicion të publikut. Përkatësisht, ligji, e në rastin konkret rregullorja, me miratimin, nënshkrimin dhe botimin e tij në Gazetën Zyrtare, bëhet akt i zbatueshëm.

Fakti që dispozita për botimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera në Kushtetutë është paraparë në kapitullin për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarit edhe atë në pjesën për garancitë e lirive dhe të drejtave themelore, tregon se publikimi i ligjeve dhe rregulloreve të tjera nuk është një çështje teknike, por një çështje me rëndësi të madhe që depërton thellë në garancitë kushtetuese të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit.

Nga përmbajtja e rregullores së kontestuar del se ajo është miratuar më 30 mars 2023 dhe në pajtim me Ligjin për botimin e ligjeve dhe akteve dhe rregullave të tjera (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 56/1999, 43/2002 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 21/2021) është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 79 më datë 12 prill 2023.

Në një situatë të tillë faktike, pa mëdyshje del se është tejkaluar afati kushtetues për publikim i paraparë në nenin 52 të Kushtetutës, për këtë arsye çështja e kushtetutshmërisë së rregullores së kontestuar, përkatësisht përputhshmërisë së tij me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3, nenin 51 dhe nenin 52 paragrafi 2 i Kushtetutës është shtruar në mënyrë të bazuar.

Duke e marrë parasysh sa më sipër, Gjykata vlerësoi se Rregullorja e kontestuar për përmbajtjen e programeve studimore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 79/2023) nuk është në përputhje me nenin 8 paragrafin 1 alinenë 3, nenin 51 dhe nenin 52 paragrafin 2 të Kushtetutës.

IV

Në bazë të lartpërmendurës, Gjykata, me shumicë votash, vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.

V

Ky vendim ka fuqi juridike nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

KRYETARE
e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Dobrilla Kacarska