U.nr.260/2024

Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.260/2024
Shkup, 22.10.2025

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të Kryetarit të Gjykatës, dr.Darko Kostadinovski dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr.Jadranka Daboviq-Anastasovska, dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska, dr.Ana Pavllovska-Daneva dhe mr.Fatmir Skender, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 26, nenit 38 alineja 3 dhe nenit 73 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“, nr.115/2024), në seancën e mbajtur më 22 tetor 2025, miratoi

A K T V E N D I M

  1. NUK INICIOHET procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së pikës 32 të pjesës III të Programit vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2025, nr.50-868/6 të datës 4 shkurt 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.25/2025).
  2. HIDHET POSHTË iniciativa për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së pikës 35 të pjesës III të Programit vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2024, nr.41-805/4 të datës 16 janar 2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.15/2024, 160/2024 dhe 226/2024).

Arsyetim

I


Igorço Toçev nga Shkupi, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, parashtroi iniciativë për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së pikës 35 të pjesës III të aktit të shënuar në pikën 2 të dispozitivit të këtij aktvendimi.

Sipas pretendimeve në iniciativë, pika e kontestuar 35 e pjesës III të Programit vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2024 është në kundërshtim me nenin 41 të Ligjit për Planifikim Urbanistik dhe me sundimin e së drejtës si vlerë themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Parashtruesi thekson se për përgatitjen e planeve urbanistike nga neni 10 paragrafi 1 pika 5 të Ligjit për Planifikim Urbanistik, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miraton program vjetor për financimin e propozimit të organit të administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e rregullimit të hapësirës.

Për më tepër, sipas nenit 41 paragrafi 5 të Ligjit për Planifikim Urbanistik, përzgjedhja e kërkesave që do të përfshihen në programin vjetor të Qeverisë kryhet nga komisioni i formuar nga ministri, i përbërë nga tre anëtarë që me profesion janë arkitektë e urbanistë, të punësuar në organin e administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e rregullimit të hapësirës. Komisioni ia dërgon ministrit propozimin e tij me arsyetimin e përshtatshmërisë, nevojës dhe nivelit të financimit të planeve, i cili ia propozon atë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas paragrafit 7 të nenit të njëjtë, Qeveria miraton Programin vjetor për vitin e ardhshëm deri më 31 dhjetor dhe e publikon atë në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe në sistemin informativ e-urbanizëm.

Programi vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2024 nr.41-805/4, u miratua më 16 janar 2024 bazuar në nenin 41 paragrafi 1 të Ligjit për Planifikim Urbanistik.

Pika e kontestuar, sipas parashtruesit, me përmbajtjen e saj krijon marrëdhënie detyrimore për shkak të pagesave sipas programeve vjetore që i referohen viteve të kaluara, gjë që nuk është dhe nuk mund të jetë lëndë e rregullimit të Programit vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike. Programi vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2024 i referohet vetëm vitit 2024, jo viteve të kaluara dhe me të nuk mund të krijohen marrëdhënie detyrimore. Pagesa e mjeteve në lidhje me programet vjetore për përgatitjen e planeve urbanistike dhe dokumentacionit për planifikim urbanistik shtetëror dhe lokal mund t’i referohet vetëm vitit për të cilin miratohet ai plan.

Duke marrë parasysh se në nenin 41 të Ligjit për Planifikim Urbanistik përcaktohet se çfarë mund të përmbajë Programi vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, pika e kontestuar, sipas parashtruesit, të huton dhe nuk përputhet me vlerën themelore të sundimit të së drejtës. Me pikën e njëjtë rregullohet edhe çështja e krijimit të marrëdhënies detyrimore, e cila nuk mund të jetë lëndë e rregullimit me një akt nënligjor, prandaj, për këto arsye propozon që Gjykata të iniciojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së saj dhe ta shfuqizojë atë.

II

Në seancë, Gjykata konstatoi se pika 35 e pjesës III të Programit vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2024, nr.41-805/4 të datës 16 janar 2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.15/2024, 160/2024 dhe 226/2024) rregullon çështjen që mjetet nga Pjesa II e këtij Programi realizohen me planet dhe projektet urbanistike të më poshtme, duke përfshirë edhe pagesën e mjeteve sipas faturave të dorëzuara për planet urbanistike, planet urbanistike për lagjet, dokumentacionin për planifikim urbanistik, studimet ose elaboratet për vlerësimin strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor dhe kushtet e planifikimit hapësinor, përgatitja e të cilave ka filluar në përputhje me Programin vjetor për përgatitjen e planeve urbanistike dhe dokumentacionit për planifikim urbanistik shtetëror dhe lokal në Republikën e Maqedonisë për vitin 2013 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.4/13, 69/13, 130/13 dhe 163/13); Programin vjetor për përgatitjen e planeve urbanistike dhe dokumentacionit për planifikim urbanistik shtetëror dhe lokal në Republikën e Maqedonisë për vitin 2014 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.15/14, 143/14, 161/14 dhe 182/14); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike dhe dokumentacionit për planifikim urbanistik shtetëror dhe lokal, dokumentacionit për planifikim urbanistik për zonën zhvillimore turistike, dokumentacionit për planifikim urbanistik për autokamp dhe projektit infrastrukturor në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.196/14 dhe 62/15); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2015 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.215/15); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2016 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.9/16, 29/16, 68/16 dhe 190/16); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2017 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.192/16, 114/17 dhe 191/17); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2018 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.16/18, 56/18, 73/18 dhe 212/18); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2019 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.16/19, 107/19 dhe 248/19); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2020 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.7/20); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.15/21, 107/21 dhe 258/21); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2022 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.33/22, 116/22 dhe 279/22) dhe Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2023 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.37/23, 65/23 dhe 132/23), ndërsa pagesa e mjeteve do të realizohet në përputhje me kushtet e përcaktuara në programin përkatës.

Në seancë, Gjykata gjithashtu konstatoi se pika 32 e pjesës III të Programit vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2025 me nr.50-868/6, të datës 4 shkurt 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.25/2025) rregullon çështjen që mjetet nga pjesa II e këtij Programi realizohen me planet dhe projektet urbanistike të mëposhtme, duke përfshirë edhe pagesën e mjeteve sipas faturave të dorëzuara për planet urbanistike, planet urbanistike për lagjet, dokumentacionin për planifikim urbanistik, studimet ose elaboratet për vlerësimin strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor dhe kushtet e planifikimit hapësinor, përgatitja e të cilave ka filluar në përputhje me Programin vjetor për përgatitjen e planeve urbanistike dhe dokumentacionit për planifikim urbanistik shtetëror dhe lokal në Republikën e Maqedonisë për vitin 2013 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.4/13, 69/13, 130/13 dhe 163/13); Programin vjetor për përgatitjen e planeve urbanistike dhe dokumentacionit për planifikim urbanistik shtetëror dhe lokal në Republikën e Maqedonisë për vitin 2014 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.15/14, 143/14, 161/14 dhe 182/14); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike dhe dokumentacionit për planifikim urbanistik shtetëror dhe lokal, dokumentacionit për planifikim urbanistik për zonën zhvillimore turistike, dokumentacionit për planifikim urbanistik për autokamp dhe projektit infrastrukturor në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.196/14 dhe 62/15); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2015 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.215/15); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2016 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.9/16, 29/16, 68/16 dhe 190/16); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2017 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.192/16, 114/17 dhe 191/17); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2018 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.16/18, 56/18, 73/18 dhe 212/18); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2019 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“, nr.16/19, 107/19 dhe 248/19); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike, planeve rregulluese të planeve urbanistike të përgjithshme, dokumentacionit për planifikim urbanistik dhe dokumentacionit për projekt urbanistik për vitin 2020 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.7/20); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.15/21, 107/21 dhe 258/21); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2022 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.33/22, 116/22 dhe 279/22); Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2023 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.37/23, 65/23 dhe 132/23) dhe Programin vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.15/24, 160/24 dhe 226/24), ndërsa pagesa e mjeteve do të realizohet në përputhje me kushtet e përcaktuara në programin përkatës.

III

Sipas nenit 8 paragrafët 3 dhe 10 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sundimi i së drejtës, si dhe rregullimi dhe humanizmi i hapësirës janë vlera themelore të Kushtetutës.

Sipas nenit 110 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos për përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe për përputhshmërinë e rregullave të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe me ligjet.

Sipas nenit 38 paragrafi 3 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë iniciativën nëse ekzistojnë pengesa procedurale për të vendosur mbi iniciativën.

Sipas nenit 26 të Aktit të Gjykatës, gjatë shqyrtimit të iniciativës, Gjykata nuk kufizohet nga pretendimet ose dispozitat që kontestohen në iniciativë.

Me nenin 41 paragrafi 1 të Ligjit për Planifikim Urbanistik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.32/2020, 111/2023, 171/2024 dhe 224/2024) rregullohet çështja që për përgatitjen e planeve urbanistike nga neni 10 paragrafi 1 pika 5 e këtij Ligji dhe projekteve urbanistike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miraton program vjetor për financim, sipas propozimit të organit të administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e rregullimit të hapësirës.

Sipas paragrafit 2 të nenit të njëjtë të Ligjit, Programi vjetor nga paragrafi 1 i këtij neni përmban edhe projekte urbanistike dhe dokumentacion tjetër para projektit dhe dokumentacion të projektit, nëse miratuesi i konsideron ato të nevojshme për përgatitjen, miratimin dhe zbatimin e planeve.

Në paragrafin 3 të këtij neni përcaktohet se me qëllim të nxitjes dhe përshpejtimit të procesit të rregullimit të hapësirës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Programin vjetor nga paragrafi 1 i këtij neni, rregullon dhe financon përgatitjen e planeve urbanistike nga neni 10 paragrafi 1 pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Ligji dhe projekteve urbanistike, me propozim të organit të administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e rregullimit të hapësirës dhe me kërkesë të njësive të vetëqeverisjes lokale, si dhe sipas paragrafit 4 të nenit të njëjtë , komunat, komunat e Qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, më së voni deri më 30 shtator të çdo viti, parashtrojnë kërkesë për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike nga paragrafi 3 i këtij neni, së bashku me arsyetimin që i referohet rëndësisë për secilin fushëveprim planifikimi veçmas, drejtuar organit të administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e rregullimit të hapësirës.

Me paragrafin 5 të të njëjtit nen, rregullohet që përzgjedhja e kërkesave që do të përfshihen në programin vjetor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut kryhet nga komisioni i formuar nga ministri, i cili përbëhet prej tre anëtarëve që janë arkitektë dhe urbanistë, të punësuar në organin e administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e rregullimit të hapësirës. Komisioni ia dërgon ministrit propozimin e tij me arsyetimin e përshtatshmërisë, nevojës dhe nivelit të financimit të planeve, i cili ia propozon atë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas paragrafit 6, kërkesa nga paragrafi 3 i këtij neni drejtuar organit të administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e rregullimit të hapësirës parashtrohet përmes sistemit informativ e-urbanizëm ose në formë të shkruar, ndërsa sipas paragrafit 7, Programi nga paragrafi 1 i këtij neni miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 31 dhjetor për vitin e ardhshëm dhe publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe në sistemin informativ e-urbanizëm.

IV

Nga titulli, lënda dhe përmbajtja e Programit vjetor të kontestuar për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2024, rrjedh se i njëjti i referohet vitit të kaluar 2024, prandaj Gjykata konsideron se në këtë rast të veçantë janë përmbushur kushtet e nenit 38 paragrafi 3 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të iniciativës.

Megjithatë, nga përmbajtja e Programit të ri vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2025 rezulton se në pjesën III pika 32 i rregullon të njëjtat marrëdhënie si pika e kontestuar 35 e pjesës III të Programit vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2024.

Për këto arsye, duke marrë parasysh se në përputhje me nenin 26 të Aktit të Gjykatës, gjatë shqyrtimit të iniciativës, Gjykata nuk kufizohet vetëm nga pretendimet ose dispozitat e kontestuara në iniciativë, Gjykata bëri analizë kushtetuese-gjyqësore të Programit vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2025 dhe marrëdhënieve që rregullohen me të.

Baza ligjore për miratimin e këtyre programeve vjetore që financojnë përgatitjen e planeve urbanistike për një vit kalendarik konkret është neni 41 paragrafi 1 i Ligjit për Planifikim Urbanistik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.32/2020, 111/2023, 171/2024 dhe 224/2024).

Sipas kësaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar program, i cili në pjesën I përcakton përgatitjen e planeve urbanistike, projekteve urbanistike dhe dokumentacionit tjetër para projektit dhe dokumentacionit të projektit për vitin 2025.

Në Pjesën II, përcaktohet se mjetet për zbatimin e këtij programi miratohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, në Ndarjen 13001 – Ministria e Transportit, Programi 3 – Urbanizëm dhe ndërtimtari, Nënprogrami 30 – Urbanizëm dhe ndërtimtari, Zëri 425-Shërbime kontraktuese, Nënpika 425640 – Përgatitja e planeve hapësinore dhe urbanistike, me vlerë të përgjithshme prej 30,000,000.00 denarëve.


Me pjesën III përcaktohet se, ndër të tjera, mjetet nga ky program janë për zbatimin e planeve urbanistike dhe projekteve urbanistike për zonat zhvillimore teknologjike industriale dhe zonat industriale, autokampet dhe zonat zhvillimore turistike, përgatitjen e planeve urbanistike të përgjithshme për Qytetin e Shkupit, Kumanovën, planeve urbanistike për fshatin Pallçishtë e Poshtme në Komunën e Bogovinës, Orizarë e Poshtme, në Komunën e Shuto Orizarës, përgatitjen e planeve urbanistike ose projekteve urbanistike për pikat kufitare Dellçevë, Bogorodicë, Klepalo (Berovë), Tabanovcë (Kumanovë), Majden (Kavadar), më tej për përgatitjen e bazave mbrojtëse – konservuese për planet urbanistike, projektet urbanistike, bazat gjeodezike të azhurnuara, studimet hidrologjike ose elaboratet për vlerësimin strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor,si dhe për pagesën e mjeteve sipas faturave të dorëzuara për planet urbanistike, planet urbanistike për lagjet, dokumentacionin e planifikimit, studimet, raportet dhe aktet e tjera, përgatitja e të cilave ka filluar në përputhje me programet vjetore të viteve të kaluara (të renditura në mënyrë taksative në këtë program në pikën 32), ndërsa pagesa do të realizohet në përputhje me kushtet e përcaktuara në programet përkatëse.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka autorizim ligjor sipas Ligjit për Planifikim Urbanistik për të miratuar programe vjetore për financimin e përgatitjes së projekteve urbanistike, dhe varësisht nga fushëveprimi i planifikimit urbanistik, si dhe nëse lënda e planifikimit është me rëndësi shtetërore apo lokale, ajo ka të drejtë të financojë miratimin e: planit urbanistik të përgjithshëm, planit urbanistik të detajuar, planit urbanistik për fshat, planit urbanistik jashtë vendbanimit, si dhe planit urbanistik për zona dhe ndërtesa me rëndësi shtetërore.

Me këto programe vjetore për financimin e përgatitjes së projekteve urbanistike, në fakt miratohet financimi i përgatitjes së planeve konkrete urbanistike që fillon në atë vit kalendarik, dinamika e zbatimit të të cilave bëhet në disa faza dhe në një periudhë kohore më të gjatë se një vit kalendarik, dhe për këtë arsye financimi zhvillohet në faza, në varësi të shkallës së zbatimit të secilës fazë të procedurës.

Sipas Ligjit për Planifikim Urbanistik, përgatitja dhe miratimi i planeve urbanistike kryhet sipas rregullit në një ose dy faza, varësisht nga ndërlikueshmëria, fushëveprimi dhe rëndësia e projektit urbanistik të tillë.

Kështu, në nenin 21 të Ligjit përcaktohet se plani urbanistik i përgjithshëm dhe plani urbanistik i detajuar, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre, si rregull përgatiten dhe miratohen në dy faza, si draft-plan dhe propozim-plan, ndërsa plani urbanistik për fshat, plani urbanistik jashtë vendbanimit dhe plani urbanistik për zona dhe ndërtesa me rëndësi shtetërore, si rregull përgatiten dhe miratohen në një fazë, si propozim – plan.

Miratuesi i planeve, mund të vendosë të zhvillojë dhe miratojë planin urbanistik në dy faza, si draft-plan dhe propozim-plan, në rastet kur bëhet fjalë për një fushëveprim planifikimi të rëndësishëm, të ndërlikueshëm dhe vëllimorë ose ndryshim dhe/ose plotësim, dhe ky vendim miratohet në fazën e miratimit të Programit vjetor nga nenet 40 dhe 41 të këtij Ligji ose në fazën e miratimit të Programit për planifikim të planit urbanistik nga neni 44 i këtij Ligji.

Gjithashtu, planet urbanistike miratohen për një periudhë të caktuar planifikimi. Në nenin 22 të Ligjit për Urbanizëm përcaktohet që planifikimi hapësinor kryhet për një periudhë të caktuar planifikimi, e cila shërben për të llogaritur nevojat e ardhshme për zhvillimin hapësinor dhe për të parashikuar parametrat e programit të zhvillimit hapësinor në procedurën për përgatitjen dhe zbatimin e planeve. Periudha e planifikimit është koha për të cilën bëhet një projeksion i të gjitha kushteve dhe tendencave të zhvillimit, bazuar në të dhënat e mbledhura në vitin fillestar të përgatitjes së planit urbanistik dhe në periudhën kohore për të cilën pritet të realizohet plani urbanistik. Ndërkaq, periudha e planifikimit për dhjetë vjet është për: planin urbanistik të përgjithshëm, planin urbanistik për fshat dhe planin urbanistik për zonat dhe ndërtesat me rëndësi shtetërore. Nga ana tjetër, periudha e planifikimit për pesë vjet është për planin urbanistik të detajuar dhe planin urbanistik jashtë vendbanimeve.

Nga analiza e dispozitave ligjore, rezulton se përgatitja e planeve urbanistike është një procedurë e rëndësishme, e ndërlikuar dhe vëllimore që përfshin disa faza të përgatitjes, pavarësisht nëse bëhet fjalë për përgatitjen e planit urbanistik të përgjithshëm, planit urbanistik të detajuar, planit urbanistik për fshat, planit urbanistik jashtë vendbanimit apo planit urbanistik për zona dhe ndërtesa me rëndësi shtetërore dhe është teknikisht e pamundur që ato të përgatiten brenda një viti kalendarik.

Në Programin vjetor për financimin e përgatitjes së projekteve urbanistike nga viti 2024 dhe 2025, pika e kontestuar 35, përkatësisht 32 nuk duhet të shqyrtohet në mënyrë të izoluar, pa e marrë parasysh edhe pjesën IV të Programit, si dhe marrëdhëniet që i rregullon.

Konkretisht, në pjesën IV pika 2 të Programit vjetor për financim, përcaktohet se pagesa e mjeteve do të realizohet nga Ministria e Transportit për secilën detyrë veçmas, në varësi të nivelit të zbatimit të detyrës (përkatësisht për secilën fazë të planeve urbanistike që janë miratuar me programet vjetore për financim), ndërsa bazuar në kërkesën për pagesë sipas programit, kontratës, raportit të bashkangjitur mbi nivelin e zbatimit të detyrës, do të realizohet edhe pagesa në përqindje.

Pagesa bëhet në një mënyrë që për planet urbanistike 50% e vlerës së detyrës do të paguhet pas përgatitjes së programit për planifikim, 30% pas përgatitjes së draftit të planit urbanistik dhe 20% pas përpgatitjes së propozimit të planit urbanistik; për planet urbanistike që nuk kanë fazë të draftit të planit urbanistik, 50% e vlerës së detyrës do të paguhet pas përpgatitjes së programit për planifikim dhe 50% pas përgatitjes së propozimit të planit urbanistik; për projektet urbanistike, 100% e vlerës së detyrës do të paguhet me përgatitjen dhe dorëzimin e tyre në sistemin informativ e-urbanizëm, ndërsa bazat mbrojtëse – konservuese, bazat gjeodezike të azhurnuara, studimet ose raportet për vlerësimin strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor, studimet hidrologjike, si dhe raportet mbi kushtet e planifikimit hapësinor do të paguhen pas përgatitjes së tyre.

Rregullimi i tillë i marrëdhënieve dhe niveli i pagesës së mjeteve financiare është në përputhje me paragrafin 5 të nenit 41 të Ligjit për Planifikim Urbanistik.

Duke marrë parasysh sa më sipër, Gjykata vendosi se nuk ka baza për parashtrimin e çështjes së përputhshmërisë së pikës 32 të pjesës III të Programit vjetor për financimin e përgatitjes së planeve urbanistike për vitin 2025, nr.50-868/6 të datës 4 shkurt 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.25/2025) me nenin 8 paragrafi 1 alineja 3 të Kushtetutës dhe nenin 41 të Ligjit për Planifikim Urbanistik.

V

Bazuar në sa më sipër, Gjykata vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.

KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr.Darko Kostadinovski