Nënshkruhet Protokolli për bashkëpunim me Gjykatën Supreme Kushtetuese të Republikës Arabe të Egjiptit

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr. Darko Kostadinovski, dhe Kryetari i Gjykatës Supreme Kushtetuese të Republikës Arabe të Egjiptit, Bulos Fatimp Iskandar, nënshkruan Protokollin për bashkëpunim ndërmjet dy gjykatave.

Me këtë Protokoll përcaktohet korniza për shkëmbimin e praktikës gjyqësore, përvojave dhe ekspertizës për avancimin e teknikave të vendimmarrjes gjyqësore dhe përforcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy gjykatave kushtetuese.

Me rastin e nënshkrimit të Protokollit, të dy kryetarët shprehën kënaqësinë dhe besimin se pikërisht ky dokument hap perspektiva të reja për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.


Bisedat u zhvilluan në drejtim të shkëmbimit dypalësh të njohurive dhe praktikave, po ashtu u zhvilluan diskutime edhe nga aspekti i zgjerimit të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, me qëllim informimin dhe formimin e qëndrimeve në kuadër të Konferencës botërore të Gjykatave Kushtetuese.

Vizita në Egjipt zhvillohet me rastin e pjesëmarrjes së Kryetarit Kostadinovski në Takimin e nivelit të lartë të Gjykatave Kushtetuese në Afrikë, në të cilin marrin pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, Kandido Konde-Pumpido, i cili përfaqëson Konferencën Botërore të Gjykatave Kushtetuese, Elena-Simina Tanasesku, e cila është kryesuese e Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Frankofone.


Kryetari Kostadinovski, sot do të mbajë fjalim në temën: “Gjyqësori kushtetues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rruga nga formalizmi i përpiktë drejt konstitucionalizmit të gjallë”.


Kostadinovski, përveç që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është edhe në cilësinë e kryesuesit dhe përfaqësuesit të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese.

Kryetari Kostadinovski, sot do të mbajë fjalim në temën: “Gjyqësori kushtetues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rruga nga formalizmi i përpiktë drejt konstitucionalizmit të gjallë”.


Në margjinat e këtij eventi, Kryetari Kostadinovski, sot u takua edhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Kadir Ozkaja dhe Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Algjerisë, Lejla Aslloi.

Kostadinovski, po ashtu zhvilloi takim edhe me Jung Jungmi, gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese të Koresë, ku ata shprehën kënaqësinë për zhvillimin e bashkëpunimit dhe njoftuan për praninë e përfaqësuesve të Gjykatës në Kore, në Kongresin e Katërt të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese, i cili do të mbahet në periudhën prej 12-14 nëntor në Ohër.