Pas Mendimit të marrë nga Paneli këshillimor në lidhje me zbatimin e procedurës nacionale për zgjedhjen e gjykatësit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Komisioni për zgjedhje, sot e mbajti mbledhjen e 6-të me rendin e ditës në vijim:
- Shqyrtimi i mendimit të Panelit këshillimor
- Përcaktimi i hapave të mëtejshme
- Të ndryshme
Lidhur me pikën e parë, anëtarët e Komisionit shprehën kënaqësinë sa i përket faktit se Paneli i ekspertëve nuk ka kundërshtime lidhur me veprimet e Komisionit dhe të gjithë procedurën nacionale në përgjithësi, me të cilën sipas Panelit të ekspertëve nuk ngrihet asnjë çështje e posaçme.
Paneli i ekspertëve konstatoi se një nga tre kandidatët e propozuar nuk i plotëson tërësisht kriteret për gjykatës në Strasburg. Me qëllim që të respektohen afatet, Komisioni sot mbajti mbledhje dhe e përcaktoi kandidatin e ri në vend të kandidatit të kontestuar.
Propozimi për gjykatës, që u mbështet njëzëri nga anëtarët e Komisionit për Zgjedhje ishte Ana Dangova Hug.
Procedura për zgjedhjen e kandidates së re u zbatua në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet, në të njëjtën mënyrë si parimi paraprak i votimit, përkatësisht duke respektuar rekomandimet e KSHPK-së për largimin e disa prej anëtarëve.
Komisioni për Zgjedhjen e Kandidatit për Gjykatës në GJEDNJ, do ta informojë Panelin e ekspertëve për kandidaten e re gjatë ditës së nesërme, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme.
