Delegacioni i BE-së mbështet transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave të Gjykatës Kushtetuese: Hap i mirë për transparencën dhe përforcimin e besimit në institucione

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup shprehu mbështetjen e tij për idenë e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të transmetojë drejtpërdrejt diskutimet e seancave. Në llogarinë zyrtare në Twitter, Delegacioni i BE-së i dërgoi opinionit publik porosinë në vijim:


“Një hap i mirë sa i përket transparencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, qytetarët tani mund të ndjekin drejtpërdrejt seancat e Gjykatës Kushtetuese në internet. Transparenca dhe qasja publike në drejtësi përforcojnë besimin në institucione dhe në sundimin e së drejtës”, shkruan Delegacioni i BE-së në publikimin e tyre.


Rikujtojmë se për herë të parë në historinë e ekzistencës së saj, Gjykata Kushtetuese ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt transparencës së plotë institucionale, prandaj nga 4 marsi 2026, vendosi reformën më të madhe duke transmetuar drejtpërdrejt seancat (live streaming) në faqen e saj zyrtare të internetit.


Linku i publikimit: https://x.com/AmbassadorEU/status/2031679578544964091?s=20