Sot, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Darko Kostadinovski, e mbajti ditën e parë të punës kushtuar takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët.
Gjatë ditës, Kryetari Kostadinovski u takua me dhjetëra qytetarë të cilët shprehën interes për të mësuar rreth mënyrës së parashtrimit të parashtresave në Gjykatë. Disa prej tyre ndanë përvojat e tyre personale në lidhje me çështje të caktuara juridike, kërkuan mendime dhe këshilla juridike për çështje të caktuara juridike, si dhe sqarime shtesë mbi kompetencat dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndër të ftuarit e parë që shprehën interes për këtë format të takimeve të hapura ishte grupi i studentëve nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup, të organizuar përmes ELSA-s (dega kombëtare e Shoqatës Evropiane të Studentëve të Drejtësisë ) të cilët patën mundësinë të njiheshin drejtpërdrejt me punën e Gjykatës dhe të bënin pyetje që lidhen me mbrojtjen kushtetuese dhe gjyqësore të të drejtave dhe lirive.
Këto takime janë pjesë e përpjekjeve të Kryetarit Kostadinovski për ta rritur transparencën e Gjykatës ndaj opinionit publik.
Takimi i radhës i Kryetarit me qytetarët është planifikuar më 2 prill, të enjten e parë të muajit. Me këtë rast, ftohen të gjithë qytetarët e interesuar për takim të paraqiten në kohë, në mënyrë që të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje drejtpërdrejt, të informohen rreth procedurave para Gjykatës dhe kompetencave të saj kushtetuese.


