Sot, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe përforcimin e kapaciteteve profesionale në fushën e së drejtës kushtetuese dhe sistemit gjyqësor.
Me këtë Memorandumin parashikohet organizimi i trajnimeve, seminareve, konferencave dhe eventeve të tjera profesionale të përbashkëta, si dhe shkëmbimi i ekspertëve dhe materialeve edukative. Theks i veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të njohurive të gjykatësve dhe prokurorëve publikë të ardhshëm në fushën e praktikës kushtetuese dhe gjyqësore, si dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Që kur jam Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ky është Memorandumi i tretë i Bashkëpunimit që e kemi nënshkruar me institucionet shtetërore. I pari ishte me Fakultetin Juridik, ndërsa i dyti me Shoqatën e Juristëve. Pres një bashkëpunim shumë dinamik me Akademinë. Gjykata Kushtetuese në dy vitet e fundit është përballur me një largim të natyrshëm të shërbimit për shkak të ndërrimit të brezave. Shërbimi profesional është shtylla kurrizore e Gjykatës Kushtetuese. Shërbimi i ri profesional ka nevojë për njohuri shtesë për të arritur cilësinë që kishte kjo Gjykatë deri para dy viteve më parë.Pikërisht, mënyra e bashkëpunimit presim të jetë në këtë drejtim, që punonjësit tanë të shërbimit të ndjekin ligjërata për përsosje në Akademi. Megjithatë, kandidatët e ardhshëm për gjykatës ose prokurorë mund të përfitojnë edhe nga njohuritë dhe përvojat që gjykatësit kushtetues mund t’i përcjellin, veçanërisht në zbatimin e së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Kryetari Kostadinovski.
Drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska Strezovski, potencoi:
“Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit paraqet një hap të rëndësishëm, lidhja e institucioneve nënkupton partneritet, para së gjithash në funksion të sundimit të së drejtës. Paraqet mundësi që këshilltarët e Gjykatës Kushtetuese të vijnë në Akademi, ndërsa gjykatësit kushtetues të zhvillojnë trajnime dhe ligjërata. Për Akademinë, e gjithë kjo përfaqëson avancim të programeve mësimore dhe trajnimeve për zbatimin e standardeve më të larta”, deklaroi drejtoresha Strezovski.

Përfaqësuesit e të dyja institucioneve shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të kontribuojë në përforcimin e sundimit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.




