Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të dialogut profesional mbi çështjet kushtetuese dhe ligjore, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë “Pavell Shatev” do të mbajnë event solemn më 17 shkurt 2026, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit.
Ky Memorandum nënshkruhet me qëllim të krijimit dhe thellimit të bashkëpunimit, ofrimit të mundësisë për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe përforcimit të kapaciteteve institucionale. Me këtë dokument, që të dyja institucionet konfirmojnë angazhimin e tyre për avancimin e arsimit profesional dhe përmirësimin e të kuptuarit të kuadrit kushtetues, mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe zhvillimin e standardeve moderne institucionale.
Në fakt, afirmohet edhe angazhimi për bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional dhe avancimin e çështjeve kushtetuese dhe juridike institucionale që janë me rëndësi për rendin juridik dhe zhvillimin demokratik të vendit.