Në Gjykatën Kushtetuese u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën: “Zhvillimi i funksionimit të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet organizimit të brendshëm të përmirësuar, menaxhimit të Gjykatës dhe udhëheqjes së lëndëve, si dhe vlerësimit dhe trajnimit të kuadrit”.
Në fokus të eventit ishin prezantimi i Analizës funksionale dhe trajnimi i vazhdueshëm i shërbimit, si instrumente kryesore për përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së punës në Gjykatën Kushtetuese.
Ekspertët e angazhuar i prezantuan konstatimet kryesore të Analizës funksionale, të cilat përbëjnë bazën për identifikimin e fushave prioritare për përmirësimin e organizimit të brendshëm, menaxhimin e Gjykatës dhe sistemit të udhëheqjes së lëndëve, si dhe për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme për zhvillimin e burimeve njerëzore.
Përmes analizës profesionale të proceseve ekzistuese organizative dhe të menaxhimit, u shqyrtuan mundësitë për përforcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e efikasitetit të Gjykatës.
Tryeza e rrumbullakët u mbajt në kuadër të bashkëpunimit të Gjykatës Kushtetuese me projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, IPA, i cili ofron mbështetje profesionale dhe teknike për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve gjyqësore dhe promovimin e sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.





