Gjykatësit mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva dhe mr.Fatmir Skender, si dhe tre këshilltarë të Gjykatës Kushtetuese, morën pjesë në këshillimin e organizuar nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, i cili u mbajt në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet dy institucioneve.
Këshillimi iu kushtua temës: “Mbrojtja gjyqësore në përmbarim: kundërshtimi ndaj paligjshmërive, shtyrja dhe përcaktimi i limitit në përmbarimin mbi pronën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, organeve shtetërore dhe institucioneve publike”, ndërsa në të morën pjesë gjykatës dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga seksionet civile të të gjitha rajoneve të Gjykatave të Apelit.
Në kuadër të këshillimit, u paraqit argumentimi nga Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 218 të Ligjit për Përmbarim, i cili u prezantua nga përfaqësuesit e Gjykatës.
Përfaqësuesit nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata e Apelit Shkup ndanë gjithashtu përvojat dhe njohuritë e tyre profesionale me pjesëmarrësit, përmes prezantimeve që lidhen me temën e këshillimit, të mbajtur më 12 mars 2026.
Kjo pjesëmarrje u realizua në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, i cili parashikon aktivitete që synojnë thellimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave.

