Më 24.03.2026, në Gjykatën Kushtetuese u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën: “Inkorporimi i ankesës kushtetuese?”, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Në kuadër të eventit, mbajti fjalim edhe gjykatësja prof.dr.Ana Pavllovska-Daneva, e cila theksoi:
“Në mendimin shkencor vendas, mbizotëron pikëpamja se padia kushtetuese duhet të inkorporohet në sistemin tonë juridik në mënyrë selektive dhe me shumë kujdes, përmes një mënyrë restriktive, me qëllim që të mos kopjohet nga fqinjët tanë ose nga të gjitha vendet e tjera evropiane që i përmendim. Korniza e vëllimit të lirive dhe të drejtave, mbrojtja e të cilave do të përfshihej në padinë dhe ankesën kushtetuese, nuk është përcaktuar saktësisht nga askush, sepse ende nuk flitet për hapjen e Kushtetutës, këtë gjë e dëgjuam edhe sot nga ky kryeministër, por edhe nga ata paraprakët… kjo është me të vërtetë një çështje e ndjeshme dhe do ta shohim se kur mund të kemi pritshmëri për të. Personalisht mendoj se parashtrimin e padisë/ankesës kushtetuese, shumica prej nesh në këtë përbërje nuk do ta përjetojnë. Një ditë kjo gjë do të ndodhë me siguri, por në këtë moment, po diskutojmë vetëm për vëllimin dhe dimensionimin e këtyre të drejtave.
Në aspekt të mendimit shkencor ende nuk është dhënë ndonjë kornizë e qartë, por theksi vihet te të drejtat politike, ndërsa më së paku flitet për të drejtat ekonomike. Këtu nuk jemi njëzëri as ne si gjykatës, shkencëtarë dhe nuk jemi njëzëri as sa i përket qëndrimit ndaj temës profesionale.
Është mirë që dëgjuam se nuk po mendohet të zhvillohet ndonjë debat për inkorporimin e padisë kushtetuese pa ⅔ me ligj dhe pa ndryshuar Kushtetutën, sepse kishte mendime se një gjë e tillë mund të inkorporohet edhe pa ndryshuar Kushtetutën. Është mirë që dëgjuam edhe nga përfaqësuesit e qeverisë se një hap i tillë nuk do të ndërmerret, që do të thotë se së pari do të duhet të ndryshohet Kushtetuta, të miratohet një ligj me dy të tretat e votave dhe më pas Gjykata Kushtetuese të përgatitet, si në aspektin e gjykatësve, ashtu edhe të shërbimit profesional, sepse absolutisht se nuk bëhet fjalë që Gjykata ka kapacitet të vendosë për ankesat kushtetuese”.
