Të punësuarit e shërbimit të Gjykatës Kushtetuese morën pjesë në trajnim mbi planifikimin strategjik dhe menaxhimin e burimeve njerëzore

Të punësuarit e shërbimit profesional të Gjykatës Kushtetuese morën pjesë në trajnimin e fokusuar në planifikimin strategjik, menaxhimin e burimeve njerëzore, rolin e kapaciteteve të kuadrit dhe vlerësimin e tyre, me përkrahje të BE-së përmes projektit IPA 3.


Trajnimi ishte i orientuar drejt avancimit të planifikimit institucional, përmirësimit të proceseve organizative dhe forcimit të sistemit për vlerësimin dhe zhvillimin profesional të kuadrit administrativ. Theks i veçantë u vu në zbatimin praktik të mjeteve të menaxhimit strategjik dhe në përcaktimin e qartë të përgjegjësive dhe performancës.


Si ekspertë të projektit u angazhuan Karsten Manke, udhëheqës i ekipit (team leader) të projektit të BE-së, Pepa Llalleva, eksperte e lartë ligjore dhe Margarita Caca Nikollovska, ish-gjykatëse në Strasburg, të cilët ofrojnë mbështetje profesionale në fushën e zhvillimit organizativ, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe inkorporimit të mekanizmave efikase për vlerësim.


Të punësuarit e Gjykatës Kushtetuese morën pjesë në përgatitjen e prezantimeve, sesionet praktike interaktive dhe në përgatitjen e planeve të shkurtra me udhëzime konkrete për përmirësimin e aspekteve të caktuara të funksionimit të Gjykatës.
Me këtë aktivitet kontribuohet në përforcimin e mëtejshëm të profesionalizmit, efikasitetit dhe kapacitetit institucional të shërbimit të Gjykatës Kushtetuese.

Trajnimi u zhvillua më 10 shkurt 2026 në Shkup.