Me rastin e shënimit 62-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, si një traditë e rëndësishme sepse për herë të parë filloi me punë më 15 shkurt 1964, Gjykata i fton të gjithë qytetarët e interesuar në takime të rregullta me Kryetarin dr.Darko Kostadinovski. Takimet do të mbahen çdo të enjte të parë të muajit.
Qëllimi i këtyre takimeve është afrimi i punës së Gjykatës Kushtetuese me qytetarët, rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e garantuara kushtetuese, si dhe shpjegimi i mënyrës së saktë të parashtrimit të parashtresave në Gjykatë. Kjo është një mundësi e veçantë për çdo qytetar që të njihet nga afër me kompetencat, procedurat dhe rëndësinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten për pjesëmarrje në adresat elektronike në vijim: gragjani@ustavensud.mk ose në numrin e telefonit: +389 2 322 3626 ose 070 332 139. Nëse lindin pyetje shtesë, qytetarët mund t’i drejtohen edhe zëdhënëses së Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska, në numrin e telefonit: 077 540 656.
Bashkohuni me ne dhe shfrytëzoni këtë mundësi për kontakt të drejtpërdrejtë me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, për të kuptuar më mirë rolin e Gjykatës në mbrojtjen e të drejtave tuaja!