Kryetari dr.Darko Kostadinovski u takua me ambasadorin e Malit të Zi, Zoran Miljaniq

Sot, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr.Darko Kostadinovski, u takua me ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zoran Miljaniq.


Në këtë takim u shpreh kënaqësia e përbashkët lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe u theksua përcaktimi i përbashkët për thellimin e mëtejmë të tyre, përmes promovimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e gjykatave kushtetuese.


Kryetari Kostadinovski e informoi ambasadorin Miljaniq për aktivitetet dhe prioritetet aktuale në punën e Gjykatës, me theks të veçantë në përmirësimin e praktikës kushtetuese gjyqësore, mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe transparencën, si faktor kyç për rritjen e besimit të qytetarëve në shtetin juridik.


Në takim u theksua edhe rëndësia e pavarësisë dhe autonomisë së gjykatave kushtetuese, si një garanci thelbësore për sundimin së drejtës dhe stabilitetin e kapacitetit demokratik.