Gjykatësit Osman Kadriu dhe Tatjana Vasiq-Bozaxhieva në takim me Kryetarin e GJEDNJ-së, Matias Gijomar

Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, prof.dr.Osman Kadriu dhe mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, zhvilluan takim me Kryetarin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Matias Gijomar në Strasburg.


Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë për krijimin e lidhjes institucionale në të ardhmen, me fokus të veçantë në zhvillimin, trajnimin dhe avancimin e kapaciteteve profesionale të shërbimit të Gjykatës, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.


Të pranishmit ndanë qëndrimet e njëjta lidhur me rëndësinë dhe domethënien e shkëmbimit të vazhdueshëm të njohurive dhe praktikave të mira, si dhe zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Këshillit të Evropës.


Në këtë takim morën pjesë edhe Svetllana Gelleva, ambasadore, shefe e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës, Jovan Ilievski, gjykatës i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe Abel Kampos, zëvendësregjistrues i GJEDNJ-së.


Ky takim i parapriu ceremonisë së hapjes zyrtare të vitit gjyqësor të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila tradicionalisht shënohet çdo vit gjatë kësaj periudhe me organizimin e një seminar tematik, më datë 30 janar 2026.