Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese, i udhëhequr nga gjykatësit prof.dr.Osman Kadriu dhe mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, ishte pjesëmarrës në veprimtaritë e organizuara me rastin e hapjes së vitit gjyqësor të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Përveç hapjes tradicionale të vitit gjyqësor, u zhvillua edhe seminari me temën: “Mbrojtja e pluralizmit mediatik dhe procesit demokratik në kohë sfidash”. Kryetari i Gjykatës së GJEDNJ-së, Matias Gijomar e hapi seminarin, ndërsa fjalim mbajti edhe Anja Zajbert-For, gjykatëse dhe kryetare e Komitetit Organizativ.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje u mbajtën dy sesione mbi çështjet si: “pluralizmi mediatik dhe e drejta për informim”, me referim të profesoreshës Veronika Billkova nga Universiteti Karl në Pragë, ndërsa tema e dytë iu kushtua çështjes: “liria e informimit dhe kompetencat e Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në masat kufizuese”, me referim të profesorit të së drejtës së BE-së, Roberto Mastrojani nga Universiteti i Napolit. Sesioni i dytë, nën moderimin e gjykatëses Lorejn Shembri Orland, iu kushtua mbrojtjes së proceseve demokratike. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Kristofer Grabenvarter, mbajti fjalim për integritetin e procesit demokratik dhe kontrollin gjyqësor, ndërsa Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Letonisë, Irena Kuçina, prezantoi temën e shprehjes së lirë të vullnetit të popullit, si parakusht për mbrojtjen e rendit demokratik shtetëror.

