Organizohet punëtoria e ekspertëve për përgatitjen e përmbledhjeve ligjore me mbështetjen e Delegacionit të BE-së

Sot, në Gjykatën Kushtetuese u mbajt punëtoria kushtuar hartimit të përmbledhjeve ligjore të vendimeve të Gjykatës, e cila synon përmirësimin e argumentimit juridik, standardizimin e përmbajtjes dhe forcimin e transparencës institucionale.


Trajnimin e udhëhoqi ekspert i lartë juridik Martin Sopronov, në kuadër të projektit të BE-së: “Kapacitetet e përforcuara të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve të miratuara normative dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore”.


Në kuadër të punëtorisë u prezantuan udhëzime dhe shabllone për përgatitjen e përmbledhjeve ligjore të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pjesëmarrësit kishin mundësinë përmes punës praktike dhe analizës së rasteve konkrete, të njihen me metodologjinë për përmbledhje të qarta, precize dhe të argumentuara juridikisht të vendimeve gjyqësore.


Theks i veçantë iu kushtua përmirësimit të cilësisë së komunikimit juridik, lehtësimit të qasjes së opinionit publik dhe komunitetit profesional në praktikën kushtetuese-gjyqësore, si dhe zhvillimit të qasjes së unifikuar gjatë përgatitjes së përmbledhjeve ligjore.


Punëtoria është pjesë e aktiviteteve të orientuara drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe rritjes së nivelit të qasjes së opinionit publik në punën e Gjykatës Kushtetuese përmes prezantimit më të qartë dhe të disponueshëm të vendimeve të saj.