Sot, studentët e Fakultetit Juridik pranë Universitetit “Nënë Tereza”, vizituan Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të ligjëratës edukative dhe praktike, me qëllim që të njihen nga afër me rolin, kompetencat dhe funksionimin e Gjykatës.
Gjatë kësaj vizite, studentët vizituan hapësirat e Gjykatës, ku kishin mundësinë të njihen drejtpërdrejt me organizimin e punës, sallën ku mbahen seancat, si dhe me mënyrën e se si veprohet me lëndët që i referohen mbrojtjes kushtetuese-gjyqësore.
Këshilltarët e Gjykatës, Jasmina Simonovska, Sanja Gellevska-Trajçevski, Ekrem Halimi dhe Ensar Jusufi, i informuan studentët për kompetencat kushtetuese të Gjykatës, procedurat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe për rolin e Gjykatës në sigurimin e sundimit të së drejtës dhe rendit kushtetues.
Studentëve iu prezantuan edhe proceset aktuale të digjitalizimit dhe përmirësimit të transparencës, përfshirë edhe mundësinë që publiku t’i ndjekë drejtpërdrejt seancat e Gjykatës përmes kanaleve zyrtare digjitale. Gjatë vizitës u prezantua edhe dokumentari për Gjykatën Kushtetuese, i cili përfshin çështjet që lidhen me rolin dhe kompetencat e Gjykatës, ngjarjet kronologjike dhe datat e rëndësishme.
Këto takime janë të rëndësishme për zhvillimin e kulturës juridike, përforcimin e besimit në institucionet dhe nxitjen e të rinjve që të përfshihen aktivisht në jetën juridike dhe shoqërore.






