U.nr.46/2025

Gjykata Kushtetuese e
Republikës së Maqedonisë së Veriut
U.nr.46/2025
Shkup, 10.09.2025

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të dr.Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës dhe gjykatësve Naser Ajdari, mr.Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, dr.Jadranka Daboviq-Anastasovska, dr.Osman Kadriu, Dobrilla Kacarska dhe dr.Ana Pavllovska-Daneva, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 39 alineja 2 dhe nenit 73 alineja 2 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.115/2024) në seancën e mbajtur më 10 shtator 2025, miratoi

A K T V E N D I M

NDËRPRITET procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 160 paragrafi 6 të Ligjit për Arsim të Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.82/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/19, 76/20, 178/21, 58/24 dhe 124/25).

Arsyetim

I

As.dr.shk.Kristina Dimitrieviq nga Shkupi, më 09.04.2025, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut i parashtroi iniciativë për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 160 paragrafi 6 të Ligjit për Arsim të Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.82/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.154/19, 76/20, 178/21, 58/24 dhe 124/25).

Parashtruesja e iniciativës potencon se neni 160 paragrafi 6 i kontestuar i Ligjit është në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 alinetë 1 dhe 3, nenin 9, nenin 32 paragrafët 1 dhe 2 dhe nenet 44, 50 dhe 54 të Kushtetutës.

II

Gjatë procedurës, parashtruesja e iniciativës me anë të një parashtrese, më 15 maj 2025, e informoi Gjykatën se po e tërhiqte iniciativën e parashtruar.

Gjykata, duke marrë parasysh faktin se iniciativa e parashtruar është tërhequr, vlerësoi se janë përmbushur kushtet e nenit 39 alineja 2 të Aktit të Gjykatës, përveç kësaj, Gjykata nuk konstatoi baza për zhvillimin e procedurës me vetiniciativë.

III

Bazuar në sa më sipër, Gjykata, me shumicë votash, vendosi si në dispozitivin e këtij aktvendimi.

KRYETAR
i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
dr.Darko Kostadinovski