-
U.nr.119/2024
SHFUQIZOHET vendimi për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit të detajuar urbanistik Tasino Çeshmiçe 1, Komuna Qendër – Shkup, nr.07-4414/6, i datës 18 korrik 2014 (“Fletorja Zyrtare e Komunës Qendër-Shkup”, nr.9, e datës 19.08.2014), në pjesën që i referohet lagjes aktuale të qytetit J 05 – lokaliteti Barutana, i cili përfshin vetëm bllokun 9.
-
BZSP.nr.9/2025
PRANOHET kërkesa për shkelje të lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të Biljana Nikollovska Todorova nga Shkupi, Igor Jankovski nga Shkupi dhe Tome Angellovski nga fshati Mesheishtë, Debërcë. KONSTATOHET shkelja e lirisë së mendimit dhe shprehjes publike të mendimit të Biljana Nikollovska Todorova nga Shkupi, Igor Jankovski nga Shkupi dhe Tome Angellovski nga…
-
U.nr.172/2024
SHFUQIZOHET Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike, mënyrën e paraqitjes së kërkesës për punësim të ofruesve të shërbimeve – punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve, si dhe mënyrën e zbatimit të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës për të cilin është publikuar shpallja publike, renditjen, testimin dhe zhvillimin e intervistës nr.02-1186/2, të…
-
U.nr.198/2024
SHFUQIZOHET Vendimi për dhënien e lejes për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” – fsh. Kondovë, Shkup (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr.71/2024), i miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 26 mars 2024.
-
U.nr.133/2022
REFUZOHET kërkesa e prof.dr.Dimitar Apasiev nga Shkupi, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave nga neni 110 alineja 3 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që i referohen të drejtës së veprimit politik dhe ndalimit të diskriminimit në bazë të përkatësisë politike.