mr. Fatmir Skender
Gjykatës
Biografi e shkurtër
Fatmir Skenderi ka lindur në vitin 1966 në Dibër. Është me kombësi turke, me vendbanim në fshatin Mall Papradnik.
Arsimi
- Shkollën fillore e kreu në “Mosha Pijade” në Centar Zhupa, shkollën e mesme në gjimnazin “Zdravko Çoçkovski” në Dibër.
- Në vitin 1992 mori titullin jurist i diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i I-rë” në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup.
- Në vitin 2001 dha provimin e jurisprudencës.
- Në vitin 2017 mori diplomën master në fushën e së drejtës afariste me temën: “Kufiri minimal i moshës për punësimin e të rinjve” në Universitetin “Kolegji Amerikan – UACS” në Shkup.
Përvoja e punës
- Më 1 shtator 1992, u punësua në Administratën Gjeodezike Republikane
- Shkup në Departamentin për Matje dhe Kadastër në Dibër, si këshilltar për regjistrimin e të drejtave të pasurive të paluajtshme.
- Nga 1 janari 2001 deri më 15 maj 2005, shërbeu si Sekretar i Komunës së Centar Zhupës.
- Nga viti 2006 deri më 31 gusht 2007, punoi si Drejtor i Departamentit për Matje dhe Kadastër në Dibër.
- Nga 1 shtatori 2007 deri më 23 prill 2008, punoi si avokat.
- Nga 24 prilli 2008 deri më 31 dhjetor 2013, punoi si udhëheqës i Departamentit për Çështje Ligjore në Komunën e Centar Zhupës.
- Nga viti 2005 deri në vitin 2007, u zgjodh zëvendëskryetar i KKZ-së në Centar Zhupa.
- Nga viti 2011 deri në shkurt të viti 2013 ka qenë kryetar i KKZ-së Centar Zhupа.
- Nga 1 janari 2014 deri në tetor 2022 ка punуаr si gjykatës civil në Gjykatën e Apelit në Shkup.
Aktivitete të tjera
Pjesëmarrja në tema dhe diskutime:
- Ligji për kadastrën e paluajtshmërive;
- Ligji për matjen dhe kadastrën e paluajtshmërive;
- Ligji për ndarjen territoriale;
- Ligji për gjuhët;
- Ligji për vetëqeverisje lokale;
- Ligji për prokurime publike;
- Ligji për tokën ndërtimore;
- Ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje;
- Ligji për banim;
- Ligji për tatimet mbi pronën;
- Ligji për trajtimin e mbeturinave të ngurta;
- Ligji për barazinë gjinore;
- Ligji për procedurën e përgjithshme Administrative dhe ligje të tjera që lidhen me funksionimin e vetëqeverisjes lokale;
- Ligji për gjykatat;
- Ligji për procedurën kontestimore;
- Ligji për të drejtën ndërkombëtare private;
- Ligji për mosdiskriminimin;
- Ligji për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje;
- Ligji për kompensimin e dëmeve;
- Padi për divorc;
- Procedurat para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Trajnime
- Në qershor të vitit 2007, mori pjesë në një shkollë 5-ditore për trajnues të juristëve që do të marrin pjesë në procedurën e paraqitjes së të dhënave të paluajtshmërive me regjistrimin e të drejtave të paluajtshmërive, të organizuar nga Instituti Shtetëror për Punë Gjeodezike Shkup, në bashkëpunim me ekspertë suedezë.
- Mori pjesë në seminare të organizuara nga BNJVL-ja dhe ekspertë ndërkombëtarë në lidhje me miratimin dhe zbatimin e Ligjit për organizimin territorial.